www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Dashuria për nënën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Motraislam

Motraislam


Numri i postimeve : 97
Registration date : 17/10/2008

Dashuria për nënën Empty
MesazhTitulli: Dashuria për nënën   Dashuria për nënën EmptySun Nov 30, 2008 1:29 am

Dashuria për nënën Bismilah203az0
Dashuria për nënën W258


Tregimi në vijim është një ngjarje e shkurtër, mirëpo shumë tërheqës dhe kuptimplotë. Mbetëm me shpresë se do t'ju pëlqej shumë... Pas 21 vitesh martese, hasa ne një dashuri te çiltër.

Dashuria për nënën Dashuriapernenenclipimavn9
Dashuria për nënën W360

Para disa kohësh, fillova te kaloj kohën me një grua të ve qysh prej 19 vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalët e saja, duke thënë: E di shumë mirë se sa e doni atë. Gruaja për të cilën më këshillonte shoqja ime të kaloj çaste me të, ishte Nëna ime, e cila kishte mbetur e vejë qysh para 19 viteve. Punët dhe obligimet e shumta si dhe 3 fëmijët kishin bërë që nënën time ta vizitoj shumë rrallë. Një ditë prej ditësh, gjeta kohën që ta ftoj nënën time për darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe Nëna u bë merak kur ma dëgjoi zërin, nuk e kishte zakon që të flas me dikë në kohë të vona, dhe më pyeti: Si je biri im? Mirë jam Nënë - iu përgjigja. Të telefonova nga koshienca për të kaluar disa çaste me ju. Më pyeti: Vetëm ne të dy? U mendua pak dhe më tha: Më pëlqen propozimi yt... Ditën e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa për në shtëpinë ku banonte nëna ime. Ndihesha paksa i shqetësuar...Kur arrita në shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë.

Ishte veshur bukur dhe m'u duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerë babai im pak para se të vdiste. Duke buzëqeshur si një engjëll me tha: Biri im, te gjithëve u kam thënë se sonte do të dalë me djalin tim, dhe që të gjithë janë gëzuar, andaj të gjithë me padurim presin kthimin tim për t'ju sqaruar hollësitë e këtij takimi.

Shkuam në një restaurant jo të zakonshëm, mirëpo i bukur dhe i qetë, nëna u mbështet në krahun tim dhe dukej sikur të ishte një zonjë. Pasi u ulëm, fillova ta lexoj listën e gjellërave, edhe pse Nëna nuk ishte në gjendje të lexonte përveç shkronjave të mëdha. Gjërsa po lexoja listën e ushqimeve, Nëna më shikonte me një buzëqeshje të gjerë, me dy buzët e saja të çara, më ndërhyri, duke thënë: "Kur ishe i vogël, unë isha ajo që lexoja për ju", ndërsa tani ka ardhur koha të ta kthej këtë borxh dhe ja unë po lexoj sot për ty. Çlodhu dhe pusho nëna ime - i thashë. Gjatë tërë mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë të rëndomtë, me përjashtim të nostalgjive dhe përditshmërisë sonë. Qëndruam aq shumë sa që koha ishte bërë shumë vonë. Pasi që u kthyem dhe arritëm te dera e shtëpisë, Nëna m'u drejtua me këto fjalë: Kam dëshirë që te dalim së bashku përsëri, mirëpo me kusht që unë të paguaj? Ia putha dorën dhe i thashë lamtumirë. Pas disa ditësh, me erdhi lajmi se Nëna kishte ndërruar jetë. Kishte vdekur nga sulmi ne zemër.

Dashuria për nënën Dashuriapernenenclipimahg6
Dashuria për nënën W480

E tërë kjo ndodhi për një kohë shumë te shkurtër që unë asgjë nuk munda të bej për te. Kaluan ca ditë dhe nga posta më arriti një letër e dërguar nga restauranti, në të cilin kishim darkuar unë dhe Nëna ime. Në të kishin qenë disa fjali të shkruara nga dora e Nënës sime: "Kam paguar faturën para kohe, duke e ditur se nuk do të kem rastin të takohem me ty përsëri. Me rëndësi është se bëra pagesën për dy persona, për ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk mund ta përshkruani vlerën e asaj nate, në te cilën darkuam së bashku. Te dua shumë biri im". Në këtë moment, arrita të kuptoj domethënien e fjalës "Dashuri" apo "Te Dua".


Dashuria për nënën Dashuriapernenenclipimawd8
Dashuria për nënën W372

Nuk mund ta kuptosh domethënien madhështore te kësaj fjale derisa nga dashuria juaj të mos vjelë mirësi dhe bukuri edhe pala tjetër ashtu siç beri Nëna ime. Asgjë nuk ka vlerë me shumë sesa Prindërit, e në veçanti Nëna. Dhuroja kohën te cilën ata e meritojnë... Duhet ditur se ky është obligim i Allahut dhe i Prindërve, prandaj këto gjëra nuk shtyhen. Me këtë rast, më ra ndërmend tregimi kur qe pyetur Abdullah ibën Omeri: "Nena ime është e moshuar, nuk mund të lëvizë fare, dhe më duhet ta bart në çdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojën... nganjëherë nuk ka fuqi që ta përmbanë veten keshtuqë, kryen nevojën duke qenë në duart apo shpinën time... A mendon se unë e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibën Omeri u përgjigj: A ke harruar fëmijërinë tënde kur edhe ju vepronit kështu me Nënën tuaj?! Ju po i shërbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndërsa ajo iu shërbente juve, me gjithë mundimet dhe lodhjet që kishte duke shpresuar jetën dhe lumturinë tuaj". Vërtet dallim i madh në mes këtyre dy qëndrimeve...

Shpresojmë se porosia dhe mesazhi i kësaj ngjarjeje do t'ju arrij edhe atyre te cilët ende i kanë prindërit gjallë!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dashuria për nënën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E bukura dhe dashuria

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: