www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Vullneti i Zotit ..!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Vullneti i Zotit ..! Empty
MesazhTitulli: Vullneti i Zotit ..!   Vullneti i Zotit ..! EmptyFri Oct 17, 2008 1:37 am

Kështu që është bërë edhe një shprehi e disa Muslimanëve që mekanikisht të përsërisin “Insha Allah” në mënyrë rutinore, duke mos pasur kujdes apo duke mos u munduar që të kuptojnë domethënien dhe kuptimin e vërtetë të këtyre fjalëve dhe ndikimin e tyre në jetë. Disa kanë kuptuar se fjalët “Insha Allah” kanë ardhur si kuptim të arsyes së panjohur dhe mungesës së besimit. Si “Insha Allah” është duke u përdorur në praktik tani mund që më mirë të ilustrohet me shembullin në vijim.
Një njeri dëshiroi t’i ftojë disa shokë në shtëpinë e tij për darkë. Disa prej shokëve të tij pranuan ftesën dukë thënë , “Insha Allah, do të vij,” përderisa të tjerët pranuan ftesën duke mos thënë fjalën “Insha Allah”. Disa prej shokëve të tij shkuan me kohë në darkën në të cilën ishin ftuar, disa më vonë ( disa me arsye të shëndoshë), dhe disa erdhën fare vonë. Shumë prej të ftuarve të cilët ishin vonë (pa ndonjë arsye të shëndoshë) kanë thënë “Insha Allah” duke e pranuar këtë ftesë! Ky është një veprim i zakonshëm i cili përsëritet në kohë dhe prapë në mes Muslimanëve. Pra, tani ne kemi disa muslimanë të cilët shkuan me kohë për darkë, disa vonë, dhe disa as që u paraqitën në darkë, të gjithë prej të cilëve thanë “Insha Allah, do të vij.”
Koncepti i përcaktimit (në origjinal koncepti Zorosterian) ka shumë cka të bëjë me një situatë të sipërkrijuar. Përdersia përcaktimi është bërë pjesë integrale e Imanit midis Muslimanëve, është bërë e ngulitur nëndërgjegjen e mendjes së tyre se asgjë nuk ndodh pa lejen e Zotit, pa marë parasysh se sa njëriu mundohet për atë gjë. Si pasojë, njëriu është i detyruar të mendojë se ai/ajo nuk mund të thotë apo të bëjë asgjë me ndërgjegje dhe siguri. Në fakt, në këtë atmosferë ekzistuese është e konsideruar parespektueshmëri ndaj Zotit dhe madje mëkat, nëse ndonjëri nuk përdorë në përditshmëri fjalët “insha Allah” kur iu referohen të ardhmes apo premtimit të ndonjërit.

Por pyetja e vërtetë është: Si është mundësia jonë të jemi në kohë (apo ta mbajmë premtimin) influencuar nga thënia e fjalëve “Insha Allah”? A kanë këto fjalë ndonjë impakt real apo të qartë në jetët tona? A kanë ndonjë qëllim apo funksion? Përgjigje në këto pyetje kërkon anilizat më të thella të domethënies së fjalës “Insha Allah” në kontekst të Kur’anit.
Shprehja “Insha Allah” përbëhet nga tre fjalë: In-Sha-Allah. Pra, për ta kuptuar domethënien e plotë të shprehjes “Insha Allah”, ne duhet të kuptojmë domethënien dhe konceptet që ndodhen në këto fjali.
Le të fillojmë me udhëtimin tonë.
Konsiderojmë dy studentë Muhamedi dhe Ahmedi janë duke u pregatitur per testin e tyre final në semestrin e fundit. Të dy prej tyre janë shumë fetar. Muhamedi regullisht i mban ligjeratat dhe orët e mësimit dhe i bën rregullisht detyrat e mësimit me kohë. Ndërsa në anën tjetër Ahmedi, i lëshon ligjeratat, nuk kryen të gjitha detyrat e mësimit dhe nuk punon shumë. Një ditë para testit, Imami i pyeti pas faljes së akshamit se si mendojnë t’ia bëjnë testit. Të dy u përgjigjën me “Insha Allah”, do t’ia bëj mirë. Dukshëm, të dy kishin interpretimet të ndryshme mentale të fjalës “Insha Allah”. Muhamedi duke studijuar shumë gjatë gjithë semestrit dhe duke qenë mirë i pregatitur, tha “Insha Allah” me besueshmëri dhe siguri, përderisa Ahmedi nuk u ndje kështu përderisa ai nuk ishte pregatitur sa duhet për testin final. Atherë, me çka kanë të bëjnë fjalët “Insh Allah” me pregatitjen e njërit në një test? Ne duhet të presim për përgjigjen derisa ta kuptojmë plotësisht domethënien e shprehjes “Insh Allah”. Por një gjë është shumë e qartë: efektshmëria në një test nuk ka të bëjë fare me fatin, shansin, apo me paracaktim. Rezultati i një personi fare nuk është i paracaktuar nga ndonjë autoritet i jashtëm. (përveç nëse sigurisht sistemi është i korruptuar). Varet:
i. duke ndjekur rregullisht programin mësimor,
ii. duke pasur në plan të përdorimit të kohës në mënyrë kreative,
iii. marrjen e dijes së nevojshme nga subjekti paraprak duke punuar fortë dhe mbajtja e rregullt e ligjeratave,
iv. duke mos u mbështetur në shënimet e dorës së dytë, të tretë apo të katërt por në shënimet e librit konkret, duke përdorur kreativitetin e potencialit vetanak dhe nje punë të fortë e të palodhshme.
Këto janë kërkesat e nevojshme për të arritur rezultate të shkëlqyera (në një sistem ta pakorruptuar) dhe nuk ka ngecje në tërë këtë proces. [Meqë ra fjala, mënyra e njejtë e përdorur na qon drejtë suksesit (parajsës) dhe dështimit (ferrit) në testin e jetës sonë gjithashtu. Është gjithmonë mirë për të kujtuar se ngecjet janë produkt i sistemit të korruptuar dhe në sistemin e All-llahut nuk ka korruptim.]
Imami (duke qenë një person me rëndësi), ishte kurreshtar për të definuar rezultatin e ketiij testi të rëndësishëm nga Muhamedi dhe Ahmedi. Kur erdhën në Xhami pas pushimeve nga shtëpitë e tyre, ai pyeti për notat e tyre. Muhamedi u përgjegj duke thënë “ Elhamdulil-lah, unë kam arritur notën A, “ përderisa Ahmedi u përgjigj unë dështova por do t’a përsëris-Insh Allah!”( Mirë, ekziston shansi për Ahmedin që ta përsërit këtë test, por nuk ka mundësi për t’a përsëritur testin e jetës. Kjo tregon se sa serioz është testi i jetës. Prandaj, nuk duhet të merret me lehtësi apo si mënyrë e lojës apo shakasë-por kjo është një përfundim tjetër.]
Tani është lehtë për të parë diferencën ndërmjet “Insha Allah” të Muhamedit dhe të Ahmedit. Suksesi i Muhamedit është mbështet në atë se si ai i ka ndjekur ligjeratat rregullisht me një përpjekje të gjatë dhe të vazhdueshme. Në anën tjetër, Ahmedi nuk ka njekur procedurën e drejtë dhe nuk arriti përpjekjen e duhur. Kështu që edhe para testit, Muhamedi ishtë shumë i qetë dhe i sigurt për suksesin e tij, ndërsa Ahmedi është mbështetur në fat apo shans.
Pasi është dëgjuar për dështimin e Ahmedit, Imami pyeti për mossuksesin e tij. Përgjigjja e Ahmedit ishte përgjigje standarde e Muslimanëve: Gjithçka vjen nga All-llahu; suksesi dhe dështimi në jetë është nga All-llahu dhe muslimanët e mirë pranojnë gjykimin e All-llahut. Imami pastaj ia kujtohi Ahmedit thënien e Profetit a.s.w.s. për atë se ai së pari e lidhte deven për tu siguruar dhe të tjerat ia la All-llahut xh.sh. Ahmedi ishte përpjekur duke e larguar përgjegshmërinë e vet, ndërsa Imami me edukatë ia kujtoi atij për të.
Por le të supozojmë se Muhamedi i ndiqte procedurat në mënyrë rregullt përveq se programi i tij mësimor ishte jo i mirë (I gabuar). Qartë, e tërë puna e tij e rëndë, dedikimi, dhe ngulmimi nuk do të rezultojë në kalimin e notës (duke e lënë notën A) ngase pyetjet në test do të ishin të bazuara në diçka për të cilën Muhamedi nuk kishte studijuar. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme për të pasur një program të mirëfilltë, përndryshe të gjitha përpjekjet tona do të jenë të tretura pavarësisht nga shtegu i drejtë. [Duke vazhduar me argumente paralele, për rastin e testit në jetën tonë, ne lehtë mund të shohim rëndësinë e madhe e të ndjekurit të programit të drejtë. Psh. Njëjtë si Kur’ani i cili është i vetmi program i drejtë i dërguar tek ne nga Zoti. Kujto, nëse ne ndjekim një program të gabuar, nuk ka më shans të dytë, në rastin e testit për jetën tonë. Në fakt, Profeti ynë, do të shfaq pakënaqësi tek All-llahu xh.sh. duke thënë se ky është Ummeti im i cili e ka lënë Kur’anin (25:30).]
Prandaj, nga ky shembull i Muhamedit dhe Ahmedit, ne jemi duke parë që nuk është mjaftë për të thën “Insha Allah” apo “ Me Vullnet të Zotit” por gjithashtu është e nevojshme për të ndjekur dhe vepruar në bazë të vullnetit (dëshirës) të Zotit. (psh. Proceturë të drejtë për suksesin e nevojshëm). Muhamedi ishtë shumë i sigurt për suksesin pasi ai ndoqi ligjin e Zotit se si të arrij sukses. Ne mund të përmendim këtu disa shembuj nga Kur’ani për ta ilustruar këtë pikë. Në Suren Ali Imran All-llahu xh.sh. thotë:
"Ju (Muslimanët) do të keni autoritet më të lartë (të dinjitetit dhe të fuqisë në botë), nesë jeni besimtarë.” (3:139)
[All the references to the Qur’anic verses are from Yusuf Ali]
Anasjelltas, ngase ju jeni Besimtarë, kurrë nuk do të jet shkas se ju do të keni pozitë më të lartë të autoritetit dhe dinjitetit në botë. Gjithashtu nënkupton se nëse nuk posedoni këtë pozitë madhështore (të lartë) në botë, atherë ju nuk jeni besimtarë. Në një ajet tjetër All-llahu xh.sh. thotë:
"Ngase programi juaj është sipas dëshirës (ligjit) të All-lalhut, si pasojë ju do të hyni definitivisht në Meke me paqe dhe pa frikë." (48:27)
Kur erdhën prindërit dhe vëllezërit e Profetit Jusuf a.s. në Egjipt:
"Ai tha, hyr në Egjipt, dhe ngase kjo (qeveri) është sipas dëshirës (ligjit) të All-llahut, ti do të mbetesh këtu në paqe dhe siguri.” (12:99)
Këtu ka një element të sigurisë (në të gjitha ajetet e sipërmendura) ngase dëshira (ligji) i Zotit është duke u ndjekur dhe vepruar në të.
Fjalët “sha Allah” në “Insha Allah” është përkthyer si “dëshirë (vullnet) e Zotit. Prandaj pyetja qëndron: Çfarë është domethënia e Dëshirës së Zotit?
“Shaa-a” dhe Ya-sha-u” dmth kam ndërmend apo dëshiroj. Është shumë me rëndësi dallimi ndërmjet dëshirës së njeriut dhe Dëshirës së Zotit apo Synimi. Megjithësë një gjë është mjaftë e qartë: Dëshira e Zotit nuk mund të kuptohet pa të kuptuarit e duhur rreth konceptit të Zotit. Prandaj, pyetja e parë për tu shtruar është: Cili është koncepti i Zotit?
Koncepti i Zotit
Disi, është një pikëpamje në mendjet tona se Zoti, duke patur autoritet të plotë, nuk duhet të ndjekë ndonjë rregull apo rregullore, ndonjë parim apo sistem të ligjeve. Në mendojmë nëse Zoti është subjekti i cilitdo ligj, atherë forca e Tij do të ishte fuqi e kufizuar përtej universit dhe cdo gjëe në të, duke përfshirë edhe qenien njerëzore. Pra, a është Zoti Diktator?
Për vite me radhë njerëzit kanë konsideruar Zotin si mbret të lartësuar duke patur fuqi dhe ndikim apsolut. Ata menduan se veprimet e Tij ishin sikur veprimet e Diktatorit. Zoti do të dënonte apo shpërblente cilindo qe Ai dëshironte: Ai mund t’I jepte pasuri dhe varfëri cdonjërit që Ai dëshironte; apo duke dhënë dinjitet apo turprim cilitdo që ai Dëshironte. Ai drejtoi cilindo që dëshironte dhe lajthit cilindo që dëshironte. Dhe përfundimisht, Ai mund të dërgonte në parajsë cilindo (të fatlumët!) që Ai dëshirontë, dhe Ai mund t’I dërgonte në ferr cilindo (të pafatët!) që dëshironte. Dhe këto gjëra janë të vendosura nga Zoti bile para se njeriu të lindte. Askush nuk mund T’I bëjë pyetje Atij dhe asgjë e mundshme nuk ka që njeriu të mund të bëjë diq në atë drejtim. Më herët, madje edhe në këtë shekull në vendet të respektuara, njerëzit përgjatë përdorimit të kësaj arsyeje dhe intelektin për të dëshmuar kushtet dhe mënyrën e jetesës ishte kundër Dëshirës së Zotit përderisa arsyeja nuk kishte ndonjë rëndësi apo ndikim mbi veprimet e Tij. (siq është vërejtur tek Maulvis, Mullahs, dhe Meulanas). Kjo ide e vjetër ndaj Zotit si një diktator apsolut ende është e ngulitur në mendjet e shumë njerëzve fetarë dhe totalisht bën të paqartë visionin e tyre.
Me shtimin e dijes, dhe rritjen e fuqisë mendore, ne kemi qenë në gjendje të mposhtim forcat e natyrës. Ne gradualisht kemi zbuluar ligjet të cilat i sundojnë fenomenet natyrore në botën e jashtme. Kjo na ka dhënë besim për të arritur mënyrat e reja dhe të përmirësuara të jetës, dhe në fakt ne nuk mund të imagjinojmë si do të ishte jeta sikur të ishte pa këto gjëra. Në këtë mëyrë, ideja e njerëzimit për të poseduarit e foqisë, lirisë, dhe funksion në botë është bërë e rëndësishme, ngadalë duke prishur sipër idesë e të qenurit Zoti diktator, dhe ne robër të lidhur të Tij, të pafuqishëm për të ndryshuar diq.
Ideja e vjetër e Zotit si diktator duhet hedhur mënjanë nga mendjet tona dhe idea për Zotin shfaqur në Kur’an duhet të pranohet. All-llahu është burim i vetëm i lirisë, jo robërisë. All-llahu sipas Kur’anit, është i Gjithëfuqishëm (6:18, 17:99, 51:58, 59:23) por gjithashtu edhe i Gjithëditur (11:1, 6:139); por gjithashtu është i Mëshirshëm dhe Mëshirëplotë (1:3, 7:56); Ai është Zot i ditës së gjykimit (1:4) por gjithashtu është i saktë dhe i drejtë (4:6, 4:86, 21:47). Pra Zoti nuk është diktator, por gjithashtu nuk është vrojtues i paaftë.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Vullneti i Zotit ..!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Të përmendurit e Zotit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: