www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Që fëmijët tanë mos të bëhen fajtorë nesër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Që fëmijët tanë mos të bëhen fajtorë nesër Empty
MesazhTitulli: Që fëmijët tanë mos të bëhen fajtorë nesër   Që fëmijët tanë mos të bëhen fajtorë nesër EmptyFri Oct 24, 2008 7:30 am

Nëse nuk i bëni këto, mos u çuditni nëse një ditë fëmija juaj mund të ulet në karrigen e fajtorit.




Që fëmijët tanë mos të bëhen fajtorë nesër Chilis8





Prindërit duhet të punojnë me fëmijët që t’iu formojnë atyre identitet dhe personalitet sipas normave të drejta morale.

Më poshtë po i përmendim disa këshilla:

1. Mos thoni se janë të vegjël, sepse edukimi fillon që në djep.



2. Mos i lejoni kurrë të gënjejnë!

3. Mësojini ata që të ndihmojnë të tjerët.

4. Mos ua premtoni atë që s’mund ta realizoni!

5. Mësojini fëmijët që të jenë të vendosur!

6. Silluni me fëmijët si shokë!

7. Nëse flasin fjalë të cilat juve ju shqetësojnë atëherë evitoni ato me kujdes, gjeni metodën e përshtatshme e jo të bini pre e provokimeve të tyre.

8. Gjërat të cilat fëmijët mund t’i bëjnë, ua lejoni, sepse nëse nuk e bëni këtë, ua humbni vetëbesimin dhe e shtoni varësinë për ju.

9. Kur gabon fëmija, korrigjojeni, mirëpo jo në prani të tjerëve.


10. Mos u thoni atyre kurrë gënjeshtra!

11. Mbani fjalën e dhënë fëmijëve! Mos ua premtoni atë që s’mund ta realizoni!

12. Gabimi nuk rregullohet duke u inatosur, por duke e shpjeguar.

13. Mos i jepni fëmijës gjithçka që ai kërkon; ndryshe ai do të mendojë se gjithë bota punon për të.

14. Mos qeshni kur ai thotë ndonjë fjalë të paedukatë; po bëtë kështu ai do ta kujtojë veten si më të mençurin...

15. Kujdesuni për edukimin shpirtëror të tij!

16. Mos ngrini gjithçka që ai hedh në tokë, sepse kështu, fëmija do të mësohet që, të gjitha detyrimet e tij t’ua kalojë të tjerëve.

17. Mos i jepni para për të shpenzuar aq sa ai kërkon! Ndryshe, ai nuk do ta ndiejë të nevojshme të punojë.

18. Mos i përmbushni të gjitha kërkesat e tij për ushqime të zgjedhura dhe për sende luksi!

19. Mos e mbani anën e tij kur e shihni që ai ka gabuar në marrëdhëniet me mësuesin, shokët, etj., por e këshilloni dhe kritikoni, mirëpo jo në prani të tyre.

20. Mos e llastoni, sepse nuk mund të ketë çdo gjë që ai e kërkon.

21. Nëse e qorton ndonjëri mos ta përkrahë tjetri!

22. Mos u grindni në prani të fëmijëve!

23. Mësojeni të jetë i kujdesshëm gjatë të ushqyerit, sepse pastaj do t’ju turpërojë në prani të tjerëve.




Nëse nuk i bëni këto, mos u çuditni nëse një ditë fëmija juaj mund të ulet në karrigen e fajtorit, si pasojë e edukatës që ju i keni dhënë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Që fëmijët tanë mos të bëhen fajtorë nesër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si të sillemi me fëmijët
» Fjalë të arta nga të parët tanë të devotshëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: