www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Mos gënjej qoftë edhe në shaka!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Mos gënjej qoftë edhe në shaka! Empty
MesazhTitulli: Mos gënjej qoftë edhe në shaka!   Mos gënjej qoftë edhe në shaka! EmptyMon Jan 05, 2009 5:08 am

Shkruar nga Shewana A Aziz
Wednesday, 14 May 2008
As sunnah Newsletter
Besimi i vërtet në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit përfshin atë që një person është i sinqertë në të folurit e tij nëse ai vërtet beson se All-llahu dëgjon dhe sheh çdo gjë që njeriu vepron dhe do vijë një ditë kur ai do llogaritet për veprat e tij,për këtë arsye ai nuk do të gënjej.I Dërguari i All-llahut(salAllahu aleihi we selem) ka thënë:”Ai që beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit le të flet mirë ose le të heshtë.”
{Sahih el Buhari}

Prej teknikave të shejtanit është që fillimisht i bën mëkatet të duken të parëndësishme dhe të vogla në sytë e besimtarëve dhe pastaj në mënyrë graduale mashtron ata të bëjnë këto mëkate. Gënjeshtra është njëra prej tyre dhe njerëzit nuk tregojnë shumë shqetësim për ndalesën e saj,sidoqoftë,gënjeshtra është karakteristikë e hipokrizisë,transmetohet prej Abdullah ibn Amr ibn Amr el Asi(radi Allahu anhu) se Pejgamberi(sal Allahu aleihi we selem)ka thënë:”"Kush i ka katër cilësi, ai është hipokrit pa asfare dyshimi, ndërsa kush ka një cilësi prej tyre, atëherë ai ka një cilësi hipokriti derisa ta braktise atë: Kur t'i lihet diç në besë tradhton, kur të flet gënjen, kur të bën marrëveshie, e thyen atë dhe kur të armiqësohet i kalon kufijtë.
{Sahih el Buhari}

I Dërguari i All-llahut(salAllahu aleihi we selem) na tërhoqi vërejtjen kundër gënjeshtrës duke përshkruar kështu dënimin e All-llahut për gënjeshtarët. Ai lajmëroj për një ëndërr në cilën ai(salAllahu aleihi ue selem)pa njerëz duke u dënuar; nderta ishin dy persona ,faqet e të cilëve ishin qarë prej goje tek veshët. Ai tha:”Unë pash (në ëndërr ),dy njerëz erdhën tek unë. Ata thanë “Personin ,të cilin e pe duke iu shqyer faqet(prej gojës deri tek veshët),ishte gënjeshtar dhe ai gënjente sa që njerëzit i shpërndanin këto gënjeshtra në bazë të autoritetit të tij në mbarë botën. Kështu ai do të dënohet në këtë mënyrë deri në Ditën e Ringjalljes.
{Sahih el Buhari vol. 8 nr:118)}


Pejgamberi(salAllahu aleihi ue selam) shpjegon që gënjeshtra mund të bëhet shkak që njeri të përfundon në zjarr të Xhehnnemit. Ai (salAllahu aleihi ue selem) thotë:” Keni kujdes nga gënjeshtra, sepse gënjeshtra të udhëzon për në paturpësi, ndërsa paturpësia të shpie në zjarr, dhe njeriu vazhdon te gënjejë dhe ta kërkojë gënjeshtren derisa të shkruhet tek All-llahu, subhanehu ve teala, gënjeshtar. Dhe a deroi tek e vërteta ,meqë e vërteta shpien në vepra të mira dhe veprat e mira të shpijnë në Xhennet.Nëse një njeri vazhdon të jetë i sinqertë dhe e bën të vërtetën objekt të tij ,ai do të shkruhet tek All-llahu si njeri i sinqertë.
{Ebu Davud vol.3,nr:4971}


I Dërguari i All-llahut(salAllahu aleihi ue selam)në mënyrë qartë ndaloi gënjeshtren në çdo kohë,por ai(salAllahu aleihi ue selam) veçanërisht mallkoi personin i cili gënjen për t’i bërë njerëzit të qeshin,ai (salAllahu aleihi ue selem) duke thënë:” Mjere për atë që flet ndonjë bisede që të qeshin njerëzit me të ndërsa ai gënjen. Mjere për të! Mjere për të!"{Ebu Davud vol:3,nr.4972}Ky hadith tregon peshën e rëndë të gënjeshtrës në shaka,sjellje e cila është bërë e zakont në ditët e sotme.Njerëzit çmojnë dhe inkurajojnë shakat false duke u arsyetuar se kjo sjell kënaqësi dhe argëtim. Mirëpo në hadithin e lartcekur Pejgamberi (salAllahu alehi ue selem) ndaloi gënjeshtren qoftë edhe nëse qëllimin i personit është t’i dëfrej njerëzit,ngase njeriu që zakonisht gënjen për hir të dëfrimit humb frikën nga të gënjyerit dhe ai do jetë në të ardhmen shumë më i rrezikuar të bie në gënjeshtra të dëmshme .Kështu ,Pejgamberi (salAllahu aleihi ue selem) e bllokoi këtë rrugë qysh në fillim për arsye të keqes që mund të shpjer ajo.


Islami nuk e ndalon shakan. Ështe e njohur nga shumë transmetime se i Dërguari i All-llahut (salAllahu aleihi ue selem) ka aprovuar shakan dhe ai (salAllahu aleihi ue selam) vet do luante dhe bënte shaka me shokët e tij dhe fëmijët e vegjël. Simak ibn Harbi pyeti Xhabir ibn Samurahin(radi Allahu anhu),” A jeni ulur në shoqëri me Pejgamberin (salAllahu aleihi ue selem)?”.Ai tha :”Po, shumë shpesh. Ai (Pejgamberi) e kishte zakon të ulej me një vend ku vëzhgonte namazin e sabahut apo agimit derisa horizonti skuqej ose ngrite dielli;ai do qëndronte dhe ata(sahabët)do flisnin për çështjet (lidhur me ditët)e injorancës dhe ata do të qeshin(për ato çështje) ndërsa Pejgamberi vetëm buzëqeshte.”{Sahih el Muslim(1413)}

Pra,shakaja është e lejuar në Islam por me disa udhëzime të nevojshme,

(a) Shakaja nuk duhet të përfshin gënjeshtër,Ebu Hurejra(radi Allahu anhu)thote se Pejgamberit (salAllahu aleihi ue selem) i është thënë:”O i Dërguar i All-llahut,ti po bën shaka së bashku me neve.”Ai(salAllahu aleihi ue selem)tha:”Unë thash vetëm atë që është e vërtet.” {Tirmidhi} Poashtu,të dëgjuarit e shakave që përfshijnë gënjeshtra është e ndaluar,ngase heshtja ne Islam konsiderohet miratim. I Dërguari i All-llahut(salAllahu aleihi ue selem)na ka urdhëruar të ndalim të keqen ose më së paku të ngritë zërin kundër saj nëse ndodh në prezencën e ndonjërit.Nëse njeri s’mund të mbledh guximin të flas kundër atij që gënjen,atëherë ai duhet ti braktisë ata njerëz që janë të përfshirë në gënjeshtra për ta kaluar kohen e tyre.


(b) Shakaja nuk duhet të përfshijë gjuhë të keqe apo të abuzoj njerëzit.All-llahu,subhanehu ue teala,thotë në Kur’an” O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër...”(Huxhurat(49):11)

Përherë kujto para se të flasësh!


Çdo gjë që ne flasim është regjistruar ne veprat tona dhe një fjalë e vetme mund të na dërgon në zjarr të Xhehnnemit.All-llahu,subhanehu ue teala thote në surem Kaf(50):18:” Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.”
I Dërguari i All-llahut (salAllahu aleihi ue selem) ka thënë:”Nganjëherë një person thotë një gjë e cila e kënaq All-llahun dhe si kthim All-llahu e ngrit pozitën e tij(e shpërblen atë)dhe nganjëherë njeriu flet diçka që hidhëron All-llahun dhe kjo e sjell atë në zjarr të Xhehnnemit.”
{Sahih el Buhari}


Përktheu :Lule Uka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Mos gënjej qoftë edhe në shaka!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe flokët plaken
» Qe edhe do foto islame qitu
» A deshironi edhe ju te jeni human ne rruge te Krijuesit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: