www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Tallej me ezanin por çfare i ndodhi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Tallej me ezanin por çfare i ndodhi Empty
MesazhTitulli: Tallej me ezanin por çfare i ndodhi   Tallej me ezanin por çfare i ndodhi EmptyFri Oct 17, 2008 1:06 am

Ky eshte tregimi i nje shoku tim.
Per Zotin! Ky shoku im nuk falej perveq kur ishte me mua nga turpi prej meje e jo prej Zotit te vet, i Lartemadheruar Qofte Ai.
Ndersa kur ishte ne shtepine e vet vepronte ashtu sic i tekej, falej kur mundej ndersa kur ishte i zene nuk falej fare.
Jeta e tij ishte gjume diten ndersa naten e kalonte duke bere haram dhe duke shiquar filma.
Nje dite ndejti deri vone duke e degjuar "idolin"(kengetaren) e tij,muziken e se ciles e degjonte cdohere para se te flinte.
Kur ja nje ze e kaploi- mbushi vendin dhe ja ai ishte zeri i ezanit.
Thote:Pasha Allahun! Para pak castesh i mbylla syte,ndieva Vallahi sikur ezani te ishte nje ore.
Thote:Me shkoi gjuha e thashe:Nuk eshte koha e kesaj zhurme-bezdisje tani.
Thote:Ah sikur mos te me shkonte gjuha (e te mos e thoja ate fjale) sepse une pagova shtrenjte cmimin e atyre fjaleve.
Pasha Allahun s.w.t cmimi i tyre qe shume i shtrenjte.
Thote: Pas tyre ndieva nje bëzitje (zhurme te lehte) ne veshet e mi ,qe nuk ia vura veshin shume (nuk me interesoi shume)
Pastaj fjeta pa u falur,fjeta, por Ai qe e degjon te fshehten dhe sekretin me degjoi mua,Ai- Qofte i Madheruar- nuk flen.
"A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën mes tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tonë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.(Zuhruf 80).
U zgjova sic e kisha zakon dhe zbrita poshte tek familja,te cilet i shiqoja duke folur.
Por,Pasha Allahun, nuk degjoja se cfare po thonin,iu thashe duke u tallur me ta: Po cfare keni qe flisni pa zë ?!
Ngritni zerat tuaj,thote duke u tallur,ende vazhdoja te luaja me ta ( te beja shaka).
Ende nuk e kuptoja se ceshtja ishte ekzekutuar ne qiell,qe ketij te dobti t'i mirret shqisa e te degjuarit dhe une nuk do te ndieja asnje fjale me pas atij ezani
Vallahi u binda pas ketij rasti se Allahu eshte i Madh...
Erdhi tek une ky shok imi ne nje forme tjeter,kishte kohe qe ishte ndare prej meje,me erdhi me (ca) letra
U cudita!M'i tregon fletat ndersa gjendja-forma e tij kishte ndryshuar,e nxorri raportin mjekesor ne te cilin vertetohej se ky e kishte humbur shqisen e te degjuarit dhe se nuk ka asfare shprese per te degjuar me,perveq nese deshiron Allahu s.w.t. Operacioni per te vendosur mjetin degjues vetem ne veshin e djathte i kushtonte 100.000 rijale.
Me ka treguar per problemet e tij gjate dy viteve te kaluara,thote:Pasha Allahun! Te gjithe shoket me kane braktisur,udhetoja me ta e beja plane , tere kohen time e kaloja me ta , me braktisen te gjithe,asnjeri prej tyre madje as nuk me vizitoi asnjehere,fillova te mos dale prej shtepije…Thote: Me kaploi-nenshtroi kjo qe eshte gjendja ime(shurdhesia),gjate kohes se saj kam ndier nje ngushtim shpirteror qe vetem Allahu i Lartemadheruar e din ,nje pikellim te rende,saqe,pasha Allahun,kam menduar disa here t'a vari veten ne litar...
Ndoshta nuk me beson, por betohem ne Allahun se deshiroja shume sikur te isha lindur i shurdher (sepse) se paku do te kisha shoke qe do te me kuptonin me gjeste (me duar) dhe do t'i kuptoja me gjeste.
Mbeta ne shtepi i ulur duke e lexuar Kur'anin,me beri te qaje ajeti" Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë…(Ali Imran 191)
Ja kjo eshte gjendja ime ,fillova t'a lus Allahun duke ndejtur-qendruar dhe para se te fleje: O Allah,O Allah…
Me thote personi: Shejh kam problem (tjeter), dua te pyes per namazin,kur te them Amin?
Thote: E afroja krahun-lleren time afer personit qe ishte afer meje,ne menyre qe kur te ngritet t'a dije se ka thene Imami "Allahu Ekber".
Fillova qe bindshem te ndieje se Allahu eshte i Madherishem dhe se Ai me ka degjuar mua ate dite kur nuk me ka degjuar askush.
Me falenderimin e Allahut s.w.t, pas atyre mundimeve te shumta , i eshte vendosur mjeti degjues ne vesh ne nje spital te vecante ne Rijadit.Fale ndihmes se Allahut s.w.t operacioni ishte i suksesshem.


Perktheu dhe pershtati ne gjuhen shqipe: Sedat Islami
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Tallej me ezanin por çfare i ndodhi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tallej me ezanin por çfare i ndodhi...
» Cfare jane Acnet?
» Cfarë duan prej gruas?
» Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: