www.Rinia4umer.net

www.Rinia.forumotion.com
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Falënderimi i takon Allahut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Falënderimi i takon Allahut   Mon Jan 05, 2009 5:19 am

Shkruar nga Burbuqe Rexha
Thursday, 31 January 2008
Nënë kush do të thoshte se do të udhëzoheshim gati të gjithë? Falënderimi i takon vetëm dhe vetëm Allahut, pranuesit të lutjeve. Ende më vjen te qaj nga gëzimi...
Derisa në fillim faleshim vetëm unë dhe ti. Të kujtohet nënë? Mbas një kohe na u bashkëngjitën edhe vëllezërit më te vegjël. Me kënaqej shpirti tek i shikoja që zgjoheshin dhe falnin namazin e sabahut ne xhami. Ndryshimet vinin dita ditës tek ne. Më lajmëruan që edhe motra ka filluar të falej. Falënderimi i takon Allahut për të gjitha mrekullitë që na ndodhin.
Por të gjithë kishim një brengë, ishte vëllai qe kthehej në mesnatë. Nëna shpeshherë lotonte. Nuk flinte e qetë, e linte derën hapur. Njëmijë e një pyetje silleshin në kokën e saj.” Ku ndodhesh tani biri im ?!! Me kë shoqërohesh ? Mos vallë ? Athua mos...?!!... “ Nënë të lexonim edhe atëherë kur i fshije lotët. Vazhdimisht na rikujtoje dhe përsërisje "lutuni për udhëzimin e vëllait !". Të vërenim edhe atëherë kur sytë te flisnin diçka tjetër. Brenga vazhdonte për të gjithë. Filluam të shtonim lutjet. Luteshim edhe në namaze të natës. Por ende nuk kishte ardhur momenti, nuk ndryshonte asgjë. Vëllai kthehej në mesnate...
E xhuma, nuk mund ta shpjegoj atë emocion që më përcillte gjatë gjithë ditës. E kërkoja arsyen po ende nuk e merrja përgjigjen. Pasdite bisedova me vëllanë. Pasi bëmë bisedë të zakonshme ndër të tjera e pyeta edhe për namazin e xhuma-së. "Po e kam falur" u përgjigj . "Përveç kësaj mbrëmë skam fjetur fare"-vazhdoi të tregonte ."sot , sot kam filluar të fali edhe namazin e sabahut"... Elhamdulilah !!! Falënderimi i takon vetëm dhe vetëm Allahut !!! fillova të lotojë nga gëzimi... Allahu bën mrekulli !!! .... Mezi prisja ti takoja të gjithë. Të jetoja ato çaste. Atmosferë gëzimi mbizotëronte në shtëpi. Ndjenjë shumë e mirë. Të gjithë të zgjuar për të falë namazin e sabahut. Më ngjasonte në ditë Bajrami. Më kënaqej shpirti, kur e shihja të rregullohej. Tani jo për të dalë në jetën e natës, tani rregullohej- përgatitej të shkonte ne xhami .Ishte thellë i penduar për kohën e humbur. Më duket se e dëgjoja-e lexoja në sytë e tij :
"Allah më fal jam rikthyer përsëri tek ty Allah !...
Nënë ma bëj hallall ! Ke shumë netë pa gjumë, të kam lënduar shumë. Nënë mos qaj më, jam kthyer përsëri. Mos shiko më nga rruga, mos e le derën hapur, në shtëpi me ke Mësohu me faktin që jam kthyer. Jam penduar! Nënë, më fal për dhimbjen qe të kam shkaktuar, mallin që të dogji shpirtin, humbjen për se gjalli. Kam rilindur edhe njëherë. Prapë po jetoj, po jetoj momentet e humbura. Jetoj edhe ti këto çaste, lutja ju është pranuar." ...
Falënderimi i takon Allahut dhe vetëm Allahut!

Burbuqe Rexha

_________________
Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.forumotion.co.uk
 
Falënderimi i takon Allahut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: