www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Konferenca e parë në luftën kundër kancerit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Konferenca e parë në luftën kundër kancerit Empty
MesazhTitulli: Konferenca e parë në luftën kundër kancerit   Konferenca e parë në luftën kundër kancerit EmptyFri Oct 17, 2008 2:46 am

Konferenca e parë në luftën kundër kancerit

14-06-2005



Mjekë dhe studiues nga 17 organizata shkencore mbi kancerin u mblodhën kohët e fundit në Houston për konferencën e parë vjetore të institucioneve si-motra të zhvilluar në kompleksin mjekësor të Universitetit të Teksasit. Siç njofton korrespondenti Greg Flakus, ekspertët i bashkonte synimi për të gjetur kurime për sëmundjen vdekjeprurëse:

Disa nga zhvillimet më të rëndësishme teknologjike në kurimin e kancerit ishin ekspozuar në Qendrën Mjekësore Anderson. Pjesëmarrësit në konferencë patën rastin të vizitojnë mjediset e terapisë me proton, e cila ende nuk është futur në funksionim. Pajisje gjigande do të shërbejë për të asgjësuar qelizat kanceroze të pacientit, pa dëmtuar indin e shëndetshëm përreth. Edhe specialistë nga Azia, Amerika Latine dhe Evropa kishin sjellë përvojën e tyre.

Nën-presidenti i Programeve Ndër institucionale i Qendrës për Kancerin, Dr. Thomas Brown, thotë se pikërisht ky shkëmbim përvoje është thelbi i programit: "Me përpjekjet e bëra kemi arritur të identifikojmë një numër institucionesh që kanë synime të ngjashme si ne dhe që përfaqësojnë qendra të njohura arsimore, kërkimore dhe kuruese në vendet e tyre, të angazhuara në mjekimin dhe studimet mbi kancerin, të cilët janë të interesuar në një metodë kurimi që bazohet tek kërkimet studimore".

Një pjesëmarrëse entuziaste ishte Brigette Ma, profesore e Onkologjisë në Universitetin e Hong Kongut në Kinë: "Kam besim në vizionin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Mendoj se ky është çelësi për zgjidhjen e misterit të kancerit. Mendoj se e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë sfidë është bashkëpunimi dhe shkëmbimi i njohurive. Një ndër arsyet përse kanceri është një sëmundje kaq e vështirë për t’u luftuar, është fakti që kemi të bëjmë me shumë sëmundje të përfshira me një emër të vetëm".

Realiteti ndërlikohet më tej kur kujton se disa tipe kanceri janë më të përhapura në disa pjesë të botës. Dr. Brown thotë se studimi i këtyre dallimeve është me rëndësi jetike: "Në botën e sotme ku ka një lëvizje dhe emigrim kaq të madh njerëzish, është e rëndësishme të kuptojmë dallimet që shfaqin popullata të ndryshme".

Dr. Brown thotë se pikësynimi i punës studimore është shpikja e mjekimeve që të përshtaten për individë të veçantë: "Kemi përjetuar një revolucion mjeksor në procesin për të kuptuar se si një ind normal kalon nëpër një proces që përfundon me shndërrimin e tij në ind kanceroz. Tani që kuptojmë këto etapa ne mund të fillojmë të përshtasim mjekimet kundër kancerit me tiparet individuale të pacientit".

Duke pasur parasysh këtë pikësynim, Qendra kundër Kancerit, Anderson, po përpiqet të vendosë marrëdhënie simotërzimi me institucione të tjera kundër kancerit në mbarë botën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Konferenca e parë në luftën kundër kancerit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet vaksina kundër kancerit të gjirit
» Me ujë kundër rrudhave
» Kunder Sulm Programe
» Zbulohet bar i ri kundër kancerit të prostatës
» Strategjitë kundër alkoolit dhe duhanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: