www.Rinia4umer.net

www.Rinia.forumotion.com
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Tuberkulozi, Terapia me hormone

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Tuberkulozi, Terapia me hormone   Fri Oct 17, 2008 2:45 am

Një studim tregon se turbekulozi rezistent ndaj antibiotikëve po bëhet një problem në rritje në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat tregojnë se personat me këtë lloj turberkulozi rrezikohen nga vdekja 4 herë më shumë se sa ata persona që vuajnë nga turberkulozi i zakonshëm i cili mund të trajtohet me antibiotikë.

Turberkulozi, që në Shtetet e Bashkuara thuajse ishte zhdukur, tani është kthyer në një sfidë për punonjësit e shëndetësisë. Tuberkulozi rezistent ndaj ilaceve, thone ata, ndeshet me shpesh tek emigrantet e ardhur rishtaz nga vendet ne zhvillim, cka terthorrazi ncjerr ne pah nevojen e ketyre vendeve per permiresimin e kushteve mjekesore e te shendetit.



Doktor Korder vrojton radiografinë ku shihen shenjat e mikrobit të turberkulozit që ka prekur mushkritë e pacientit. Sëmundja kryesisht trajtohet lehtë me ilaçe, por këta pacientë janë prekur nga turberkulozi që u reziston ilaçeve. Kjo e bën trajtimin të vështirë dhe sëmundjen të rrezikëshme.

Doktor Reuben Graniç thotë se për këtë lloj turberkulozi, kura me një numër ilaçesh zgjat deri në 2 vjet. Marrja e ilaçeve të shumta e për një kohë të gjatë ka raste që dëmton organizmin dhe gjithashtu është tepër e kushtueshme nga ana financiare.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, doktor Granic dhe kolegët e tij pranë qëndrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve analizuan 38 mijë raste sëmundjesh të tilla që janë shfaqur në Kaliforni gjatë 10 vjetëve të fundit. Ata panë se rreth 2 përqind e këtyre rasteve ishin të llojit të turberkulozit rezistent ndaj ilaçeve. Doktor Graniç thotë se 1 deri dy përqind mund të duket shifër e ulët, por duhet patur parasysh se secili prej këtyre rasteve mund të jetë 100 herë më i vështirë për të kuruar, sesa turberkulozi normal.

Tuberkulozi rezistent ndaj ilaçeve përftohet zakonisht kur një pacient i prekur nga ky mikrob nuk e përfundon kurën fillestare me ilaçe, ose kur një person i prekur me turberkuloz reziztant kollitet hapur dhe në këtë munyrë infekton personin në kontakt ose që e ka pranë.

Sipas doktor Graniçit shumë prej rasteve me turberkuloz rezistent ndaj ilaçeve ndeshen tek personat që kanë lindur jashtë Amerikës. Ky është edhe një tjetër argument i fortë për nevojën e trajtimit më të mirë të tuberkulozit veçanërisht në vendet në zhvillim. Doktor Graniç thotë se mënyra më e mirë për parandalimin e tuberkulozit rezistent ndaj ilaçeve është analizimi i pacientit për të parë nëse ai ose ajo ka qënë prekur më parë nga kjo sëmundje, por nuk është kuruar si duhet. Në këtë klinikë, mjekët përdorin edhe mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të terapisë, për të siguruarb që pacienti merr çdo ditë ilaçet dhe vazhdon marrjen e tyre deri në përfundimin e plotë të kurës. Kjo, thonë ata, është një mënyrë për parandalimin e turberkulozit rezistent ndaj ilaçeve.



Terapia me hormone

Shkencëtarët prej kohësh kanë shtruar pyetjen se çfarë ndodh me simptomat e menopauzës tek grate pasi ato ndërpresin terapinë me hormone. Një studim i ri nxjerr në pah rikthimin e këtyre simptomave. Në vitin 2002, një studim në shkallë të gjërë tregonte se gratë që i nënshtroheshin kesaj terapie rrezikoheshim nga kanceri i gjirit dhe sëmundjet e zemrës. Për këtë arsye, shumë gra që përdornin një terapi të tillë për të lehtësuar simptomat e menopauzës hoqën dorë prej saj.

62 vjeçarja Beverli Fisk merr ilaçe për forcimin e kockave. Më parë ajo merrte hormone për këtë qëllim dhe për ta ndihmuar atë në përballimin e simptomave të menopauzës. Por kur mësoi se hormonet shtonin rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundje të zemrës, Beverli hoqi dorë prej kësaj terapie.

Pas disa kohësh, simptomat u kthyen përsëri, fytyra me bëhej me pulla të kuqe dhe natyra emocionale më ndryshonte shpesh e pa ndonjë arsye.

Sipas studimit, rikthimi i shenjave të tilla është vënë re edhe tek shumë gra të tjera.

Mjekja Judith Ockene dhe kolegët e saj pranë shkollës mjekësore në Masachusets shqyrtuan rastet e rreth 8 mijë grave, 50 përqind ishin trajtuar mesatarisht për 6 vjet me hormone dhe 50 përqind ishin trajtuar me ilaçe të tjera. Tek gratë që kishin patur simptoma të menopauzës para se të fillonin marrjen e hormoneve, rreth 55 përqind panë rikthimin e simptomave pasi ndërprenë terapinë me hormone, krahasuar me kthimin e simptomave tek vetëm 21 përqind e grave që kishin marrë ilaçe të tjera për të njëjtat smptoma.

Mjekja Ockene thotë se një gjë e tillë tregon se tek disa gra këto simptoma janë të pashmangëshme dhe se terapia me hormone ndoshta vetëm vonon shfaqjen e tyre, sepse pas ndërprerjes së terapisë këto simptoma do të rishfaqen.

Studimi tregon se simptomat kishte më gjasa të rishfaqeshin tek gratë më të reja se sa ato më të moshuaarat. Gratë që merrnin hormone gjithashtu provonin më shumë dhimbje dhe vështirësi kur ato ndërprisnin marrjen e tyre. 62 vjeçarja Beverli Fisk thotë se fuqia e kockave të saj është përmirësuar dhe megjithëse nuk merr ndonjë ilaç kundër afshit të nxehtë apo djersitjeve gjatë natës , këto simptoma duket se po bëhen gjithnjë e më të lehta. Duket se këto simptoma janë pjesë e natyrës sonë, thotë kjo zonjë e moshuar. Gjithashtu gjatë studimit, shkencëtarët i pyetën gratë se çfarë rruge ndjekin për lehtësimin e simptomave të menopausës, në se jo me hormone. Ato thanë se marrja e lëngjeve, ndryshimi i dietës, ushtrimet fizike i ndihmuan ato në mbi 80 përqind të rasteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.forumotion.co.uk
 
Tuberkulozi, Terapia me hormone
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: