www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Festa e shën valentinit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimanja

avatar

Numri i postimeve : 97
Age : 33
Registration date : 26/11/2008

MesazhTitulli: Festa e shën valentinit   Tue Feb 10, 2009 4:20 pm

Es-Selamu Alejkum we Rahmetullahi we Berekatehu

Duke marr parasysh se edhe disa dite me date 14 Shkurt po na afrohet nje feste e ashtuquajtura Festa e Dashurise(dita e shen valentinit).
Ne inshAllah me lejen e Allahut do t'ju paraqesim disa shkrime Islame per ate se çka thot feja Islame ne lidhje me kete feste...


Pabesimtarët, shoqëria e civilizimit përëndimor injorant, shpenzuan dhe pandalur po shpenzojnë dhe orvaten për prehjen e jetës së tyre dhe dominim e tyre mbi muslimanët, për fshirjen e akides – bindjes islame nga zemrat e tyre dhe t’i largojnë muslimanët nga e vërteta e jetës, sepse kjo bindje është e vetmja bindje fetare që i kërcenon të qënurit e tyre.
Ndoqën rrugë të ndryshme për ta realizuar këtë mision. Ndër më të suksesshmet, që edhe dominoi ishte MEDIA BOTËRORE, rrezultati i së cilës u shfaq për një kohë të shkurtër në bijat e muslimanëve, të cilët pasojnë përëndimin pabesimtar, të pakëndëshëm me fenë e tyre, dhe vlerat e tyre dhe bindjet e tyre.
Nga kjo u efektivizuan edhe adoleshentët muslimanë, të rinjë dhe të reja me ceremonin e ashtuquajturës “Festa e Shën Valentinit”, një kjo prej festave të pabesimtarëve, të cilët supozojnë përmes fesë së tyre se kjo është dashuri hyjnore. Ende kjo festë manifestohet në shtetët evropiane për t’i shfaqur emocionet “e sinqerta” ndaj rilindjës se historisë së dashurisë!
Për fat të keq, dëgjojmë se disa studente mulimane shkembejnë ëmbëlsira, lule, rroba të ngjyrës se kuqe në shenjë mikpritje të kësaj feste, e cila daton me 14 shkurt.
Mu nga ky shkak, na u obligua që t'i përbledhim mendimet dhe qëndrimet e dijetarëve ndaj kësaj dukurie ne mesin e muslimanëve
Thotë dijetari islam Ibën Tejmijjeh [Allahu e mëshiroftë]:
“Nuk lejohet për muslimanët që të përgjasojnë me ata (qafirat-pabesimtarët) në diçka që i veçon vetëm ata; në festa apo edhe të tjera. Nuk lejohet të bëhët gosti, e as të pastrohet, e as të ndizet zjarrë, e as t’i bihet defit, e as të gëzohen femijet duke iu blerë lojra apo dhurata, e as të shitet diçka që iu ndihmon atyre për t'u zbukuruar e dekoruar. Përfundimisht, nuk i takon muslimanit t’i veçoj ditët e festave të tyre, por në këto raste le të jenë ditët e muslimanit ashtu si ditët tjera, pa i dalluar e veçuar


Thotë Ibën Kajjim El-Xhevzijjeh [Allahu e mëshiroftë]:
"Përgezimet me rastin e ritualeve të pabesimtarëve që u takon vetëm atyre është e ndaluar rreptësisht. Psh. Të përgezohën me rastin e festave të tyre, apo agjerimit të tyre, tu thohet: "Me gëzime festën", "Urime këtë festë", e të ngjajshe me to. E nëse ai që e thotë këtë është në pelqim me mosbesimin (kufrin) e tij, kjo ështe prej haramëve, dhe i gjason sikur ta përgëzoj adhurimin e kryqit. Madje, kjo është mëkat më i madh dhe me e urrejtur tek Allahu (subhanehu ve teala) se sa t'i thojë: "Përgezime pirjen e verës", "Urime mbytjen e njerëzve" apo "Përgezime amoralitetin."



Thote Shejh Muhamed bin salih EL-Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ku dhe është përgjigjur si vijon:
“Manifestimi i festës së valentinit nuk lejohet. Kjo për shumë shkaqe, së pari: festa e cekur nuk ka bazë në sheriat dhe është prej bidatëve të shpifur, së dyti: festa e tillë thërret në dhashuri të rrugëve dhe në dëm, se treti këso llojë çashtjeve e preokupojnë zemrën me punë boshe. Nuk lejohet të tregohet në këto ditë ceremoni, pa marrë parasyshe, qoftë kjo dukuri në ushqim, rrobe, dhurata apo edhe të tjera. Muslimanit i takon të jetë krenar me fenë e vet. 05/11/1420 h.”



Thotë Shejh Xhibrini:
S`pari, nuk eshte e lejuar qe te festohet nje fest e atill e shpikur, sepse kjo eshte risi e re e shpikur (bidat) e cila nuk ka baza ne sheriat. Pra perfshihet ne hadithin e Aishes ( Allahu qoft i kenaqur me te), e cila tha se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoft mbi te) ka thene: "Kushdo qe sjell risi ne kete qeshtjen tone (p.sh. Islam) e cila nuk eshte pjes e tij, do ti refuzohet" - p.sh., do ti hudhet mbrapa atij i cili e shpiki.
S`dyti, kjo ka te beje me imitimin dhe te ngjarit pabesimtareve duke e respektuar ate qe ata e respketoin dhe te cilet i respketoin festivalet dhe festat e tyre, dhe ne imitimin e tyre ne disa prej praktikave fetare te tyre.Ne hadith thuhet, "Kushdo qe e imiton nje popull eshte njeri prej tyre."
S`treti, gjerat qe rrjedhin nga ajo, siq jane ndejat/zhurkat, lojrat, te kenduarit, muzika, paturpesia, mosperkatesia, zbulimi, zbulimi i papermbajtur, perzierja e meshkujve me femra, dhe paraqitja e gruas para jo-mahrremit (te huajit), etj, jane gjera ku te gjitha jane haram-te ndaluara apo jane rruge qe dergojn ne pamoral. Prandaj nuk do te arsyetohet me arsyen e rehatshmeris dhe argetimit, apo pohimeve se ata nuk do ti tejkaloin kufijt, per arsye se ajo nuk eshte ne rregull.
Ne keto baza, nuk eshte e lejuar qe te shiten keto dhurata dhe karanfila, nese e din se bleresi do ti festoi keto festa, apo do ti jape si dhurat apo do ti perdor per ti nderuar keto dite, ne menyre qe shitsi mos te marr pjes ne mekatin e atij i cili i bene keto akte shpikese. Dhe Allahu e dine me se miri.





Behu pjese e se mires dhe shperndajeni kete material per hir te Allahut
Allahu ju shperblefte me te mirat e Tij inshAllah
Wes-Selamu Alejkum we Rahmetullahi we Berekatehu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.rinia.forumotion.co.uk
 
Festa e shën valentinit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: