www.Rinia4umer.net

www.Rinia.forumotion.com
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Ku do të ju shkoj shpirti?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
xheneta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/10/2008

MesazhTitulli: Ku do të ju shkoj shpirti?   Mon Oct 27, 2008 12:17 am

Ku do të ju shkoj shpirti?

E marte 14 tetor 2008


Bismillahir-Rahmanir-Rahim.

Çka mund të them dhe si t'ia filloj rrëfimit tim me tërë këtë barrë që e barti në shpinë? Prej nga t'ia filloj dhe çka të ndaj? Jam e vetëdijshme se çdo gjë që ndodh, ndodh me dëshirën dhe caktimin e Tij, unë nuk dua të ankohem, vetëm dua t'ua sjelli disa të dhëna, të cilat ndoshta do t'ua hapin sytë të gjithë atyre që nuk dinë për këtë ngjarje, as vetë nuk e dinë se çka ndodh rreth tyre dhe ku e shpie e tërë kjo këtë shtet dhe neve së bashku me të. Sikurse shumica e popullit tonë, në luftën e kaluar kam përjetuar të gjitha frikët të cilat një njeri nuk ka mundësi as ti paramendoj se lere më ti përjetoj.

I kam humbur anëtarët më të dashur të familjes sime dhe si një grua shumë e re kam mbet nënë që të kujdesem vetë për tre fëmijët e mi. Më tutje iu është e njohur lexuesve tuaj. Jetën time e ka zbukuruar Abu Hamza dhe me të i kam edhe tre fëmijë. Pas burgosjes së tij me 6 tetor, ja edhe për herë të dytë po mbes nënë që të kujdesem vet për gjashtë fëmijët e mi. Herën e parë thuajse e kam ditur pse fëmijët e mi kanë mbet jetim, por tani çka të ju them fëmijëve të mi.

Si tua sqaroj se kush dhe përse ia marrin babën? Kush do të ju jap përgjigje në atë? Nuk ka Zot përveç Allahut dhe Ai është mbrojtës i mirë.

E lus Allahun që këto sprovat e mija dhe të familjes sime të jenë në emër të Tij dhe Ai më këtë barrë të na pastron prej mëkateve. Secilit vuajtja e tij i është më e madhja, pra ashtu është edhe e imja për mua. Për herë të dytë po përjetoj atë që të ma marrin bashkëshortin dhe kjo barrë është shumë e rëndë.

Është vështirë ta përshkruash si është të jetosh nën përcjellje të pandërprerë, duke e ndier gjithnjë se dikush i treti është anash dhe thjeshtë nuk të lenë të qetë. Ka një kohë që nuk kemi mundur askund të lëvizim prej shtëpisë dhe që mos të na përcillte një veturë. Për telefon edhe mos të flasim, të gjitha thirrjet janë të përgjuara. Ata as nuk kanë dashur që të fshihen që jemi nën përcjellje të gjithnjëshme. Edhe pse jemi të pastër para Zotit edhe para popullit dhe nuk kemi çka të fshehim, kjo ishte një mundim i madh psikik. Njeriu, thjeshtë, nuk ka jetë personale dhe qetësi- këtë kohë të gjatë nuk e kemi ndier. Përkundër tërë kësaj, këtë çfarë ka ndodh edhe e kemi prit, sepse shpresa në atë që qeveria do ta respektoj vendimin e Gjyqit të Strasburgut nuk vjen në shprehje. Kemi mësuar në atë që ky shtet, kushdo qoftë në krye të tij, vazhdimisht punon kundër popullit, e jo për popullin, edhe pse qartë na tregohet se arsye për këso lloj sjellje nuk kanë.

Vetëm se sa shumë u gëzuam kur me 5 tetor prej gjyqit të Lartë të BH e morëm vendimin se apelimi i bashkëshortit tim është pranuar dhe se rasti kthehet në gjyqin e BH, ky lajm ishte pozitiv për ne sepse edhe një herë është dëshmuar se argument kundër Abu Hamzes nuk ka. Sepse po të kishte argument kundër tij, atëherë kaherë do ta kishin dëbuar. Përkundër kësaj, ditën tjetër bashkëshortin tim e përcolla ti kryej punët ditore dhe jo gjatë pas kësaj marr informatë se me dhunë është dërguar në qendrën e shërbimit për emigrim për punët me të huajt në Llukavic. Në atë moment e tërë dynjaja rrotullohej përreth meje. Më vinte mundim, për arsye se e di çfarë ndodh me vëllezërit e tjerë-kjo qendër është vetëm etapa e parë për dëbim, kur e tëra i lihej rastit.

Duke e marr parasysh se bashkëshorti imë për fëmijët e mi është babai më i mirë në botë, ata edhe shumë vështirë e pranuan këtë lajm. Të gjithë janë sëmur-kishte çdo gjë, prej vjelljes nga temperatura e madhe.

Komisionet menjëherë erdhën në vizitë, sepse përveç se ishte baba i mirë , komisionet kanë treguar se po ashtu e respektojnë. Ka pasuar edhe thirrje dhe përkrahje nga BH dhe diaspora, që do të thotë shumë.

E ai është kërcënim? Si? Kujt? Për çfarë arsye? Le të më sjellin vetëm një argument apo arsye nëse kanë! Le ti tregojnë fëmijëve te mi, miqve, fqinjëve dhe atyre që na njohin pse na e marrin atë?

Pse atij, në fund, pa faj dhe borxh ndaj dikujt ia marrin të drejtën për jetë vetëm që të ju binden urdhëruesve ? Po ku do tu shkoj shpirti… Nuk janë për ta kërcënim vrasësit, vrasësit e të miturve, narkomanët, vjedhësit e xhepave prej të cilëve edhe fëmijët e mi dhe fëmijët e tjerë kanë frikë që çdo ditë të shkojnë me tramvaj, nuk janë kërcënim as vrasësit e luftës (sepse po ti ishin kërcënim kaherë do ti kishin zënë) dhe as çdo kriminel tjetër i cili për çdo ditë dëshmon për krimet e tij. Nuk janë kërcënim për shtet as ata vetë, që i lënë gjashtë fëmijët pa baba të cilët shkojnë në shkollë, afër nënës e cila është diagnozuar prej sëmundjes së gjakut dhe e cila për çdo ditë prêt të gjitha rezultatet që janë të mundimshme hemoterapie, të cilën nuk është kohë e gjatë që e ka fituar. Kjo për ta nuk është krim. A nuk është krim ky që fëmijët e mi gjenden në këtë situatë, nuk mund të hanë dhe për shkak të temperaturës që e kanë fituar nuk mund t'ju gëzohen as gjërave më të vogla në të cilat mendojnë të gjithë fëmijët ? Apo e kanë borxh që për shkak të pakujdesisë së tyre dhe jo respektimin e ligjit pandërprerë qajnë dhe nuk shohin dritë askund para vetes së tyre? A nuk është kjo shkelje e të drejtave të njeriut-të drejtave për jetë? Duke u nisur prej padrejtësisë e cila më behet, bashkëshorti imë tani bënë GREVË URIE në burg. Ai është dashtë ta bëjë këtë sepse kjo është e vetmja mënyrë që të dëshmoj se nuk është fajtor.

Sa na përket neve do ta bëjmë atë. Menjëherë e kemi kontaktuar avokatin e tij Osman Mulahaliloviq, i cili na ka ofruar ndihmë të shumtë në përfundimin e rastit. Ne nuk do të lëmë dhe as ta anashkalojmë për dëshminë se bashkëshorti imë dhe babai i fëmijëve të mi pa arsye është burgosur, dhe as nuk do të lejojmë që për urdhër të dikujt pa arsye ta depërtojnë. Do të luftojmë me të gjitha mundësit deri në frymën e fundit dhe do ta lusim Allahun e Lartë ta përfundoj këtë situatë kështu që të gjithë të jemi të kënaqur dhe Ai të jetë i kënaqur me neve .Amin!

Prej revistës Saff 10 tetor,2008

Shënim: Imad Al Husein apo i njohur si Ebu Hamza erdhi në ish Republikën Federative të Jugosllavisë në vitin 1983, që të studioj në Beograd e më vonë në Rijek (Kroaci) në vitin 1992, gjatë luftës në Bosnjë i bashkëngjitet Armatës së BH (Bosnjës dhe Hercegovinës) sikur anëtar i grupit El Muxhahid. Ndërsa në vitin 1994 ai e fiton nënshtetësinë e B dhe H. Prej fundit të luftës ka punuar për muslimanët dhe ka qenë aktiv në lëvizjen e Muslimanëve në B dhe H.

Në vitin 2007 nënshtetësia e tij i është marrë prej anës së qeveris së Federatës së B dhe H. Ndërsa ankesat e tij drejtuar Gjykatës së Lartë në FB dhe H janë refuzuar duke pohuar se ai është kërcenim për sigurimin nacional. Në vitin 2008 në ECTHR kanë kërkuar nga qeveria e B dhe H që të ndërmarrin masat në mënyrë që ta ndalin dëbimin e tij derisa pritet në vendimin përfundimtar prej gjyqit të lartë (ndërsa qeveria e B dhe H donë ta dëboj në Siri prej nga edhe vjen Ebu Hamza duke e ditur që atje e presin torturime të mëdha). Dy ditë pasi që Gjykata e Lartë e pranon apelin e Abu Hamzës që ka drejt të qëndroj me familje, policia speciale e B dhe H e burgos atë rrugës dhe e dërgon në qendrën e emigrimit në LLukavic duke i thënë së ti nuk ke të drejt të lëvizësh kah të duash. Tash tetë ditë Abu Hamza është në grevë urie ku është gjykuar pa avokatin e tij dhe vendimi pritet (që ta dëbojnë në Siri) pa asnjë fakt dhe arsye edhe përkundër asaj së Gjykata e Lartë në Strasburg e ka shpall si të pafajshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ku do të ju shkoj shpirti?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: