www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share
 

 5 fshehtësi të tharjes së flokëve me fen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

5 fshehtësi të tharjes së flokëve me fen Empty
MesazhTitulli: 5 fshehtësi të tharjes së flokëve me fen   5 fshehtësi të tharjes së flokëve me fen EmptyTue Nov 04, 2008 3:25 am

Disa këshilla si kujdeseni për flokun tuaj


1. Me krehër ndajeni shkumën

Pas larjes, thajini flokët duke i fërkuar lehtë me peshqir, ndërlikojini me krehër që ka dhëmbë të rrallë dhe flokët shpërndajini në mënyrë të barabartë, gjithashtu me ndihmën e krehrit, shkumës dhe gelit për forcimin e flokëve.

2. Kokën mbajeni të përkulur anash

Flokët thajini me kokë të ulur derisa të bëhen vetëm pak të njomura.
E rëndësishme është që fenin me rastin e tharjes ta rregulloni në temperaturë të "vakët". Në qoftë se nuk veproni kështu, flokët do të bëhen të dobët dhe shpejtë do të çahen.

3. Krihini tufat e gjata

Ndajini flokët në pesë-gjashtë pjesë dhe ngrini lart. Tash rregullojeni fenin në temperaturë të "nxehtë" dhe thajini tufat njërën pas tjetrës në tërë gjatësinë me ndihmën e brushës së rrafshët, duke e lëvizur brushën nga rrënja në drejtim të majave të flokëve.

4. Të gjitha tufat ngrini lart

Tash ju nevojiten dy brusha të mëdha të rrumbullakëta. Secilën tufë thajeni deri në fund me rrymat e ajrit nga rrënja deri te maja të flokëve, mbështillini dhe lërini të ftohen në brushë derisa të mos jetë e gatshme edhe tufa tjetër.

5. Ftohini me kujdes

Të gjitha tufat duhet të forcohen menjëherë me karfica në mënyrë që të jenë të forta kur të ftohen tërësisht. Në këtë mënyrë flokët e bujshme do të qëndrojmë më shumë. Në fund krihini dhe forcojini me llak për flok.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
5 fshehtësi të tharjes së flokëve me fen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Këshilla-
Kërce tek: