www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 E bukura dhe dashuria

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

E bukura dhe dashuria Empty
MesazhTitulli: E bukura dhe dashuria   E bukura dhe dashuria EmptyFri Oct 17, 2008 1:38 am

Artisti musliman nën termin “ bukuri” kupton imanenitetin e bukurisë absolute në botën e dukshme. Sic theksuam edhe në hyrjen , bukuria e trendafilit nuk ekziston vetëm për veten e as kënaqësia e jonë në të. Bukuria e trendafilit është manifestim i atributit bukuri. Sipas sufijve , Zoti i cili është një bukuri e fshehur , u manifestua në pasqyrën e asgjësisë ,e ka përfaqësuar bukurinë e Tij dhe nga rrezja e parë e kësaj dashurie u emanua shumica e emrave të tij dhe atributet , dhe në këtë formë u krijua bota.
Hadithi i njohur kudsij “ Isha bukuri e fshehur” tek sufijtë përfaqëson themel të estetikës. Vullneti i Zotit të jetë i njohur është dashuri , bukuria e Tij është burim i të gjitha bukurive tjera. Ibën Arabiu , i cili në këto suaza e komenton hadithin:” Zoti është i bukur dhe e donë të bukurën” , thotë se bukuria është baza dhe shkaku për të gjitha dashuritë. Dashuria ekziston në substancën e kozmosit dhe ajo është magneti i parë i të gjitha sendeve; ajo të gjitha sendet i udhëzon në “ më të bukurën” , drejtë “ bukurisë absolute”. Mevlana në një varg të tij thotë:
“ Lëvizja e qiellit njohe përmes binareve të dashurisë,
Nëse nuk do të ekzistonte dashuria , bota do të ngrihej.”
Sipas Ibën Arabiut dashuria nga e cila emanojnë shumica e emrave të Zotit dhe atributet e Tij është hyjnore ; ajo është dashuri praiskonike dhe sikur që bukuria absolute është burim i të gjitha bukurive , ajo është burim i të gjitha dashurive. Zoti duke dashur veten , i ka dashur edhe idetë të cilat janë fshehtësi për Të. Për këtë arsye shumë sende janë të bazuara me dashuri e cila manifestohet në forma të ndryshme. Në esencë dashuria e ideve ka filluar atëherë kur ato e kanë ndëgjuar fjalën e Zotit “ Bëhu”.
Ibën Arabiu , dashurinë shpirtërore dhe natyrore të cilat burojnë nga dashuria hyjnore por sipas karakterit dallojnë nga ajo , i spjegon në këtë formë:” Dashuria shpirtërore don të thotë që të ndjehet se dashnori dhe i dashuruari janë një.” Kjo do të thotë se nuk është qëllim në vete zbulesa matriale i të dashurës , e as përjetimet e vogla , por perceptimi i dashurisë esenciale , gjegjësisht perceptimi i njësisë e cila sjellë deri te dashuria intergrale me dashurinë hyjnore. Ibën Arabi i cili thotë se dashuria ndërmjet Lejlas dhe Mexhnunit është dashuri e tillë , dashurinë shpirtërore e definon si dashuri të vërtet të gnostikëve e cila nuk njeh objekt të dashurisë.
Edhe Mevlana shpesh e përmend shembullin e Lejlas dhe Mexhnunit , përshembull në veprën Fihi ma fih flet për përgjigjen cka ai ia ka dhënë atyre të cilët kanë vlerësuar se ekzistojnë vajza më të bukura se Lejla:
“ Tha: unë nuk e dua formën e Lejlas; Lejla nuk është forma. Lejla përngjason në gotë në dorën teme. Unë me atë gotë pi. Thënë shkurtë unë e dashurojë atë venë ( bukurinë absolute) të cilën e pi. Ju e shikoni gotën , por nuk dini gjë për venën. Edhe nëse më sjellin gotë të dekoruar me ari dhe diamante , nëse në brendi ka uthëll , ose dic tjetër përvec venës , cka do më duhet ajo gotë. Për mua një pjepjën e thyer dhe e vjetër është më e mirë se nga ajo gotë , edhe se njëqindë gota të tilla me vlerë. Por , për të bërë dallimin midis venës dhe gotës , e domosdoshme është dashuria dhe flijimi.”
Këto mendime cka Mevlana i tregon përmes gojës së Mexhnunit , të cilat përgjithësisht i kanë të njejta edhe sufijtë , na qartësojnë qëndrimin për relativitetin e dashurisë dhe të shëmtuarës. Sufijtë në disa objekte , as të bukurën e as të shëmtuarën nuk i pranojnë si vlerë objektive. Ibën Arabiu në Fusus thotë:” Edhe në të bukurën edhe në të shëmtuarën ekziston mëshira e All-llahut. E shëmtuara është e bukur nga aspekti i saj. Edhe e bukura nga aspekti i të shëmtuarës është e shëmtuar. Sipas kësaj , në ekzistencë nuk ekziston dicka që sipas temparamentit nuk është e shëmtuar. I njejtë është rasti edhe me tjetrën.” Mevlana thotë se dicka cka neve na duket e shëmtuar , nëse e shikojmë me syrin e dashnorit do të shihni se nuk bëhet fjalë për të shëmtuar absolute:” Atë bukuri mos e shiko me syrin tënd; të kërkuarën shikoje me syrin e atij që kërkon. Huazo një sy nga ai , një ide , në atë fytyrë shiko me syrin e tij.”
Kur i fokusojmë sendet e ndryshme nuk mund të flasim për të bukurën dhe të shëmtuarën. Sepse e gjithë bota e dukshme është manifestim i bukurisë hyjnore, mistikët musliman vlerësojnë se kozmosi nuk është asgjë më shumë se bukuri absolute. AbdulKerim Xhili thotë se gjithë ajo cka nuk është e bukur në kozmos është relative , nëse eliminohet konkluzioni për të shëmtuarën absolute , nuk do të mbetet asgjë tjetër përvec bukurisë absolute. Dic cka nga dikush vlerësohet si e shëmtuar , për ndonjë njeri tjetër ajo mund të llogaritet si e bukur pasiqë e bukura është ajo e cila po kërkohet.
Edhe pse ajo cka ne e cilësojmë si dashuri mund të kuptohet si einfuhlung , ne , gjegjësisht flasim për dicka krejtësisht tjetër. Thënë shkurt, einfuhlung don të thotë kënaqësia që ne e ndjejmë në objektin nga vetvetja. Dashuria , parasëgjithash kërkon eliminimin e egos sonë. Gjendja e dehjes e cila në simbolizmin e misticizmit përshkruhet me fjalët “ mest” , “ sermest” dhe “ esruk” , do të thotë clirimi i subjektit me ndihmën e dashurisë , nga egoja e saj , gjuatje në zjarrin e qiriut , si flutura e natës. “ Flutura e natës verës kthehet , shkrihet në vetvete. U bë e paemër , pa formë dhe pa fotografi. Pse ajo prap do të kthehej në formën e dëshiruar? Cila formë ekziston pas takimit për t`u kthyer?” ( Hallaxh).
Ajo cka Voringer e përkufizon si “ intermotivi i abstrakcionit” , te Nice është gjendje e entuziazmit dionostik- i cili fuqishëm mund të ndjehet- te artisti i cili hynë në të dukshmen dhe i cili e hulumton atë cka gjendet në esencën e saj. Ajo është zjarri i dashurisë. Ajo do të thotë takimi me “ Substancën-Një” , me zjarrin e vërtet dhe clirimi nga pjesët e padëshirueshme.
Mund të thuhet fakti se artistët musliman shpesh herë nuk e vëndojnë nënshkrimin e tyre në veprat e tyre , dhe edhe nëse e vëndojnë përdorin terma të tilla si i varfuri , robi yt, ose e fshehin identitetin e vërtet prapa pseudonimeve , është rezultat i sjelljes etike të këtyre artistëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
E bukura dhe dashuria
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dashuria për nënën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: