www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Qytetit tim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Qytetit tim   Mon Jan 05, 2009 5:09 am

Shkruar nga Burbuqe Rexha
Saturday, 03 May 2008
I mbërthyer me besëtytni dhe verbëri po gjëmon, i dënuar nga sprovat po rënkon...

Si fëmije tek shkoja ne shkollë me kanë ngel në kujtesë ato kasollet e vogla të cilat më ngjanin si shtëpi lodrash apo si kasollet në përralla, ishte diçka krejt ndryshe, çka kuptova më vonë në te vërtet. Njerëzit afroheshin verbërisht bënin lëvizje rrethore, pëshpëritnin lutje, i flisnin dikujt pa e ditur se nuk mund t’i dëgjoje njeri, e lere më ti bëj dobi diçka.

"Kush është më i humbur se ai që pos Allahut lut diçka që nuk i përgjigjet atij deri në kiamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre." (El Ahkaf, 5)

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Ai i cili vdes duke e lutur dikë tjetër përveç Allahut xh.sh., do të hyjë në zjarr." (Buhariu, shih Fet'h el Bari 176/Cool

"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij..." (El Isra, 23).

Allahu xh.sh. thotë: "Nëse Allahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij." (Junus, 107)

Hidhnin të holla ne to pa pasur ide se kujt po ia dhurojnë, kush do t’i merr dhe për çka do ti shpenzojë ato...

"Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!" (El Keuther, 2),

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Allahu xh.sh. e ka mallkuar çdo person që ther për hir të tjetërkujt e jo për hir të Allahut." (Muslimi nr: 1978)


Allahu kishte zbritur mëshire, elhamdulilah, kisha kuptuar dhe mësuar qe ai veprim, ishte nga mëkatet e mëdha-shirku. Isha e irrituar nga ato veprime dhe sa here që më vinte rasti mundohesha t’iu hapja sytë njerëzve përreth. Po fatkeqësisht ai ishte një numër shumë i kufizuar dhe vetëm shoqëri e afërt e imja.


Transmeton Ebi Bekre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "A dëshironi t’ju tregoj për (tre) mëkatet më të mëdha?” Thanë: “Gjithsesi, o i Dërguar i Allahut.” Tha: "...(ndër to) t’i përshkruash Allahut shok (shirku)…" (Muttefekun alejh, Buhariu nr: 2511)

Çdo mëkat Allahu xh.sh. ka mundësi t’ia falë njeriut, përveç shirkut; shirku nuk falet përveçse me pendim të sinqertë.

Allahu xh.sh. thotë: "S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i fal kujt do." (En-Nisa, 48)

O shpirtra të gjallë, meditoni, thirrni arsyes se shëndoshë: lexo, studio, medito dhe kërkoje të vërtetën! Mos i ndjekeni verbërisht te parët tuaj! Thirrni mendjes së shëndoshë! Mendoni, kujt ia drejtoni lutjet e juaja?
Cili është qëllimi qe keni ardhur përkohësisht ne ketë jete? Pse duhet te prisni ndonjë aksident, apo një vdekje të hershme, për t’ju rikujtuar që nuk do të kurseheni edhe ju herët a vonë nga ajo.

A nuk keni frike se një ditë mund te bëheni ju një rikujtim për dike?!

A nuk keni frike se ai moment mund t’ju zëre ta pa penduar – papërgatitur?!...

Kam shumë frike!...
Po ti vesh një vështrim të shpejte, gati qyteti me i sprovuar në luftë, ende ka trupa të zhdukur të cilët priten mes ankthit dhe shpresës qe iu vret çdo moment. Ndër vendet me ekonomi me të rrënuar. Përveç restoranteve e kafiterive asgjë tjetër nuk funksionon më mirë. Rini e helmuar, fenomenet e pasluftës, të panjohura më herët për ne. Varfëri e skajshme, te “ç’veshur” me “firmat” me të fundit, të lustruar dhe të parfumosur për t’ju përshtatur shumicës për të qenë me “trendy” çoftë ajo edhe shfrenim vetëm e vetëm që të jesh pjesë e shoqërisë...

Pendohu oj krijesë e Allahut, kërkoje të vërtetën!

Largohu nga injoranca se për Një Allah

"All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata nuk e ndryshojnë vetveten" (Er-Ra'd, 11).

Nëse nuk e bëni një hap pozitiv e ti hapni sytë nga e vërteta, do të humbni, zymtësia e kohës do t’ju mbërtheje.

Allah, jepu dritë, të kuptojnë urtësinë Tënde.

Allah na mëshiro të gjithëve!...

Udhëzona (përforcona) ne rrugën e drejte! Ne rrugën e atyre, te cilët i begatove me te mira, jo ne te atyre qe kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as ne te atyre qe e humben veten! ( El-Fatiha, 5-7)

_________________
Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.forumotion.co.uk
 
Qytetit tim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: