www.Rinia4umer.net

www.Rinia.forumotion.com
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Zbulohet vaksina kundër kancerit të gjirit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Zbulohet vaksina kundër kancerit të gjirit   Fri Oct 17, 2008 2:32 am

Nju-Jork, 21 prill (MIA) - Shkencëtarët amerikanë më në fund kanë zbuluar vaksinën kundër kancerit të gjirit E75. Kjo vaksinë ka zvogëluar dukshëm rrezikun nga kthimi i sëmundjes për pacientët të cilët kanë përqindje të madhe të proteinës HER2/neu.


Ky lloj i kancerit të gjirit, i cili përbën rreth një të katërtat e të gjitha rasteve, është më i rrezikshëm se të gjitha llojet tjera të sëmundjes. Në grupin e të sëmurëve të tillë, vaksina ka zvogëluar vdekshmërinë për 50 për qind. Ndërsa lajme edhe më të mira janë se vaksina ka zvogëluar vdekshmërinë për 100 për qind tek gratë me kancer të gjirit dhe me shprehje të ulët apo më të lartë se të mesme të HER2/neu.

"Tani kemi diçka për të cilën gjë mendojmë se ka efekt tek shumica e grave me kancer të gjirit, për të cilat aktualisht nuk ka përkujdesje të mjaftueshme", ka thënë George Peoples, një nga autorët e hulumtimit i cili do të paraqitet në takimin e sivjetmë të Shoqatës Amerikane për Hulumtimin e Kancerit në San Diego. "Gjithashtu, ajo përballohet shumë mirë, si vaksina kundër gripit".

Profesori Peoples është udhëheqës i onkologjisë kirurgjike në qendrën ushtarako-mjekësore "Brooke" në San Antonio dhe udhëheqës i programit për zhvillim të vaksinës kundër kancerit në Institutin ushtarako-mjekësor amerikan.

Doktori Geroge Peoples aktualisht zbaton fazën e tretë të testimeve klinike. Kjo vaksinë stimulon sistemin imun që të njohë qelizat e kancerit si të huaja, ndërsa qëllim ka që të ndalojë kthimin e sëmundjes tek gratë të cilat njëherë janë shëruar nga kanceri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.forumotion.co.uk
 
Zbulohet vaksina kundër kancerit të gjirit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: