www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Rimeli ...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Rimeli ... Empty
MesazhTitulli: Rimeli ...   Rimeli ... EmptyTue Nov 04, 2008 4:09 am

Rimeli është protagonisti i tendencave të makiazhit në stinën e dimrit. Mjafton një kalim
Rimeli është protagonisti i tendencave të makiazhit në stinën e dimrit. Mjafton një kalim i shpejtë për të patur një shikim elegant dhe joshës. Çdo rimel ka karakteristikat e veta i përcaktuar nga forma e furçës dhe nga pigmentet e formulës. Të gjitha këto elementë kontribuojnë për të krijuar efekte të ndryshme, dendësinë, gjatësinë, kur duam të kemi qerpikë të lakuar dhe voluminozë.

Çdo rimel ka një metodë aplikimi, rimeli me furçën e lakuar përdoret me një lëvizje zig zag, rimeli me krehër ka një metodë aplikimi rrotullues, nga rrënjët deri tek majat e qerpikëve. Make upë artistë këshillojnë se duhet të përdorim këto metoda për të pasur një shikim marramendës. Gjithashtu ata këshillojnë nëse keni pak rrathë të zinj rreth syve, të shmangni lyerjen me rimel për qerpikët e poshtëm, sepse rimeli krijon hije dhe nxjerr në pah defektet poshtë syve. Tek qerpikët e sipërm duhet ta kalojmë atë dy herë që të duken më të dendur.

Rimeli më praktik

Për të aplikuar sa më mirë rimelin është e rëndësishme të mos e lëkundni dorën dhe aplikimi do të jetë më i lehtë edhe për duart jo shumë eksperte.

Rimeli i përkulur

Shumë make up artistë këshillojnë që para se të aplikoni rimelin, përdorni kthyesen e qerpikëve. Sepse nëse qerpikët janë të kthyer nga sipër duken sikur janë të lyera me rimel.

Rimeli voluminoz

Rimeli, pasi thahet, shpesh herë duket i zymtë. Përdorni rimel që ruan dritën dhe që u jep syve një efekt të dukshëm dhe brilant.

Rimeli i përshtatshëm

Nëse qerpikët janë të krehura mirë dhe të ndara nga njëri tjetri, rimeli përshtatet shumë lehtë në çdo qerpik. Duhet të aplikoni rimel që ka një furçë të dendur që zgjat dhe ndan qerpikët tuaj.

Rimeli shumë voluminoz

Qerpikët e hollë dhe jo shumë të dendur kanë nevojë për një produkt më specifik. Specialistët këshillojnë se në të tilla raste aplikoni rimel voluminoz që kanë dy baza ngjyrash, një e bardhë, që iu jep qerpikëve një efekt voluminoz dhe të padukshëm dhe nga ana tjetër baza e zezë që i zgjat.

Rimeli më në modë

Tendencat e fundit në botën e makiazhit këshillojnë që t’iu japim qerpikëve ngjyra, mbi të gjitha tek majat. Ngjyrat që rekomandohen janë lejlaja për sytë me ngjyra të errëta dhe jeshile për sytë me ngjyra më tropikale.

Rimeli që zgjat qerpikët

Për të pasur qerpikë më të gjatë duhet të përdorni rimel që krijon një efekt zgjatues rreth qerpikëve me furçë që përhap në mënyrë perfekte produktin.

Rimeli më i kompletuar

Nëse doni të dendësoni, volumizoni dhe të zgjasni qerpikët ju duhet një rimel me shumë funksione dhe me një furcë elastike, të shpeshtë që përhap produktin në çdo qerpik.

Rimel permanent

Nëse preferon të lyesh qerpikët e poshtëm, por ke frikë se mbas disa orësh bëhet i zymtë, përdor një produkt me funksion water proof (kundra ujit).

Rimeli kurues

Dhe qerpikët dobësohen. Për t’i forcuar duhet një rimel i pasur me vitamina dhe ekstrakte bimore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Rimeli ...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Këshilla-
Kërce tek: