www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Kur´ani Vetedija e Njerzimit ..!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Kur´ani Vetedija e Njerzimit ..! Empty
MesazhTitulli: Kur´ani Vetedija e Njerzimit ..!   Kur´ani Vetedija e Njerzimit ..! EmptyFri Oct 17, 2008 1:37 am

Por, nuk e vëren harxhimin e kozmosit mbi shpirt dhe nga shpirti në shpirt! Një pyetje që vështrojnë qiejt një nga një se si fillojnë rrugëtimin e tyre në orbitë. A thua vallë gjendem unë në këtë rrugëtim nëpër këto fjalë të Lartmadhërishmit që sfidojnë jetërat , qetësojnë shpirtërat dhe rregullojnë raportet e patundura të individit dhe shoqërisë? Apo , ndoshta edhe hudhem lart mbi shpirtërat e njerëzve që më thërrasin në pandalim drejtë pikturimit më të madh në rruzullin tokësor? Është jetë që jetohet , vyshket dhe tundoset nga krimi i menduar por jo i vepruar. Për një cast u ndal mendja ime të meditoj drejtë Cakut Final.
Qetësi e frikshme…
Fjalë që nuk mbahet dhe nga fillimi rënkon nën fshehtësi! Sikur edhe Dielli të vendohej në anën time të djathtë dhe Hëna e yjet t`i vëndosh në anën time të majtë sigurt nuk do t`ia arrishë atë që synon. Synimi yt nuk është udhëtimi i gjatë në horizontet e thella të Dijes së pashterrur , e as të etjes së zemrës nga dehja me të Vërtetën e paskajshme. Një fjalë e vizatuar me ngjyra ylberi dhe e soditur si ondulim i bilbilit me zërin e tij magjik të harmonizon në qiejt e Kur`anit , qiejt e jetës , qiejt e vetëdijes , qiejt e sakrificës , qiejt e qenies. Zbulesa hyjnore a nuk ta preki shpirtin të papërgaditur në çast si vrimë e thumbuar dhe e tundur në kozmos? Mbyllen dritaret e meditimit dhe filloj të shfletoj në qiejt e Kur`anit. Rrugë plot gjemba e rrethuar me të Vërtetën e harmonishme në përfundim të kodeksit real në shoqëri frikëson armikun e vetëm. Në skajin tjetër të qiellit gjendet një fjalë që peshon mbi zemrat dhe mendjet e njerëzve. I larmishëm ky mentaliteti yt. M`u drejtua mistiku! Në vete soditë ato fjalë të fuqishme që tërheqin dhe magnetizojnë botërat të tërat kah qendra e botës dhe e sfidës e jetës.
Egoja vrapoi të më gjakos…
Si mos të hidhërohem kur nuk hidhërohem , si mos të flas kur më kërkon me shpirt fjalën e cunguar dhe të thelluar si oqean i gjërë në rruzullin tokësor. I pakuptimt ky mentalitet! Ndëgjoj suren Jusuf nga goja e lagur e hafizit të fshatit. Ngjarje që më tërqethë trupin dhe ma lanson fuqinë e molisjes së katandisur. Një zë i mekur dhe i dhimbsur nëpër shekuj jehonë dhe valon mbi mendjen time të varur në qoshin e dhomës. Moshatarët e mi harruan qëllimin e tyre në këtë botë se u larguan nga ky libër që të bënë të qëllimtë në këtë jetë. E si të mos harrohen kur zbrazëtirat e zemrës i mbushin me helm djalli në formë të muzikës rok e hip-hop. Zemra ka nevojë për atë që e zbardhon fytyrën e vrenjtur dhe nuk e praron dashurin e sufiut. Si mund t`i drejtohesh zemrës më atë gjuhën e vrazhdë që e trazon nga cipëzat e holla të pluhurit blu në gjithësi? A nuk ke ndëgjuar? Me përmendjen e emrit të Zotit zemrat qetësohen dhe stabilizohen. Po , po , kjo është në Kur`an!
Zemra e tij tha KUN…
Në fillim nuk ishte fjala , por ajo lindi në haikun japonez një stil i ri i poezisë. E shkrirë po paraqitet kjo melodi malli që më kujton përgjakjen e Hysejnit në Qerbela. Dhimbshëm e ndjekëm varrimin e Ebu Bekrit r.a. , Othmanit r.a. , Omerit r.a. dhe Aliut r.a.. Zemra e tij tha KUN , bëhu për t`u bërë , fjalos itharët e satanizmit. KUN tha All-llahu xh.sh. në Kur`an dhe filloi ky rrugëtim i gjatë nëpër këtë teatër në histori. KUN ishte fillimi KUN do jetë fundi. Kur`ani vetëdije e njerëzimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Kur´ani Vetedija e Njerzimit ..!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: