www.Rinia4umer.net

www.Rinia.forumotion.com
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Njerëzit të cilët sprovohen më tepër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Njerëzit të cilët sprovohen më tepër   Fri Oct 17, 2008 1:18 am

Tekstet e sheriatit dhe gjendjet e profetëve e pasuesit e tyre nëpër të gjithë historinë, kanë treguar se sprovat e godasin njeriun në saj të besimit, ndaj dhe njerëzit që sprovohen më shumë janë ata me besim më të madh e më të fortë.

Sad ibën Ebi Uakas -Allahu qoftë i kënaqur me të!- ka thënë: “Një herë i thashë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se kush janë njerëzit me sprova më të mëdha? Ai më tha: ‘Profetët pastaj ata të cilët janë poshtë tyre në gradë.’ Kështu sprovohet njeriu në saj të besimit që ka. Nëse besimi i tij është i fortë shtohen dhe sprovat, por nëse besimi i tij është i dobët atëherë sprovohet në saj të besimit që ka dhe sprovat vazhdojnë ta godasin robin deri sa të arrijë njeriu të ecë nëpër tokë e ai nuk ka kurrfarë gjynahu." Nesai, Kubra: 7481, Tirmidhiu: 2397, Ibën Maxhe: 4023, Ahmed: 1481, hadithi është i saktë.

Porse Allahu i Madhëruar ua shton sprovat këtyre njerëzve edhe pse ata janë të dashurit dhe miqtë e Tij për disa arsye, prej tyre mund të përmendim:

1. Bartja e kësaj feje dhe përcjellja e saj tek njerëzit është përgjegjësi e madhe dhe detyrë e vështirë. Ajo ka nevojë për synime të larta, vendosmëri të madhe e të patundur dhe individë të fortë e të durueshëm, në mënyrë që ta çojë në vend këtë përgjegjësi dhe të jetë i gatshëm që të kapërcejë pengesat e të zgjidhi problemet.

Sprovat të cilat i vijnë besimtarit në këtë botë e skalitin dhe e pastrojnë besimin e tij, si dhe e forcojnë dhe e rrisin atë.

Ato i mundësojnë besimtarit që të përballojë lodhjet, pengesat e fatkeqësitë, si dhe me anën e tyre arrihet fitorja dhe përqendrimi, krenaria dhe sundimi. Kjo për vet faktin se arritja e fitores pa mundime e dhimbje është e largët e nëse arrihet ajo ikën shumë shpejt dhe Allahu i Madhëruar thotë:

"Kështu pra, dhe po të kishte qenë Vullneti i Allahut, Ai Vetë do t’i kishte ndëshkuar ata sigurisht (pa ju). Por (Ai ju lë të luftoni në Rrugën e Tij), me qëllim që t’ju provojë ju, disa me disa të tjerë." Muhamed, 4.

Një herë imam Shafiun -Allahu e mëshiroftë- e pyetën: “Çfarë është më mirë për dikë, t’i jepet pozitë në tokë apo të sprovohet?” Ai tha: “Nuk i jepet askujt pozitë pa u sprovuar." Zadu el-Mead: 3/14.

Allahu i Lartësuar i sprovoi profetët e Ulul Azmit (profetët e vendosmërisë e sakrificës) dhe kur ata bënë durim Ai bëri që të sundojnë e triumfojnë në tokë dhe nuk ka dyshim se prijësia në fe arrihet me durim dhe vendosmëri. Allahu i Lartësuar thotë:

"Dhe Ne bëmë nga mesi i tyre prijës duke udhëzuar nën Urdhrin Tonë kur qenë të duruar dhe gjithnjë besuan me vendosmëri në Ajetet Tona (provat, shenjat, shpalljet Tona)." Sexhde, 24.

2. Këta njerëz të lartë i zgjodhi Allahu që të mbajnë këtë fe dhe ta përcjellin e të ftojnë në të. Ata nuk janë si të tjerët, të pavëmendshëm e egoistë, të cilëve nuk u interesojnë vetëm se interesat personale dhe përfitimet e përkohshme të kësaj jete, porse ata qëndrojnë me njerëzit dhe bëjnë durim ndaj mundimeve të tyre, duke u përpjekur që ata të gjejnë rrugën e udhëzimit.

Këta njerëz gjithmonë përpiqen që t’i këshillojnë njerëzit e t’i mësojnë ata si dhe ia kushtojnë një pjesë të kohës dhe mundit të tyre edukimit dhe përmirësimit të moraleve të tyre.

Pra, kur gjendja e këtyre njerëzve është e tillë, sigurisht që do të përballohen me mundime, si shkak i injorancës së shumë njerëzve, të cilët ata i ftojnë për të mirë dhe i ndalojnë nga e keqja.

Këta njerëz do të sprovohen me sprova, të cilat nuk iu paraqiten atyre të cilët e kanë lënë pas dore këtë detyrë dhe që u pëlqen më shumë rehatia, sesa përpjekja dhe sakrifikimi.

3. Sigurisht që profetët dhe pasuesit e tyre janë njerëzit me gradë më të lartë dhe më të nderuarit në këtë botë dhe në botën tjetër. Nuk ka dyshim se mirësitë që Allahu u dhuron atyre janë të panumërta dhe, sigurisht që sprovat janë si pasojë e këtyre begative dhe mirësive që atyre u vijnë . Shiko Fethu el-Bari: 10/112.

Nga ana tjetër ata janë drejtuesit e popujve dhe prijësit e tyre, janë ata të cilët u tregojnë njerëzve rrugën për tek Allahu dhe janë shembuj për njerëzit, andaj dhe nuk është habi që shigjetat të drejtohen nga këta njerëz e të mundohen nga armiqtë e fesë me mundime të ndryshme.

Kur shohin besimtarët e thjeshtë sprovat e shumta me të cilat përballohen këta individë u lehtësohen atyre sprovat që i kapin dhe u shtohet durimi, si dhe u bëjnë ballë atyre duke i marrë ata shembull në durueshmërinë dhe përpjekjen që ata bëjnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.forumotion.co.uk
 
Njerëzit të cilët sprovohen më tepër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: