www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Për ty vëlla…!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Për ty vëlla…!   Mon Jan 05, 2009 5:17 am

Shkruar nga motër Sumeja
Wednesday, 13 February 2008
Vëllau im, edhe pse je larg lapsi nuk më mungon që të shkruajë disa fjalë për ty, por këtë e bëjë duke lutur Allahun (s.v.t) që të gjitha këto që tani do ti them le të burojnë sinqerisht nga thellësia e zemrës sime dhe kjo gjë le të mos jetë për asgjë tjetër vetëm për hir të kënaqësisë së Allahut.
Para një kohe e kuptova se pas hyrjes tënde në islam ,ti je duke përjetuar dhimbje të shumta në zemrën tënde ,të gjitha këto duke u shfaqur në mënyra apo forma të ndryshme ,e gjithë kjo vetëm pse hyre nën ombrellën e islamit për këtë vëllai im e falënderojmë Allahun (s.v.t)për këtë dhunti aq të madhe që kujt donë Ai ia dhuron.

Vëllau im pasi që Allahu ta mundësoj që ti ta përqafosh islamin ,tashmë un e kuptoj preokupimin tënd ,e kuptoj qe ti tani mundohesh që të jesh në gjende të bësh çdo gjë, të gjitha këto vetëm për hir të Allahut gjë të cilën nuk mund ta bënë askush tjetër përveç atyre të cilët janë të sinqertë në këtë din, të devotshëm ,të kapur fort për te(din) me qëllim që ta arrij xhenetin e Allahut.
Unë së bashku edhe me shumë mysliman tjerë edhe ne dëshirojmë që ta arrijmë xhenetin e Allahut (s.v.t)por vallë çfarë jemi duke sakrifikuar për këtë mall të shtrenjtë (xhenetin)ku është sinqeriteti ynë për Allahun (s.v.t) ,ku është devotshmëria jonë ,ku jemi ne njëherit edhe në të kuptuarit e këtij dini ,ku jemi?Kemi rënë pothuajse në gjumë ,ndërsa armiqtë e Allahut duke na shikuar zemrat e tyre kënaqen, për ne se si jemi bërë .Kurse,për ty vëlla dhe për shumë të tjerë dëgjojmë se çfarë mundoheni të sakrifikoni nga jeta juaj ,shoh se si e doni shehidllëkun gradë të cilën nuk e kërkojnë të tjerë përveç atyre të cilët e duan takimin me Allahun (s.v.t),dhe Allahu(s.v.t)e donë takimin me ta.
Vëllau im siq kemi mësuar nga hadithët e Pejgamberit(s.a.v.s)kuptojmë se rruga për në xhenet është me therra ,therra nëpër të cilat kanë kaluar dhe janë duke kaluar edhe sot ata të cilët dëshirojnë ta arrijnë këtë shpërblim, ku më lehtë ke pasur apo ke që të lëkundësh një kodër se sa të lëkundësh atë nga ky dinë i Allahut (s.v.t),atëherë e lusim Allahun(s.v.t)që edhe ne të jemi prej tyre ku çdo gjë të jetë e thjeshtë për Të .Vëllau im ka ardhur koha që të drejtohem me një mesazh ku njëherit e lus Allahun(s.v.t)që të jem edhe unë vetë praktikuese e këtij mesazhi:”Kapu fort për litarin e Allahut (s.v.t)dhe për synetin e Pejgamberit(s.a.v.s),mundohu që me punën tënde të jetë Allahu(s.v.t) i kënaqur e jo të tjerët ,nëse e arrin këtë padyshim se do të jenë të kënaqur me ty të gjithë ata që duan Allahun(s.v.t)dhe e duan dinin e Tij. Lute Allahun (s.v.t) për të mësuar ,kuptuar,praktikuar dinin e Tij ashtu siç Ai vetë është i kënaqur dhe ashtu siç Pejgamberi (s.a.v.s)e ka praktikuar.
Mos u dëshpëro për asgjë përveçse aty ku donë Allahu dhe Pejgamberi i Tij, dije se me ty është ndihma e Allahut ndihma e të Cilit do të mjafton ,ti ke mbështetjen e Allahut ,mbështetje e cila do të mjafton. Mos u ndal kurrë por vazhdo amanetin e Allahut(s.v.t)dhe atë të Pejgamberit (s.a.v.s)deri në vend ,se një amanet të tillë në vend e quan vetëm ata që ishin shumë të sinqertë dhe që ishin të sigurt në shpërblimin e Allahut(s.v.t),prandaj lute Allahun që edhe ti të jesh njëri prej tyre duke ia servuar njerëzve islamin në atë mënyrë përmes së cilës do ta arrish kënaqësinë e Allahut(s.v.t).
Të kuptoj vëllai im për dhimbjet që mundohen të shkaktojnë si nga ana e brendshme po ashtu edhe nga ana e jashtme ,po ashtu të kuptoj edhe për pengesat në të cilat po hasesh ,ofendimet që të bëjnë të tjerët vetëm pse ti i takon një flamuri nën të cilin hyjnë vetëm ata që Allahu donë ,të ofendoj vetëm pse ti mundohesh të ringjallësh synetin e Pejgamberit (s.a.v.s).Po një gjë dije vëllai im se vallahin ,bilahin nëse të gjitha këto mundohesh ti bësh vetëm për hir të ngritjes fjalës të Allahut, Allahu do të begaton me shumë të mira , të tjerët do të kenë që të marrin shembull ty do të ketë edhe prej atyre inshallah që me sjelljen tënde ,Allahu do ta mundëson që ti të bëhesh shkak e dikush do ta përqafon këtë dinë Ti vetëm mundohu të jesh shembull nga do që të shkosh ku do që të xhindesh vetëm për hir të islamit për asgjë tjetër do të shohësh inshallah që më vonë ata të cilët të urrejnë më së shumti tani , një ditë nëse donë Allahu (s.v.t)do të bëhen miqtë më të dashur .Kujto se dhembjet e të tjerëve që ja sollën armiqtë nga anët e ndryshme për këtë dinë janë më të mëdha Kjo gjë duhet të bënë ty që me çfarëdo stuhie që ballafaqohesh ,të mos jetë shkak e ti të ndiesh lodhje për këtë dinë .Dije vëllai im se ata të cilët nuk e ndihmojnë Islamin janë trupa pa ëndrra dhe hije pa shpirtra .Vërtet muslimani i cili i përmbahet fes së vetë siç i mban fijet në duar ,i cili mundohet për hir të islamit dhe jeton i huaj në këtë vend, i cili i përmbahet parimeve të tije dhe flet haptazi se është mysliman vërtet atij i përket shpërblimi më i madh se disa sahabëve (r.a).
Për këtë si argument kemi hadithin e Pejgamberit(s.a.v.s),dëgjo vëlla me vëmendje se qfarë thotë Pejgamberi(s.a.v.s),ku një ditë ju kishte ofruar një grup të sahabëve dhe u kishte thënë :”Cilat krijesa ju mahnitin me besimin e tyre ?-Ata thanë :Melekët ,ky i tha :Si të mos besojnë kur ndodhen te Zoti i tyre !-Ata thanë :Atëherë të Dërguarit .Ai tha:Si të mos besojnë kur u erdhi shpallja !?Pastaj Pejgamberi (s.a.v.s.)u tha:Më së shumti mahnitem me krijesat që do të besojnë pas jush Do të hasin fletët në të cilat është Libri dhe do të besojnë në atë që është në të “.Ndërsa në një version tjetër thuhet :”Por populli pas jush do ti vije në mes kopertonave Kur’ani,ata do ta besojnë dhe do të mësojnë prej tij. ta do të kenë shpërblim më të madh se ju “.
Unë, ti dhe të gjithë ata që duan të kapen fortë për këtë din të lusim Allahun (s.v.t) që të jemi prej atyre që ka thënë Pejgamberi (s.a.v.s).
Dhe në fund nuk di të them asgjë më shumë vetëm se të lusim Allahun(s.v.t):”Që të jetojmë me islam ,dhe për islam deri në takimin me Allahun(s.v.t)...”!

Ma bën hallall.

Motra juaj Sumeja

_________________
Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.forumotion.co.uk
 
Për ty vëlla…!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: