www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share
 

 Japonezja Fatime Kazuei: "Përse e pranova Islamin" ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Japonezja Fatime Kazuei: "Përse e pranova Islamin" ? Empty
MesazhTitulli: Japonezja Fatime Kazuei: "Përse e pranova Islamin" ?   Japonezja Fatime Kazuei: "Përse e pranova Islamin" ? EmptyFri Oct 17, 2008 1:18 am

Përshtypje të veçantë zonjushës Fatime i ka lënë përshën­detja islame "Es-Selamu Alejkum", për të cilën thotë: "Shiko si përshëndeten muslimanët:"Paqja, Mëshira dhe Bekimi i Zotit qofshin mbi ju. Kjo përshëndetje nuk u gjason atyre të tjerave si: "mirëmën

Japonezja Fatime Kazuei: "Përse e pranova Islamin" ?

Listës së gjatë të atyre që po e pranojnë Islamin iu shtua edhe një zonjushë japoneze, e cila, pasi e pranoi Fenë Islame, e ndërroi emrin dhe tani quhet Fatime Kazuei. Japonezët atdheun e tyre, të cilin e duan shumë, e quajnë Nipon, që në gjuhën shqipe do të thotë: Vendi i lindjes së Diellit.

Por, në Japoni po shndrit një Diell tjetër, rrezet e të cilit po i ngrohin zemrat dhe po i ndriçojnë shpirtrat e qindra, mijëra ja­pone­zëve, në çdo skaj të vendit të tyre aq të zhvilluar ekono­mi­kisht dhe me teknologji aq të sofistikuar.

Është ky diell, Dielli i Fesë Islame…!

Sivjet u mbushën 108 vjet nga ajo ditë e bekuar kur një japonez pati pranuar Fenë Islame, më 1896, që shënohet si një di­të me rëndësi historike në Ja­poni! Sipas Ebu Bekër Morimotus, historian, ekspert për historinë islame në Japoni, japonezi i parë që e kishte pranuar Fenë Islame ishte Hachiro Ariga, i cili ishte bë­rë musliman në vitin 1896, në Bombei, Indi. Kurse haxhiu i pa­rë nga Japonia, që kishte shkuar për vizitë në vendet e shenjta, Mekke dhe Medine, sipas urdhrit të Krijuesit të Gjithësisë, ishte një dja­losh 29 vjeçar dhe quhej Umer Jamavika. Ky ha­xhi, i pari në Japoni, e kishte vizituar Kaben e Bekuar dhe kishte bërë ibadet aty në vitin 1909.

Në Japoni, për nevojat shpirtërore dhe për zhvillimin e vep­rim­tarive të ndryshme fetare-kultu­rore, u ndërtua edhe xhamia e parë që në vitin 1935, në qytetin Kobe, kurse tre vjet më vonë, më 1938 u hapën themelet e xhamisë së kryeqytetit, Tokios.

Në vitin 1941, pasi shumë të rinj japonezë ki­shin pranuar Fe­në Islame, rinia islame e këtij vendi e pa të dobishme të orga­ni­zohen dhe kështu e theme­luan Shoqatën e Studentëve Musli­ma­në. Më vonë u themeluan edhe shoqata e qendra islame nëpër qyte­te të ndryshme, ku të gjitha kishin të njëjtin qëllim: përhap­jen e Fesë Islame në Japoni.

Këta besimtarë japonezë me pu­nën, sjelljen e shembujt personalë po ndikojnë në popullatën ja­po­neze dhe kanë suk­sese të vazhdueshme në përhapjen e Fesë Islame. Si fryt i kësaj veprimtarie të organizuar, për çdo ditë po shtohet numri i besimtarëve muslimanë japonezë, të cilët vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë japoneze: ka studentë, punë­to­rë, intelektualë të lëmive të ndryshme dhe ndonjë shkencë­tar!

Listës së gjatë të atyre që po e pranojnë Islamin iu shtua edhe një zonjushë japoneze, e cila, pasi e pranoi Fenë Islame, e ndërroi emrin dhe tani quhet Fatime Kazuei.Kjo zonjushë e ndershme, pasi u bë mus­limane dhe e përqafoi Islamin, dha këtë deklaratë:

"Pasi filluam të pranojmë stilin amerikan të jete­sës, edhe unë ndjeva se diçka po më mungonte, po më shqetësonte…Në fillim nuk e kisha të qartë se ç'më mungonte, ç'më shqetësonte. Ishte ky qëllimi i pastër që kisha në shpirt që më dha përgjigjen ndaj këtij shqetësimi…!Isha fatlume që u njoha me një besimtar musli­man, i cili banonte përkohësisht në Tokio. Sjellja e tij e shkëlqyeshme dhe mënyra e adhurimit ndaj Zotit më la përshtypje të thellë dhe u bëra kureshtare, aq sa u detyrova t'i shtroja shumë pyetje. Përgjigjet e tij ishin të sakta, të drejta, të kë­naq­shme dhe aq bindëse, saqë më transformuan me­njëherë! Ky tran­s­formim më solli një qetësi, rehati, në mendje e në shpirt! Kurrë nuk kam menduar, e as që do të besoja, se jeta ime do të ndry­shon­te aq shu­më dhe aq shpejt, ashtu siç ndodhi me mua kur fillova të jetoj si besimtare muslimane…

"Përshtypje të veçantë zonjushës Fatime i ka lënë përshën­detja islame "Es-Selamu Alejkum", për të cilën thotë: "Shiko si përshëndeten muslimanët:"Es-Selamu Alejkum ue Rahmetull-llahi ue Berekatuhu" (Paqja, Mëshira dhe Bekimi i Zotit qofshin mbi ju). Kjo përshëndetje nuk u gjason atyre të tjerave si: "mirëmëngjesi" a "mirëdita" që i ka bota, të cilat kufizohen me mëngjesin ose me një pjesë të ditës dhe kanë vetëm kuptim materialist. Këto përshëndetje nuk përmbajnë ndonjë urim ose dëshirë të përhershme dhe as që kanë ndonjë lutje ndaj Zotit për bekim…!

Nga miku im musliman unë mësova shumë gjë­ra të do­bish­me, si nga ana teorike ashtu edhe nga ajo praktike, që të jem një besimtare e devotshme. Unë e dua shumë mënyrën islame të jetesës, jetesë e cila është e pastër, e thjeshtë dhe kryesisht paqedashëse!

Jam plotësisht e bindur se vetëm Feja Islame mund të sjellë paqe, paqe për çdo njeri, për çdo shoqëri. Vetëm Feja Islame mund t'i sjellë paqe mbarë botës, për të cilën njerëzimi ka aq shu­më nevojë.Në fund të deklaratës, zonjusha Fatime thotë:"Jam shumë e lumtur që po e gëzoj këtë paqe dhe po për­piqem, aq sa kam mundësi, ta përhap Fenë Islame në Japoni, në mesin e popullit tim…"



Marrë nga libri: "Prej errësirës në dritë", nga: Mexhid Yvejsi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Japonezja Fatime Kazuei: "Përse e pranova Islamin" ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: