www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Trajtimi i migrenës me operacion

Shko poshtë 
AutoriMesazh
xheneta
Admin
xheneta


Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/10/2008

Trajtimi i migrenës me operacion Empty
MesazhTitulli: Trajtimi i migrenës me operacion   Trajtimi i migrenës me operacion EmptySun Oct 19, 2008 11:31 pm

Disa mjekët thonë se migrena nga e cila vuajnë rreth 30 milionë amerikanë, mund të trajtohet edhe me operacion. Shkencëtarët thonë se nëpërmjet një operacioni të thjeshtë në hundë, dhimbja e migrenës nuk kthehet më kurrë në 65 përqind të rasteve.
Kur Bonnie Murin e zënë dhimjet e migrenës, asaj i duket sikur do të vdesë. Nuk mund të bëjë asgjë, ilaçet shpesh nuk i bëjnë efekt.

Për 40 vjet ajo ka jetuar me dhimbje të tilla që i përsëriten të paktën 4 herë në javë. Ndonjëherë dhimjet janë aq të forta sa që ajo detyrohet të mbushë lavamanin me akull dhe të zhysë kokën në të për të mpirë dhimbjet.

Mjekët thonë se për 25 përqind të pacientëve me migrenë, ilaçet janë të paefektëshme. Për këtë arsye, Bonie Mur pranoi këshillën e mjekut dhe shkoi tek kirurgu për një operim të thjeshtë në hundë. Operacion që tashmë po bëhet i përhapur.
Doktor Fereidon Behin thotë se njerëzit që vuajnë nga migrena, në se pikën e kontaktit e kanë në hundë, heqja e kësaj pike ka shumë të ngjarë të largojë edhe dhimbjen. Pikë kontakti ai quan vendin ku kockat e brendëshme të hundës takohen me septumin, muri ndarës i vrimave të hundës. Kur kockat e hundës shtyhen pas septumit kjo shkakton dhimbjen e kokës, që bëhet e padurueshme.

Disa mjekët besojnë se operacioni në hundë sjell rezultate të mira në 65 përqind të rasteve, por të tjerë thonë se dhimbjet e migrenës shpesh kthehen edhe pas operimit.
Statistikat tregonë se 80 përqind e amerikanëve që vuajnë nga migrena janë femra. Studimet ende jo të plota tregojnë se gratë preken më së shumti nga kjo sëmudje për arsye të ndryshimeve hormanale në organizmin e tyre. Studimet përfshijnë si shkaktarë edhe menopazën, si dhe përdorimin e ilaçeve kundër shtazanisë, apo shrregullime në orarin e gjumit, përdorimin e tepruar alkoholit dhe çokollatave. Mjekët thonë se shpesh, simptomat e migrenës diagnostikohen gabim si alergji ose sinozit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Trajtimi i migrenës me operacion
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: