www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 A ka fjal me te bukur se Durimi ??

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

A ka fjal me te bukur se Durimi ?? Empty
MesazhTitulli: A ka fjal me te bukur se Durimi ??   A ka fjal me te bukur se Durimi ?? EmptyFri Oct 17, 2008 1:35 am

Paramendoni një shoqëri me shumë individë të durueshëm dhe falëminderuesish, dhe një tjetër, ku padurimi është gjella kryesore në jetën e tyre të shkurtë. Sigurisht që do të ndjenit mungesë të të shprehurit dhe të përqafuarit të idesë së durimi është jetë. Po , po , durimi është jetë ndriçuese e njeriut e cila shëndërritë nëpër qiej dhe thellohet në brendinë e zemrës së tij.Kolosët e diturisë dinin ta vlerësojnë këtë fenomen i cili zhgënjen djallin e mallkuar dhe e gëzon zemrën e individit dhe të shoqërisë. Goditja më e fortë e besimtarit ndaj Djallit të mallkuar është durimi.
Njëri nga gjenerata e parë e muslimanëve gjatë ligjërimit ( hutbes) së ditës së Bajramit kishte thënë:” Ju jeni si lulja , e njerëzit e tjerë si pluhur. Njerëzit endin , e ju visheni; njerëzit japin , e ju merrni; njerëzit prodhojnë , e ju i shfrytëzoni; njerëzit mbjellin , e ju ushqeheni.”( Më gjërësisht shih në librin: Premtimi për durimtarët , Ibën Kajjim el-Xhevzije , fq.193).
A nuk pati të drejtë ky imam që iu drejtua xhemmatit të tij në këtë formë? Po , sikur të falëminderonim për të mirat e panumërta që Zoti na ka dhënë dhe sikur të duronim gjatë sprovave a nuk do të ishte më mirë dhe a do ta humbnim udhëheqjen tonë në këtë botë? Durimi është sfidë për individin i cili nuk dinë gjë përveç pesimizmit të tij të tepruar. Ai , pra durimi e bënë të pjellshme idenë e sakrificës në zemrën e tij , e krijon një molekulë plus në brendinë e tij dhe e bënë formë reflektuese në individët tjerë përmes tij. Shiko se sa i mëshirshëm është Zoti yt i cili të dha rrugën e fitimit të xhennetit. Sikur vërtet të mendoje me kokë , të logjikoje dhe të meditoje rreth ajeteve kur`anore dhe krijesave të Zotit do të arrije në një përfundim të mahnitshëm. Nuk ka asnjë segment i jetës së njeriut e të mos jetë i vulosur me durimin.

Thotë All-llahu në Kur`an: “Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.”
( Asr:2-3)

Klasifikimi i saktë i All-llahut xh.sh. mahnitë të gjitha krijesat në rruzullin tokësor. Njeriu në humbje të sigurtë... edhe pas këtij ajeti dyshon që njeriu nuk mund të jetë në humbje të sigurtë? Po , All-llahu a i humb durimtarët , ato që këshilluan për të mira , që vulosën durimin në shpirtërat e tyre dhe që iu përmbajtën të vërtetës. Si mund t`i të ekzistosh pa All-llahun xh.sh. , i padurueshëm , i papërmbajtshëm dhe euforik , kur të gjitha të mirat e panumërta vijnë nga ana e Furnizuesit të botrave. Ty t`u kanë verbëruar sytë dhe ende po vazhdon me padurimin tënd duke kërkuar begati të panumërta në një rrugë të gabuar dhe të devijuar. Këmbët e tua dhe duart tua që t`i fali Zoti i gjithësisë po shkelin në thyerjen e urdhërave të Tij , a nuk e meriton t`i ndëshkimin? Dhe prap Zoti është falës dhe mëshirues i madh. Të gjitha gabimet t`i falë , ta hapi edhe derën e pendimit , derën e sinqeritetit , frikës , rrespektit. Por , t`i përshkruash shok Atij , atëherë sigurt do të jeshë në një humbje të sigurtë. O t`i që ke humbur durimin në fatkeqësi , a ke harruar fjalën e All-llahut xh.sh. i cili thotë në Kur`anin Famëmadh:

“All-llahu i do durimtarët.”( Ali Imran: 146)

Apo ndoshta je i dashuruar në epshet dhe dëshirat e panumërta të tyre të cilat të thërrasin në këtë rrugë të frikshme dhe të devijuar? Ah , sa të mjerë janë ata që kanë sy dhe nuk shikojnë , që kanë veshë dhe nuk mendojnë mbi përgjegjësinë e veshëve që kanë për to , kanë këmbë dhe nuk falëminderojnë... E sa njerëz Zoti i krijoi pa sy , të shurdhër , të çalur , invalid dhe prap ato po sodisin në rruzullin tokësor sa miliona të tjerë të bukur dhe me konstrukt të mirë në trup. Paramendo Ejubin a.s. , sëmundjen e tij , fatkeqësinë e tij në familje , ndërsa ai i durueshëm priti shpërblimin dhe zbardhjen e çështjes së tij nga ana e All-llahut xh.sh. Po , sikur të harronim sprovat që neve na ndodhin në jetën tonë të përditshme , atëherë duhet të mërzitemi , sepse Zoti sprovon besimtarët me qëllim që të shoh dashurinë e tyre ndaj Tij dhe të matë aplikimin e durimit në jetën e robit të Tij.
Nuk ka dyshim se besimtarët përveç Djallit të mallkuar armiq kanë edhe ushtrinë e tij në mesin e njerëzve të cilët për çdo ditë dhe për çdo sekondë po thërrasin në intuitën e tyre të mallkuar drejtë devijimit të besimtarëve.

All-llahu tha në Kur`an:” Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron ajo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t’u dëmtojë aspak. Eshtë e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.” ( Ali Imran:120)

All-llahu kërkon nga ne që të jemi të durueshëm poqese dëshirojmë fitore në këtë botë dhe shpërblim në botën tjetër. Dinakëritë e armiqve të besimtarëve do të mund të përballohen vetëm me durimin tonë , dhe me ndihmën e All-llahut ne do të jemi fitimtar.

A nuk tha Antari në poezinë e tij:

“ Ishte e brengosur , por durimtare- andaj e lirë
E fortë kur shpirtërat e frikësuar prej të tjerëve ndihmë kërkojnë.”
( burimi i njejtë:fq.23)

E poeti tha:

“ O shërbëtor i trupit , sa i pafat që je më këtë shërbim!
Shpirti , e jo trupi të bën njeri.”
(burimi i njejtë:60)

Dhe poeti tjetër tha:

“ E duroi durimin derisa durimi kërkoi ndihmë,
E ai i tha durimit bëj durim.”
( burimi i njejtë: 75)...

Pas gjithë kësaj të lutem më thuaj , a ka fjalë më të bukur se durimi???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
A ka fjal me te bukur se Durimi ??
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një rrëfim mbi dashurinë më të bukur ndërmjet dy njerëzve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: