www.Rinia4umer.net

www.Rinia.forumotion.com
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 S’ka rëndësi nëse të dëgjojnë apo të kundërshtojnë, ti vazhdo misionin tënd!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimanja

avatar

Numri i postimeve : 97
Age : 33
Registration date : 26/11/2008

MesazhTitulli: S’ka rëndësi nëse të dëgjojnë apo të kundërshtojnë, ti vazhdo misionin tënd!   Fri Feb 13, 2009 6:16 pm

Motër nuk do të kisha mundur te ceki te gjitha arsyet që ti duhesh të jesh më krenarja, më e lumtura, po them vetëm një, ti je larg lumturise se vërtet absolute vetëm një sekond, mendo se Allahu është pranë teje (me dituri), Ai pret që ti drejtohesh e Ai të ketë ty ne Kujdesin e Tij më të sigurt. Ai, Ai është më i madhi!

Në vazhdim një tekst nga Avni Tafili, që besoj se do të ndihmoj edhe më shumë inshAllah.

“Dhe, vetëm te Zoti yt përqendro synimin!” – Kur’an, 94:8

Shkruan: Avni Tafili

S’ka rëndësi nëse të dëgjojnë apo të kundërshtojnë, ti vazhdo misionin tënd! Ti përmbaju udhëzimit të Zotit tënd, të mjafton Përkujdesja e Tij.

Njerëzit pësojnë! Ti mos pëso. Ti mos ua vër veshin.

Zemra ngurtësohet, syri thahet, vullneti shuhet, pengesat zgjerohen, njerëzit largohen, papërgjegjësia shtohet, të gjallët shurdhohen e verbohen. Ti, mos u lëkund! Qëndro, e mos paso njerëzit e dëshpëruar, njerëzit e paqëndrueshëm. Ata janë të vdekurit, ti je i gjallë. Ata s’janë për asgjë. Ata as Zotin e tyre nuk e besojnë bindshëm. Le t’i humbin shpresat për ngadhënjim, ty le të të mjaftojë besa e Zotit tënd; mos u lëkund, mjafto duke qenë i mbështetur në Zotin e qiejve e të tokës e çka në to.

Njerëzit le të rrëzohen, ti mos u rrëzo. Njerëzit le të përqeshin e le të tallen, ti qëndro serioz; njerëzit le t’i mashtrojë epshi, ti mos iu dorëzo; njerëzit le të jepen pas dokeve të tyre shpresë-ngrënëse, ti qëndro i palëkundur! Njerëzit kanë prirje të dyshojnë, të jenë të dobët, e të ngutshëm; por ti, kurrsesi, të mos bëhesh pre e tyre, e as të mos hysh në grupin e tyre; ata janë të pashpresë, nuk dinë të mendojnë, ti mos humb shpresat, ti vazhdo të mendosh për të ardhme të ndritshme.

Papërgjegjësia! Ti ji i përgjegjshëm. Të pashpresët! Ti ruaje shpresën në Zotin tënd. Përtacët! Ti mos ji përtac. Papuna! Ti vepro. Patjetër! Prapë, patjetër! Njerëzit që janë të lidhur fortë për Zotin e Gjithëpushtetshëm janë ngadhënjyesit, jo të tjerët, ty të takon trashëgimia, ty të takon fitorja. Le të flasin njerëzit ç’të duan, ty të është premtuar ndihma, e je duke u ndihmuar, përderisa ti nuk pason epshin dhe hamendjen e të tjerëve, por je i kapur fortë për Zotin tënd.

Njerëzit pësojnë! Ti mos pëso. Ti mos ua vër veshin. Njerëzit e këtillë gjithnjë kanë ekzistuar, ti luftoje cytjen e tyre. Ata cytin për dëshpërim e dorëzim, por ti s’ke pse të dyshosh ndaj ndihmës dhe ngadhënjimit, që shpejtë edhe të tjerët medoemos do ta kuptojnë. Ti mbaje flamurin e krenarisë, flamurin e shpresës së fortë, të ndoqën apo s’të ndoqën, herët a vonë, ti je i pari, ti je shembulli, je modeli, ndaj të tillëve edhe krijesat e qiejve bëjnë lutje për ndihmë e ngadhënjim!

Kur takohesh me njerëz, le të thonë ç’të donë, ti mbaj qëndrim! Ti përballu me padrejtësinë. Ti përballu ndaj të pavërtetës. Mos lejo të depërtojë në ndërgjegjen tënde viktima e djallit! Ti këshillo, e qorto, por kurrsesi mos lejo të ndikohesh nga i keqi dhe të keqja. Ji krenar, mburru me fuqinë! Ti je i pamposhtur, sado të tjerët të mendojnë se ti je dështak, ëndërrimtar, por ty të mjafton zgjimi, ndërgjegjja, përpjekja! Ti mund të jesh i zgjedhuri. Ti mund të jesh i dalluari. Ti mund të jesh shkaku, që tjetri, të ndryshojë e të përmirësohet.

Hapi krahët, sikur një shpend! Fluturo në tokën e Zotit tënd. Vështro argumentet e Tij. Shiko sesi njerëzit jetuan, çka bënë, si ndryshuan e si u përmirësuan, po edhe si popuj tjerë devijuan dhe u shkatërruan. Fluturo me ndërgjegjen tënde, e noto në vetëdijen e njerëzve, e zbulo botën e tyre, e ndje përgjegjësi për t’i zgjuar e për t’i përmirësuar. S’ka rëndësi nëse të dëgjojnë apo të kundërshtojnë, ti vazhdo misionin tënd! Ti përmbaju udhëzimit të Zotit tënd, të mjafton Përkujdesja e Tij. Ngadhënjimi e suksesi është në duart e Tij.

Mos hesht, kur të tjerë dobësojnë të tjerë. Fol e mos rri duarmbledhur! Ngri kokën, e mos u turpëro. Lufto e mos u dorëzo! Fushëbeteja është për të gjallët, të pavdekshmit në zemrat dhe shpirtrat e tyre. Ata janë që jetojnë në pushtetin e Zotit të tyre. Ata janë të pathyeshmit. Koha! Nuk vepron kundër njerëzve të pathyeshëm, por kundër të papërgjegjshmëve. Ti je ai që çan, e dallon! Jo çka të tjerët kohës ia veshin. Për ty koha punon!

Nuk i sheh njerëzit sesi janë dehur në papërgjegjësinë e tyre; a nuk i sheh sesi janë zhytur në errësirën e pavetëdijes së tyre! Por ti, jo! Ti qëndro e mos u lëkund. Çkado që ndodhë, është e caktuar të ndodhë, ndërsa ti vepro, e lufto, në rrugën e Zotit dhe udhëzimit të Tij qëndro e mos u lëkund!

Vërtetë ndihma e fitorja i takon robërve të palëkundshëm e të sinqertë të Allahut subhanehu ve teala!

Ve-l-hamdu lilahi rabbi-l-alemin
__________________

Kurani të nxjerrë nga errësirat e të udhëzon në Dritë! Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili Krijoi (çdo gjë) Kaptina 96
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.rinia.forumotion.co.uk
 
S’ka rëndësi nëse të dëgjojnë apo të kundërshtojnë, ti vazhdo misionin tënd!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: