www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share
 

 Muzika, zëri i shejtanit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Muzika, zëri i shejtanit Empty
MesazhTitulli: Muzika, zëri i shejtanit   Muzika, zëri i shejtanit EmptyFri Oct 24, 2008 7:41 am

Allahu i Madhërishëm thotë:
“Po ka nga njerëzit që sakrifikojnë për tregime boshe me qëllim
që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë
fakti dhe për t’i marrë argumentet e Allahut si tallje. Për ta me
siguri është përgatitur dënim i turpshëm.” (Lukman, 6)

O musliman, o muslimane! Ajetet kur’anore dhe hadithet profetike
aludojnë për muzikën dhe instrumentet muzikore, duke tërhequr
vërejtjen për to. Allahu Lartësuar ka shpjeguar se përdorimi i tyre
është nga shkaqet e humbjes dhe marrjes së argumenteve kuranore
për tallje.

Shumica e dijetarëve, prej tyre edhe sahaniu i mirënjohur, Abdullah
Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kanë komentuar se fjalët
“tregime boshe” (lehvel hadithe) të përmendura në ajetin e si
përshënuar kanë për qëllim muzikën dhe instrumentet muzikore dhe
çdo zë që ndalon nga e vërteta. Muzika është sprovë për zemrën, e
cila e shpie njeriun drejt të keqes dhe e largon nga e mira. Allahu i
urren tregimet boshe dhe është dhënë premtimi se ai i cili merret me
to, do të ndëshkohet me dënime të rënda. I Dërguari, lavdërimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Do të ketë nga umeti im grupe njerëzish që do ta lejojnë
amoralitetin (zinanë),mëndafshin, alkoolin dhe muzikën.''
(Shënuar nga Buhariu)

Elmeazif - muzika, që është përmendur në hadith është muzika dhe
instrumentet muzikore. Hadithi aludon për ndalimin e tyre sikurse ka
qortuar atë që e lejon alkoolin dhe amoralitetin. Është gjë e ditur se
nëse njeriu dëgjon muzikë dhe anon nga ajo, i pakësohet logjika, i
pakësohet turpi, i largohet morali, i ikën personaliteti, i dobësohet
imani, i bëhet Kur’ani i rëndë për ta dëgjuar apo lexuar, gëzohet
me të shejtani dhe ia zbukuron atij mëkatet dhe gjërat e fëlliqura.


A ke menduar o rob i Allahut? A ke menduar o robëreshë e Allahut për
vdekjen? Vdekja është realitet, në të cilin nuk bën dobi mashtrimi për
ta penguar atë, as s'bën dobi dëshpërimi kur vjen ajo. Largoje nga
vetja lëvozhgën e të pakujdesshmëve, se ti do të qëndrosh para Allahut,
i Cili di për shikimin me cep të syve dhe për atë që fshihet në zemra
ku thotë:
“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur
fshehtë asnjë sekret i juaji.” (El-Hakka, 18)

Kini kujdes nga muzika, sepse ajo e dobëson fenë, logjikën e turpin
dhe e shkatërron moralin, pengon për ta përmendur Allahun, pengon
nga namazi dhe pronarin e saj e pret dënimi nga Allahu i Madhëruar!

Është pyetur Kasim Bin Muhamedi, Allahu e mëshiroftë, për muzikën
dhe është përgjigjur: “Kur Allahu do ta veçojë në Ditën e Gjykimit të
vërtetën dhe të kotën, në cilën anë do të jetë muzika?” Pyetësi ka
thënë: “Nga e kota.” Atëherë, Kasim bin Muhamedi, Allahu e
mëshiroftë tha duke lexuar ajetin:

”... Pas së vërtetës nuk ka tjetër pos humbje (lajthitje)...”
(Junus, 32)

_________________
Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Muzika, zëri i shejtanit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Këshilla-
Kërce tek: