www.Rinia4umer.net

www.Rinia.forumotion.com
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Gratë po infektohen më shumë se burrat nga SIDA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Gratë po infektohen më shumë se burrat nga SIDA   Fri Oct 17, 2008 2:46 am

Gratë po infektohen më shumë se burrat nga SIDA

07-07-2005



Udhëheqësit e vendeve kryesore të industrializuara janë përgatitur të diskutojnë kërcënimin që përbën SIDA, sëmundje që po përhapet me një ritëm më të shpejtë se sa përpjekjet për ta ndalur atë. Një raport i kohëve të fundit tregon se më shumë gra se burra po infektohen nga virusi i SIDA-s.

Mjeku Thomas Quinn ka bërë kërkime për virusin HIV gjatë 25 vjetëve, virus që shkakton SIDA-n. Ai punon në Fakultetin e Mjeksisë të universitetit Johns Hopkins në Baltimorë të Merilandit, ku laborantët bëjnë analiza me virusin e gjallë të SIDA-s.

Në muajin qershor, Dr. Quinn botoi një studim që dëshmon për një prirje alarmuese.

“Në qoftë se shikohen problement shëndetësore nëpër botë, vihet re se gratë janë të prekur më shumë nga sëmundjet ngjitëse, dhe një prej më seriozeve është SIDA”.

Studimi i Dr. Quinit tregon se në Afrikën nën-Sahariane, 60 përqid e 28 milionë banorëve të prekur nga SIDA janë gra.

Në Karaibe, gratë përbëjnë 50 përqind të atyre që janë prekur nga virusi HIV, ndërsa në Amerikën Latine një e treta e atyre të prekur nga virusi HIV janë gra.

“SIDA është përhapur kaq shpejt gjatë 25 vjetëve të fundit dhe ka mbërritur në një pikë që po e tejkalon numrin e rasteve të prekjeve tek burrat në vendet në zhvillim”.

Dr. Quinn thotë se gratë janë më të predispozuara të infektohen nga SIDA për shkak të formimit të tyre biologjik dhe statusit social.

“Të gjithë parametrat sociologjikë sëbashku me formimin biologjik i bëjnë gratë më të pambrojtura ndaj epidemisë së virusit HIV”.

Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se numëri më i madh i infektimeve nga SIDA janë mes grave.

Nga ana e saj, Organizata e Kombeve të Bashkuara paraljmëron se duhen më shumë fonde për të luftuar epideminë e SIDA-s nëpër botë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.forumotion.co.uk
 
Gratë po infektohen më shumë se burrat nga SIDA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: