www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Problemet me gjumë, çka të bëhet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Problemet me gjumë, çka të bëhet Empty
MesazhTitulli: Problemet me gjumë, çka të bëhet   Problemet me gjumë, çka të bëhet EmptyTue Nov 04, 2008 4:13 am

Marrë në përgjithësi, është konstatuar se nevoja për gjumë nuk zvogëlohet me plakje, por janë faktorët e tjerë që pengojnë gjumin e rehatshëm

Personat e moshuar jo vetëm që janë më të rrezikuar nga çrregullimet mendore dhe nga sëmundjet e përgjithshme mjekësore, por edhe marrin ilaçe të shumta që pengojnë gjumin e rehatshëm.

Një studim i ri, i botuar në revistën “Current Biology”, ka sqaruar disa dilema rreth çrregullimit të gjumit te pleqtë. Në një studim, me pjesëmarrës të rinj dhe të moshuar, u vërejt se të rinjtë ishin në gjendje që të flinin më gjatë – mesatarisht 8.9 orë në ditë — sesa pleqtë, të cilët flinin vetëm 7.4 orë në ditë. Pra, ende nuk mund të thuhet me saktësi se a bëhet fjalë për zvogëlim të nevojës për gjumë, apo për faktorë të tjerë që pengojnë gjumin. Sido që të jetë, nëse edhe ju keni probleme me gjumë, mund t’u përmbaheni këtyre këshillave:
bini të flini mjaft herët, në mënyrë që të keni kohë të bëni një gjumë të mjaftueshëm;

me afrimin e kohës së gjumit, zhvilloni një rutinë relaksuese – mos u merrni me aktivitete deri në momentin kur vjen koha e gjumit; mos e shikoni TV-në në shtrat; flini në një dhomë të freskët, relativisht të errët; bëni ushtrime, por jo edhe në orët e vona të mbrëmjes, ngase niveli i rritur i adrenalinës, që shkaktohet nga ushtrimet, ju pengon që të flini; kufizojeni sasinë e pijeve me kafeinë – mos i merrni fare ato pas darke dhe evitoni pijet alkoolike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Problemet me gjumë, çka të bëhet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Këshilla-
Kërce tek: