www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Dobësitë e njeriut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
xheneta
Admin
xheneta


Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/10/2008

Dobësitë e njeriut Empty
MesazhTitulli: Dobësitë e njeriut   Dobësitë e njeriut EmptyMon Oct 27, 2008 12:25 am

Allahu e krijoi njeriun në formën më të kompletuar dhe e pajisi atë me karakteristika superiore. Superioriteti i tij është mbi të gjitha krijesat- që tregohet me aftësitë e tij intelektuale të të menduarit dhe të të kuptuarit, dhe gadishmërinë e tij për mësim dhe zhvillim të kulturave- është çështje e padiskutueshme.

A keni menduar ndonjëherë pse pavarësisht nga të gjitha këto karakteristika superiore ka trup aq të brishtë, i cili është i lëndueshëm ndaj kërcnimit të jashtëm dhe të brendshëm? Pse i është ekspozuar sulmit të mikrobeve apo bakterieve, që janë shumë të vogla sa që nuk duken me sy të lirë? Pse ai çdo ditë duhet të harxhojë një pjesë të caktuar të kohës për t’a mbajtur veten të pastër? Pse atij i nevojitet kujdesi trupor? Dhe pse ai plaket me kalimin e kohës?
Njerëzit mendojnë se këto nevoja janë fenomene natyrore. Por, të kesh nevojë për përkujdesje si njeri kjo bëhet për një qëllim të veçantë. Secili detal i nevojave të njeriut është i krijuar veçanarisht. Ajeti “...njeriu është i paaftë” (Nisa:28) dukshëm tregon për këtë fakt.
Nevojat e paskajshme të njeriut janë të krijuar me qëllim që të bëjë atë të kuptojë se ai është shërbëtor i Allahut dhe kjo jetë është banesë e përkohshme e tij.
Njeriu nuk ka kurrëfarë ndikimi në vendin dhe datën e lindjës së tij. Gjithashtu, ai kurrë nuk e di se si dhe kur do të vdes. Bile, të gjitha përpjekjet e tij që të eliminojë faktorët negativ që ndikon në jetën e tij janë të kota dhe të pashpresë.
Njeriu me të vërtetë ka natyrë të brishtë që i nevojitet përkujdesje e madhe që të mbijetojë. Ai është i pambrojtur kundër dhe i pafuqishëm përballë, incidenteve të paparashikuara që ngjajnë në botë. Në të njejtën mënyrë është i ekspozuar rrezikut të paparashikuar shëndetit, pa marrë parasysh a banon në kushte të civilizimit të lartë apo në ndonjë fshat të largët malor dhe të pazhvilluar. Shumë lehtë mund të ndodhë që njeriu mund të has në ndonjë sëmundje të pashërueshme apo vdekjeprurëse. Në çdo kohë, incidentet mund të ndodhin duke shkaktuar dëmtim trupor edhe ndokujt që është i fuqishëm apo ndokujt me trup të hatashëm. Pos kësaj, kjo mund ti ndodhë të gjithë njerëzëve pa dallim, statusi, kategorie apo race, etj., dhe atë pa asnjë përjashtim. Jeta e ndonjë njeriu të famshëm me miliona simpatizues apo të ndonjë bariu mund të ndryshojë një ditë nga ndonjë incident i papritur.
Trupi i njeriut është një organizëm i dobtë i përbërë nga eshtrat dhe mishi me peshë mesatare prej 70-80 kg. Vetëm lëkura e brishtë e mbronë atë. Padyshim, kjo lëkurë e ndieshmes shumë lehtë mund të lëndohet dhe mavijoset. Ajo mund të pëlcasë dhe të thahet nëse i ekspozohet një kohë të gjatë erës apo diellit. Në mënyrë që mos t’i “dorëzohet” kushteve natyrore njeriu duhet çdo herë që të kujdeset ndaj efekteve të rrethit.
Edhepse njeriu është i pajisur me sisteme të mahnitshme trupore, “materialet” si- mishi, muskujt, eshtrat, indi nervor, sistemi i gjakut dhe yndyra- janë të prirura në prishje. Nëse njeriu do të ishte nga materiali tjetër, dmth. jo nga mishi dhe yndyra, nga një material që nuk lejon trupat e huaj që të hyjnë në organizëm si mikrobet apo bakteriet, atëherë nuk do të kishte rast trupi që të sëmurej. Sidoqoftë, mishi është “substanca” më e brishtë; ai prishet dhe hahet nga krimbat nëse qëndron për një kohë në temperaturën e dhomës.
Si një përkujtues vazhdueshëm i Allahut, njeriu shpesh ndien nevojat themelore të trupit të tij. I ekspozuar motit të ftohtë, p.sh., ai rrezikon jetën e vet; sistemi i imunitetit gradualisht “bie në kollaps”. Në atë rast, trupi i tij mund që mos t’a mbajë temperaturën konstante të tij (370C) që është qenësore për shëndetin e tij . Zemra e tij ngadalson të rrahurat, enët e gjakut tkurren dhe rritet shtypja e gjakut. Trupi fillon të dridhet me qëllim të arritjes së ngrohtësisë. Trupi me temperaturë të zvogëluar, në 35 0C shoqërohet me zvoglim të pulsit dhe tkurrje të enëve të gjakut në duar, këmbë dhe gishta janë shenjat e kushteve të përkeqësimit të jetës . Me këtë temperaturë njeriu mund të jetë edhe i çorientuar dhe vazhdimit flen. Funksionet mentale ngadalsohen. Ulje e lehtë e temperaturës së trupit mund të shkaktojnë pasoja të tilla, por ekspozimi më i gjatë në mot të lig, ku temperatura e trupit mund të bie nën 33 0 C, shkakton humbjen e vetëdijës. Në 24 0C, sistemi i frymarrjes pushon së funksionuari. Truri dëmtohet në 20 0 C dhe në fund zemra ndalet në 19 0 C duke sjellur përfundimin e pashmangshëm: VDEKJEN.
Ky është vetëm një nga shembujt që do të përmenden në vazhdim të këtij libri. Qëllimi i tregimit të këtyre shembujve është tërheqja e vëmendjes se për shkak të faktorëve të ndryshëm që rrezikojnë qenien e tij, njeriu gjithmonë do të dështojë në gjetjen e kënaqësive të thella në jetën e tij. Qëllimi është që t’i sillet ndër mend lexuesit se njeriu duhet që të largohet nga kënaqësitë e botës dhe të ndalohet vrapimi pas ëndrrave gjatë tërë jetës së tij ndërsa në vend të kësaj të ketë në mendje gjithmonë Allahun dhe jetën e vërtetë, jetën a asaj bote.
Kjo është parajsa e amshueshme që i është premtuar njeriut. Pasiqë lexuesit do të kenë rastin që të shohin nga vazhdimi i librit, parajsa është vend i përkryeshmërisë. Në parajsë, njeriu duhet të jetë plotësisht i izoluar nga dobësia fizike dhe jopërsoshmëria që e rrethojnë në tokë. Çdo gjë që dëshiron do të jenë shumë të kapshme. Bile, lodhja, etja, rraskapitja, uria dhe lëndimi nuk do të ekzistojnë në parajsë.
Duke iu ndihmuar njerëzve që të kuptojnë të natyrën reale dhe si rrjedhim të kenë kuptim më të thellë të superioritetit të pafund të Krijuesit është qëllimi tjetër i kësaj libre. Përveç kësaj, të kuptojë se njeriu ka nevojë për udhëzimin e Allahut me siguri i shkon çdo kujt për shtati. Allahu këtë e thotë në ajetin e mëposhtëm:

O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari. (Fatir:15)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dobësitë e njeriut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MREKULLIA E KRIJMIT TË NJERIUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: