www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share
 

 Kuptimi i te Vertetes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Kuptimi i te Vertetes Empty
MesazhTitulli: Kuptimi i te Vertetes   Kuptimi i te Vertetes EmptyFri Oct 17, 2008 1:38 am

Insistimi i artit islam në luftën e përkryer kundër skulpturës është puna më normale pasiqë , edhe më herët cekëm , ajo është e orientuar kah abstraktja. E kundërta pajtimi me këtë pjesë të artit , gjegjësisht me skulpturat , do të thoshte negacion i tij. Është natyrore , artisti musliman i cili nuk i dëshiron format e vdekura dhe i cili të vërtetën e kërkon mbrapa të dukshmes të mos ketë simpati ndaj skulpturës e cila është e lidhur ngusht me të vërtetën objektive e vecanërisht me trupin e njeriut.
Pikturimi është art e cila pas skulpturave , më së shumti është e lidhur me realitetin e jashtëm; artisti aq sa edhe mundohet nuk mund të largohet nga lidhja me natyrën , me sendet dhe jeta e përditshme. Përfitimi praktik nga piktura , përshembull në librat e mjekësisë , shumë ka ndihmuar në ruajtjen e kontinuitetit të këtij arti. Por , arti islam i cili u zhvillua në drejtim nga konkretja drejtë abstraktes " tradhtuar" pikturën- cka e morri prej kulturave tjera- në kuadër të principeve të veta , bëri nga ajo ( piktura) krejtësishtë formë tjetër të të shprehurit.
Këtë mund ta rezimojmë në këtë mënyrë: përderisa skulptura e lëshonte jetën artistike në botën muslimane , pikturimi u zvogëlua duke përfituar nga dita në ditë karakter dekorues. Piktura duke u bërë element ndihmues në shkrimin e gjeti veten ndërmjet faqeve të librave. E kundërta e kësaj , shkrimi u largua nga faqet e librave dhe gjeti vend nëpër mure , dhe pothuajse e mori funksionin e pikturës.
Fitimi i karakterit dekorues të pikturës është rezultat i mbylljes së syve të artistit karshi realitetit të jashtëm me qëllim që të mos bjerë në rrjetën e imitimit dhe të kontributit të saj për perceptimin intelegjent të zbulesës. Syri të vërtetën e jashtme e percepton në tre dimensione. Për të përfaqësuar realitetin tredimensional në objektin dydimensional ka nevojë për disa teknika si psh që janë: percepcioni, anatomija , drita dhe hija. Nëse do përdoren këto teknika , fitohen forma të cilat e zgjojnë iluzionin e thellësisë dhe të volumit të cilat në objekt shikohen si input dhe autput. E dijmë që artisti musliman nuk dëshiron prej figurave të vdekura të fitoj figura të gjalla. Nëse dhënia e shpirtit është e pamundshme , cfarë kuptimi do të kishte paraqitja e sendeve të vdekura si të gjalla?
Ngushtësimi i termit " realitet" vetëm në botën e perceptimeve është pasojë e tendencës që nga shekulli XIII e cila është krijuar në antikë , ndërsa kulmin e saj e arriti në renesansë. I vetmi burim i inspirimit të qëndrimit të shkencës moderne e cila si të vërtet të vetme e llogaritë " bota e cila mund të perceptohet nga shqisat e njeriut" është qëndrimi artistik dhe ai arkitektonik i nisur me Bruneleshin dhe Gibertin. Epoka e re në të cilën të gjitha elementet e realitetit përshkruhen në formë që e sheh syri i njeriut , perceptonte një element radikal prej romantikës dhe gotikës të cilat u zhvilluan nën ndikimin e dogmave krishtere.
Largimi i ndërgjegjshëm i imitimit të natyrës në kuadër të arteve romake dhe gotike , burimet e saja i kanë në kuptimin krishter të të vërtetës. Sipas kësaj , mund të themi se ndërmjet konceptit islam të artit dhe atij koncepti që dominoi në Europë para renesansës , nuk ekzistojnë dallime të mëdha. E.H. Gombrih thotë se arti europian asnjëherë nuk është afruar më tepër deri te idealet artistike të Lindjes si në epokën në kulmin e artit romak. Specifika më konkrete e këtij arti është lirimi karshi varësimit , varësia nga natyra.
Gombrih potencon kur artistët do të ndalonin me deskriptimin objektiv të sendeve , para tyre do të hapeshin shumë mundësi , fakt që vlen jo vetëm për format por edhe për ngjyrat , se për përsiatjet optike do të mundeshin shumë lehtë t`i zgjedhnin ngjyrat të cilat i dojnë dhe në këtë formë shumë qetë do të mundeshin t`i shprehin mendimet e tyre metafizike.
Por , edhe përskaj kësaj , ekziston një dallim i rëndësishëm e cila e ndan artin të para renesansës perëndimor nga ai lindor dhe e cila i determinon pozicionet e tyre karshi antikës: artisti lindor nuk ka kërkuar rrugë të reja por është kënaqur me rrugët ekzistuese , por prap është orientuar drejtë thellësive dhe perceptimeve. Nga ana tjetër , artisti perëndimor gjendet në stresin e vazhdueshëm e cila ndoshta buron nga tragjedia kishtare dhe gjurmët për zgjidhjet e reja. Hapja e Europës kah mendimi dhe arti antik të cilët këtë nëntokë e njohën përmes muslimanëve , mund të vlerësohet si rezultat i këtij gjurmimi dhe i kundërshtimit ndërmjet intelektualëve dhe kishës e cila fillimisht zhvillohet fshehurazi , ndërsa me kohë kalon në konflikt të hapur.
Islami me ndihmën e tolerancës e cila është pjesë e strukturës së saj qysh në fillim duke i eliminuar mundësitë për konflikt të madh , zgjidhjet radikale të intelektualëve i ka të orientuara kah metafizika. Me fjalë të tjera , sytë nuk u hapën në botën e jashtme por në të brendshmen.
Këtu menjëherë duhet të themi funksionin shumë të rëndësishëm të doktrinës panteike e cila përfaqëson intepretimin radikal të besimit monoteist. Qëndrimi se" Nuk ekziston Zot tjetër përvec All-llahut" , sipas Ibën Arabiut arrinë dominim të përgjithshëm në Iran dhe Anadoll , dhe duke ndarë kuriozitetin e muslimanëve nga bota e jashtme , e ka të shfrytëzuar në hulumtimin e të padukshmes.
Edhe pse në rrethet shkencore ekziston mendimi se doktrina panteistike islame ka burimet nga Eneiada e Plotinit , ekzistojnë edhe mendime të tilla , të bazuara mbi hulumtime teorike , se sufijtë deri tek kjo doktrinë kanë ardhur përmes mësimit monoteist islam dhe se më vonë kanë marrë edhe nga idetë e Plotinit dhe panteistëve tjerë. Mistiku musliman në trans , në njësimin e pakufishëm , clirohet nga egoja e vet dhe nuk sheh asgjë tjetër përvec Zotit. Kjo cka shikohet në gjendjen e transit- nëse pranohet si e vërtet , atëherë zbulesat të cilat shikohen në formën e shpalljes duhet të jenë të pavërteta. Por , Imam Rabani , edhe pse vahdet dhe vuhxhud i sheh si pasojë natyrore të vahdet shuhudit( panteizmit) , thotë se e vetmja gjë e cila perceptohet në formën e ekstazës është vetëm situata kur duhet të na sjellë te përfundimi se është i vetmi Zot.
Diskutimet në temën vahdet-vuxhud mbeten jashtë temës sonë.Por , është e vërtet se kjo teori ka luajtur një rrol të madh në formimin e estetikës islame , se ajo qëndron mbrapa të gjitha hijeve të artit duke nisur nga poezia e muzika , përmes arteve dekorative , arkitektura dhe deri te piktura dhe loja me hijet.
Në sjelljen e artistit musliman i cili nuk merret më pamjen e jashtme të realitetit me njëmijë e një formë të botës , të cilat nuk janë asgjë përvec hije dhe iluzione , por direkt me fytyrën e brendshme të fenomeneve- sic është rasti i gjendjes dionike te Nice- rrol të rëndësishëm ka luajtur teoria e vahdet-vuxhud.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Kuptimi i te Vertetes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: