www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 MREKULLIA E KRIJMIT TË NJERIUT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
xheneta
Admin
xheneta


Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/10/2008

MREKULLIA E KRIJMIT TË NJERIUT Empty
MesazhTitulli: MREKULLIA E KRIJMIT TË NJERIUT   MREKULLIA E KRIJMIT TË NJERIUT EmptySun Oct 19, 2008 11:17 pm

Trupi i njeriut është makina më e komplikuar në botë. Ne shikojmë me të, dëgjojmë me të, marrim frymë me të, ecim dhe vrapojmë me të, dhe ndjejmë kënaqësi me të. Eshtrat e tij, muskujt, arteriet, venat dhe organet e mbrendshme janë të organizuara me një krijim të mrekullueshëm, dhe kur shikojmë këtë krijim në detaje gjejmë fakte edhe më mahnitëse. Çdo pjesë e trupit, edhe pse secila duket tejet e ndryshme nga tjetra, është e ndërtuar nga materiali i njejtë: qelizat.

“A mendon njeriu se do të lihet të vazhdoj i pa vëzhguar? A nuk ishte një pikë sperme e derdhur, e pastaj një alaq (embrion) të cilin Ai e krijoj dhe i dha formë, duke i bërë nga ai të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën? Ai I Cili e bëri këtë a nuk është në gjendje të sjell të vdekurin në jetë?”
(Kur'an, 75: 36-40)

Qelizat, që secila prej tyre është sa një e njëmijëta pjesë e milimetrit, janë njësi strukturale që formojnë trupin tonë dhe çdo gjë në të.

Disa nga këto qeliza bashkohen që të formojnë eshtra, të tjerat që të formojnë nerva, mëlçinë, shtresën e brendshme të stomakut, lëkurën apo kornen e syrit. Secila e ka madhësinë dhe formën që saktësisht i përgjigjet nevojave të asaj pjese të trupit.

Si dhe kur qeliza, e cila ka funksione aq të ndryshme, erdhi në ekzistencë?

Përgjigja në këtë pyetje do të na dërgoj në një process i cili në çdo moment është i mbushur me misterie. Të gjitha përafërsisht 100 trilion qeliza të cilat sot e përbëjnë trupin tënd erdhën nga ndarja e një qelize të vetme. Ajo qelizë e cila pati strukturën sikurse të gjitha qelizat në trupin tënd tash, erdhi nga bashkimi i vezës së nënës tënde dhe spermatozoidit të babait tënd.

Në Kur'an, Zoti nganjëhere iu referohet mrekullive në tokë dhe në qiell, dhe nganjëhere misterieve të krijimit të gjërave të gjalla si shenja të ndryshme të ekzistencës së Tij. Krijimi i mrekullueshëm i qenies njerëzore është njëra nga më të rëndësishmet e këtyre shenjave.

Në shumë vargje, si mësim për qenien njerëzore, Zoti këshillon ata që të shikojnë krijimin e tyre. Ai shpjegon në detaje krijimin e qenies njerëzore dhe fazat e zhvillimit të tij. Në Suren 56, Ai tregon për krijimin e njeriut:

Ne iu krijuam juve, e përse nuk e pohoni të vërtetën? A keni menduar për spermën që e derdhni? A jeni ju që e krijoni atë apo Ne jemi Krijuesi? (Kur'an, 56: 57-59)

Përmbajtja e njeriut që përbëhet nga 60-70 kilogram mish dhe eshtra fillimisht ishte në një pikë lëngu. Sigurisht që është një mrekulli që një qenie njerëzore intelegjente, me ndjenja me të gjitha aftësitë e të folurit dhe dëgjimit dhe me një sistem fizik kompleks të mrekullueshëm të vijë në ekzistencë nga nje pikë lëngu. Ky zhvillim sigurisht që nuk ishte rezultat i një procesi të rastit apo veprim i rastësishëm, por është një proces i vetëdijshëm i Krijuesit.

Ky libër do të shpjegoj në detaje mrekullin që përjetohet vazhdimisht, nga çdo person në faqen e tokës, mrekullin e krijimit të njeriut. Duhet të jetë e qartë që gjërat të cilat shtjellohen në këtë libër janë vetëm një pjesë e ndërlikimeve të krijimit të njeriut; por edhe me aq sa paraqitet në këtë libër del në pah fuqia e përhershme e Krijuesit, njohuria e Tij e pakufishme dhe intelegjente që rrethon dhe përqafon gjithë universin. Ky libër do t'i përkujtojë njerëzit se Zoti I Madhërishëm është "Krijuesi Më I Mirë".

Ne e krijuam njeriun nga lloji i baltës më të pastër; pastaj e bëmë pikë (uji) në një vend të sigurt; pastaj shndërruam pikën në një droçkë dhe shndërruam droçkën në një copë mishi dhe shndërruam atë copë mishi në eshtra dhe i veshëm eshtrat me mish; dhe pastaj atë e sollëm në jetë si krijesë tjetër. I Bekuar qoftë All-llahu, më i miri Krijues! (Kur'an, 23: 12-14)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MREKULLIA E KRIJMIT TË NJERIUT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dobësitë e njeriut
» Kur'ani mrekullia e përjetshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: