www.Rinia4umer.net

www.Rinia.forumotion.com
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Shtylla e shoqërisë - Femra

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Shtylla e shoqërisë - Femra   Fri Oct 17, 2008 1:45 am

Kalimthi do hegjomonizoj fjalët e petalta si mure të rënda dhe të thelluara dhe të ruajtura nën gërmadhat e fjalës së fundit.Fjalë të bartura ndër shekuj dhe të ruajtura me plot zili si trupi i femrës i ruajtur nga femra.

Apokalips

Kalimthi do hegjomonizoj fjalët e petalta si mure të rënda dhe të thelluara dhe të ruajtura nën gërmadhat e fjalës së fundit.Fjalë të bartura ndër shekuj dhe të ruajtura me plot zili si trupi i femrës i ruajtur nga femra. Jo , jo , xhelozia nuk është urrejtje dhe helmim mbi dyshkun e lirisë së shprehjes dhe jetës. Islami nuk është sinonim i mbylljes , varrosjes dhe ngjyrosjes. Ai , pra Islami , nuk kërkon nga ne që të friksohemi të jemi të drejtë me dy gjinitë.Shoqëria fluktuide po minimizon ndjenjat edhe pa shkakun final dhe esencial të minimizimit të ndjenjave. Nevoja për një gjë të këtillë i nxjerr jashtë kontekstit normat ligjore dhe pedagogjike të shpirtit islam. Kontradikta dhe substancimi i kuptimit të jetës dhe rregullave islame , jetën e femrës e shëndërroi nga një oqean përkëdheljesh , fjalësh dhe dashurishë , në një humnerë të vrenjtur dhe zë apokaliptik të jetës.

Pyetja

Filozofin Ferid Muhiç e pyetën , ç`është pyetja? Ai tha:" Bota është një fenomen i kompletuar dhe jo i zbrazur. Harmonia e botës shihet në malet , kodrat , rrënjët , yjet , gjallesat e llojllojshme që kanë nevojë për dashurinë. Prishja e këtij ekuilibri dhe harmonie ndodh me njeriun i cili nga zbrazëtia e tij ka nevojë për të i`u përshtatur këtij fenomeni kaq të magjikshëm. Pra , pyetja gjurmon në zbraztirën e njeriut për të risjellur në harmoni prap botën dhe gjithëçka gjendet në të." Zbrazëtia e mashkullit që i jep peshë jetës dhe e diferencon kënaqësin nga fuzimi është femra. Ajo është shtyllë e ndërtuar prej këtij matriali të çuditshëm në rruzullin tokësor. Fjalët e saj janë lotët që burrin e magnetizojnë si qiejt në orbitë. Femra është një burim margaritarësh të çmuar që nga pyetja në pyetje stilizojnë këto rrënjë të murosura në fundësi. Esenca e maleve dhe kodrave sqarohet shumë bukur me filologjinë e rëndesës dhe madhështinë e besimit. Këto male dhe kodra me shtatin lart dhe krenare , janë njejtë porsi ai baba që ka dy e më shumë vajza dhe krenar e shtatë lartë para botës orienton ndjenjat drejtë praktikimit të njejtë të Islamit.Celsi i namazit është abdesi , çelsi i xhennetit është shehadeti , çelsi i diturisë së dobishme është" Pse-ja" , dhe femra si tërësi globale e ndjenjave , bukurisë , dashurisë , besimit , edukimit , diturisë , imanit , është çelsi i pyetjes...

U bëra nënë...

Frikësohem. Më tha! Për çfarë e ke fjalën e pyeta? Nuk do kemi pasuri , do të jemi të varfur , nën presionin e kohës , punës dhe shoqërisë. Ndërsa fëmija kërkon përkushtim , përkujdesje , dashuri dhe kohë. I thashë, femra e cila vdes gjatë shtatëzanisë , shkon shehide( dëshmore).Kjo është porosi nga profeti ynë Muhammedi a.s. e jo predikimi im. Pastaj prap vazhdova. Dikur motra jote e njerëzimit varrosej , trajtohej si kafshë , përbuzej , abuzohej seksualisht , vdiste në mëshirë të injorancës dhe " ngazëllimit". Islami ndryshoi rrethanat , kushtet , rregullat. Ai çliroi , edukoi , civilizoi!Me kohë edhe pas ardhjes së Islamit ndryshuan prap rrethanat.Femra muslimane , e devotshme dhe besimtare , i frikësohet jetës , sfidave dhe nuk ka mbështetje të plotë në Zotin e botrave. Jo më tha , unë nuk jam kundër Islamit. Po mirë , i thash , pse atëherë ankohesh? Më tha , nëse e bëjë një fëmijë unë do jem e lumtur. Pse një fëmijë i`a ktheva? Po , ai fëmijë kërkon shkollim , përkushtim , kushte optimale për jetesë, nuk dua ta lë të pashkolluar , të pacivilizuar , të varfur. E dashura ime. Është e vulosur nga ana e All-llahut xh.sh. që secila krijesë që lind në rruzullin tokësor , All-llahu ia cakton rriskun dhe exhelin e vdekjes qysh në fillet e tij. Muhammedi a.s. krenohet me numrin e madh të Ummetit Islam. A dëshiron t`i që Ai të ndërmjetësoj për në xhennet? Buzëqeshte dhe aprovonte me kokë. Atëherë me ndihmën e Zotit do më lindësh shumë fëmijë. Dhe pas nëntë muajsh ndodhi mrekullia më e madhe. Eureka më tha: U bëra nënë!
Pa të , pa të...

Instanca më e lartë e harmonisë është mirëkuptimi , sjellja e mirë , dashuria dhe besimi. Shtylla e familjes është femra , grueja , nëna , vajza...jo , që mashkulli , burri , babai , djali , janë të diskriminuar , por natyra e femrës e bënë atë mbretëresh në këtë xhungël mbretërish. Nëna , nëna , nëna , pastaj babai.... Kështu na mësoi Muhammedi a.s. Qetësia e tij në çastet e sprovave , ndjenjat e tij , lotët e tij të fshira nga nënat fisnike të ummetit dëshmojnë lart këtë trajtim të madh dhe të drejtë të Islamit ndaj femrave. Martesa mbi baza të dashurisë dhe besimit është shtyllë e fuqishme e një shoqërie të shëndosh. Martesa vetëm mbi baza të besimit dhe pa dashuri është koherencë e vdekur e moralitetit të vyshkur. Martesa mbi baza të dashurisë dhe jo besimit , është plotësim epshesh dhe misioni fisnik përfundon me kaq. Por , dashuria duhet të jetë pjesë e besimit , dhe të dyja këto sjellin lumturinë. Para se të nisesha në fakultet , më thanë: Dy gjëra të rëndësishme ta bëjnë të lumtur këtë jetë: profesioni i mirë dhe grueja e ndershme. Ah , i shtrydha krahet duke mos ditur se çfarë t`i përgjigjesha , por tash po e kuptoj se pa të , pa të... sa e vështirë qenka jeta...
Ah , sa bukur Nizami përshkruan dashurinë e Mexhnunit ndaj Lejlas. Një ditë Mexhnuni i tha Lejlas këto vargje:" Në bazë të zemrës tënde të festave,
Në rrjetin e brengave u ngjyros prania,
Fshehtësia e saj pa krah ka ngelur,
E pabazuar në gjuhë është nervikosur,
Ajo çka është mrekulli DASHURI KISHTE QENË,
Sytë dhe goja janë harxhuar."
( Shih librin: Lejla i Mexhnun , Nizam , Sarajevo 2003 , fq.12)

Durim , këshillë dhe dashuri...

Dashuria nuk është një shadërvan me këtë ujëvarë shkronjash që rrjedhë si stil gotesk i artit francez. Ajo është mishërim i shpirtit , zemrës , mendjes dhe dalldisje e përplasje e sentimentales me sentimentalen. Dashuria të zbutë, të bënë më të përshtatshëm për shoqërinë. Sa çaste të këndshme kaloj nën frymën e dashurisë , dhe sa hidheti ndjenjë nën brockullat e frikës , trumbetimit dhe soditjes pa venit.Por , jeta është sprovë dhe provimi i ynë për në xhennet. Sa bukur u shpreh Hafiz Shirazi në poezin e tij:
" Të dashuruarve u fal , nga zemra flakë si qiri,
Të krisurve u ndriçoj mentë mes errësirës si qiri.
Nuk dinë gjumë as ditë , as natë , të pikëlluar sytë e mi,
Nga dert i ndarjes lot lëshoj , në lot po shkrihem si qiri."
( Shih librin: Kur nis të çelë tulipani , Hafiz Shirazi , fq.58)
Shirazi i mjerë zamani , nga frika e ndarjes bejtes hiç nuk i`a ndali... Sa dhembshmëri ka zemra për atë vajzë si dylli , sa joshës është ky lot trimi. Poetët vërtet janë të çuditshëm në botën e tyre të gjërë , të thellë dhe mjaft të pakuptueshme. Kur futet njeriu të ëndërroj dhe të ëndet në botën e vargut , nuk do të jetë vet , por do vazhdojnë lotët e zemrës të shkrihen në këto vargje dashurie që pandalim thërrasin ato yje që ndriçojnë në gjithësi ta përcjellin këtë të dashur deri në rrugën e pafundme të Besimit. Dashuria lidhë zemrat e njerëzve në rruzullin tokësor. Ajo është e përbashkët për mua dhe për ty. Duhet ta kalojmë bashkë secilën sfidë që na paraqitet në çdo sekond të frymëmarrjes sonë. Pa durimin dhe dashurinë tënde unë do isha i dëshpëruar , i lodhur dhe i fundosur nën kthetrat e demokracisë. Ndërsa , këshillat e tua më dhanë forcë t`i qëndroj imun dhe durimtar digave të pafundme të Askundisë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.forumotion.co.uk
 
Shtylla e shoqërisë - Femra
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: