www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Çka është depresioni

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Çka është depresioni Empty
MesazhTitulli: Çka është depresioni   Çka është depresioni EmptyTue Oct 21, 2008 6:49 pm

Depresioni – një sëmundje gjithëtrupore

Çka është depresioni?

Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme. Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative.

Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëria.



Shumë persona depresiv kanë ndjenja faji dhe mendime, ide të mëkatimit, të cilat mund të ngriten deri në gjendje delusive. Flasim edhe për detyrim të brengosjes, sepse detyrimisht mendohet përherë rreth mendimeve të njëjta negative. Pengesat në gjumë në njërën anë shprehen në vështirësi për të fjetur, në një sjellje të penguar të fjetjes pa ndërprerje me zgjuarje të përsëritur dhe në anën tjetër me zgjuarje të hershme.



Për këtë arsye gjumi përjetohet si i pamjaftueshëm dhe shumë sipërfaqësor dhe në mëngjes nuk sjell freskim e as çlodhje. Madja mëngjesi është shpesh koha më e keqe për pacientët depresiv, pasi që kryesisht në mëngjes ata ndihen veçanërisht shumë keq. Kah dreka gjendja mund të përmirësohet dhe në mbrëmje të jetë relativisht e durueshme. Kjo ndjenjë veçanërisht e mjerueshme në mëngjes pas zgjimit psikologët e quajnë “ulje e mëngjesit.”



Çka nuk janë depresionet ?



Duhet patur kujdes, sepse jo secili disponim i pikëlluar do të thotë se është depresion. Depresionet dallohen nga pikëllimi ashtu që depresivët janë të paaftë që të gëzohen rreth diçkaje dhe kanë edhe vështirësitë më të mëdha të marrin vendime. Shpesh nuk munden për asgjë më të vendosin dhe qysh në mëngjes nuk dijnë se a duhet të ngriten apo të qëndrojnë të shtrirë.



Ky dallim mes pikëllimit dhe depresionit mund të vërehet, nëse mirret pjesë në një varrim si person relativisht pak i prekur nga rasti i pikëllimit. Nganjëherë përjetohet që farefisi i afërt pranë varrit gati ligështohen, mirëpo një orë më vonë gjatë drekës së përmortshme kur flitet për jetën e të vdekurit e ndoshta kur dikush madje tregon edhe një anekdotë nga jeta e të vdekurit, atëherë farefisi mund të buzëqeshin, ndonjëherë madje edhe të qeshin.



Kjo për depresivët e rëndë nuk do të ishte e mundshme. Ata nuk do të ishin në gjendje të ndiejnë gëzim apo kënaqësi. Përderisa depresivët kryesisht nuk mund të vendosin, tek të pikëlluarit përjetojmë që kohë të shkurtë pas rastit të pikëllimit mund të marrin vendime befasisht të shpejta dhe të qarta. Një njeri i pikëlluar mundet edhe të argëtohet, ndërsa një njeri i depresionuar rëndë nuk mundet.



Cilat janë simptomet e depresionit?



Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh të simptomeve, të cilat mund të jenë emocionale, fizike, motivacionale, si dhe kogntive.

Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë. Pra, personat që vuajnë nga depresioni mund:





· të ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës

· të kenë mërzi, ndjenjë urrejtje, të jenë gjithmonë nën tension

· ndjenjë e të qënurit të pavlerë dhe të padobishëm

· të kenë mungesë të vetësigurisë

· të jenë të angazhuar me mendime negative / pesimiste

· të ndjehen të ngurrosur, ndjenjë zbrazëtie dhe të dëshpruar

· të fajsojnë vetëvetën dhe të ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë

· kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime

· të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm

· ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh. vështirësia për te fjetur, zgjimi herët, ose fjetja e tejzgjatur

· ndryshim në mënyrën e ngrënies: hajnë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hajnë mirë dhe humbin peshë

· nuk kënaqen me aktivitete

· të humbin interesimin për marrëdhënie seksuale

· pinë më shumë se zakonisht cigare, alkohol dhe përdorin droga të tjera

· kanë zvogëlim të energjisë (kanë ndjenjë të humbjes së energjisë)

· ulje ose humbje e interesit në aktivitetet normale të përditshme

· kanë ndjenjë e të qënit të lodhur gjithmonë

· shkëputen nga të tjerët (vetëizolohen), në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje

· kanë mendime të shkreta dhe pesimiste

· kanë ose kryejnë akte të vetëlëndimit apo vetëvrasjes (suicid)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Çka është depresioni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cka eshte Depresioni dhe si ti shmangemi?
» C'eshte psikologjija?
» C'eshte filozofia??
» Gënjeshtar Pesë Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHËM TË LEXOHET!
» HIXHABI ËSHTË BAMIRËSI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Filozofi & psikologji-
Kërce tek: