www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Një kënd në shtëpi për të vegjëlit dhe të rinjtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Një kënd në shtëpi për të vegjëlit dhe të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Një kënd në shtëpi për të vegjëlit dhe të rinjtë   Një kënd në shtëpi për të vegjëlit dhe të rinjtë EmptyFri Nov 07, 2008 1:39 am

Ngaqë jemi në sezonin më delikat të vitit, të mendojmë edhe pak më shumë për fëmijët se si t’ju sigurojmë atyre një ambient të këndshëm dhe tërheqës në shtëpitë tona.

ثshtë plotësisht e qartë që secili prind synon dhe mundohet që gjërat më të mira t’ua siguron apo realizon fëmijëve të tyre, sepse ata (fëmijët) janë bimë e zemrës së tyre (prindërve). Projektet e prindërve gjithnjë janë të vazhdueshme për t’i siguruar një jetë më të mirë fëmijës, më komode e atraktive, dhe që tek fëmiu të formojnë një personalitet të lartë dhe të denjë.

Përveç këtyre, nëse fëmiut i realizohet edhe një kënd i vogël i librit të tyre nga literatura islame dhe nga një kënd i planifikuar me literaturë shkollore; përralla, anekdota, fibula, drama etj., do të ishte mirë, sepse tek fëmijët është edhe një lehtësi për t’i ngritur edhe më shumë diturinë dhe lehtësimë për t’i bërë ata më të formuar.

Në këtë kënd të vogël të tyre të bëhët një koleksion i përzgjedhur, kurse e veçanta e këtij këndi të fëmijëve duhet të jetë se, këtu duhet të përfshihen fëmijët e të gjitha moshave nga parashkollori e deri te klasa e nëntë.

Për suksesin që mund ta sjell ky shembull tek fëmijët, meritat kryesore sigurisht që u takojnë prindërve. ثshtë ndoshta pakëz e vështirë për disa prindër për t’u gjetur në raste të ndryshme përshkak të natyrës së punës e specifikave të saja dhe më shumë se një e dy fëmijëve të tyre, ngaqë kjo realizohet në shtëpi, kurse fëmijët kanë kërkesa të shumta e të ndryshme, mirëpo duhet gatishmëri për të qenë pedagog e komunikatorë të qetë me të vegjëlit e të rinjtë, ndoshta edhe psikolog nëse kërkon rasti (përshkak që s’ka shumë vite nga luftrat në Kosovë e Maqedoni), dhe kemi ndonjë reagim të padëshiruar nga streset apo traumat e tyre që mund të shfaqën në mënyra të ndryshme, bile bile në këto dallgë të verës dhe cytjeve të saja. Pra, t’ju afrohet ngrohtësia që kanë për ta gjetur tek prindi dhe tek libri.

Kjo skemë programore, mendoj se më lehtë i afron lexuesit e vegjël dhe të rinj tek libri dhe më lehtë i largon kërkesat e tyre të parealizuara nga ana e prindërve përshkak të së keqes që bartin ato kërkesa fëmijësh, si dhe i largon nga sjellja e keqe edhe e rrugës.

Numri më i madh i librave është mirë që të jenë islame, të ketë edhe aso me ilustrime për ti joshë më shumë të vegjlit.

Do të ishte mirë që këtë kënd të librit të tyre t’ua sigurojmë në dhomë dhe ambient të veçantë nga ai rutinor i ambientit të shtëpisë, për arsye që ata të kenë vend të mësimit, studimit, argëtimit, shoqërimit, këmbimit të librave me shoqëri, komunikimit në mes vete, shfrytëzimit kreativ të kohës së lirë etj.

Fëmijëve duhet tu afrohen mardhënie të shëndosha me prindërit përshkak të ndikimit për motivim dhe përshkak të afërsisë më të madhe me librin.

T’ju sigurojmë një kuti të vogël ku ata mund të zbatojnë vënien e pikave të përshtypjeve apo vërejtjeve të tyre (qoftë ato anonime apo të hapura).

E mirë tjetër e këtij projekti është që, e gjithë puna që bëjnë fëmijët gjatë këtij sezoni verorë të jetë e vazhdueshme edhe më tutje, të regjistrohet në kompjuter ose ndonjë bllok të veçantë, për arsye që t’a shohim suksesin e tyre, kurse fëmijëve u mbetët kujtim i faqeve të jetës fëmijërore.

Specifikë tjetër është që lexuesit e vegjël dhe të rinjë vetë të mësojnë, të zbulojnë dhe të hulumtojnë pa ndërhyrjen e mësimdhënësve (mësuesëve dhe arsimtarëve).

Fëmijët gradualisht do të aftësohen që të zgjedhin burimin e njohurive dhe lëminë, të përgatisin, të planifikojnë punë individuale dhe kolektive, kurse prindi në këto raste të jetë ndjekës, sugjerues, nxitës e korrigjues aty ku e kërkon nevoja.

Veçmas po cekim në këtë metodë, përshkak që të joshim sa më shumë lexuesit e vegjël dhe të rinjë dhe t’ua bëjmë sa më interesante, që me ta të bisedohet përzemërsisht duke u shtruar pyetje të llojllojshme, madje edhe duke përdorur taktikë edhe në prani të antarëve të tjerë të familjës apo rrethit më të gjerë, për arsye inkurajimi për lexuesit në fjalë.

Ky kënd i fëmijëve është mirë që të përmbajë ndonjë lojë atraktive, qoftë garë diturie nxitëse, shkathtësi në detyra llogjike, në komentime etj., pastaj të praktikohet edhe ndonjë shpërblim modest, i cili nxitë frymën e garës, si dhe janë gjëra që fëmiu e ndien vetën të privilegjuar në pranin e familjarëve dhe nuk i harron asnjherë në gjithë jetën e tij.

Sikur të është mundësia që këtij projekti t’ia bashkangjesim edhe ndonjë prezantim për fëmijët, që nëpërmjet diapozitivave (sllajdeve), t’i përgatisim përmbajtje të ndryshme nga aspekti edukativ, si; njohuri për shëndetësinë, mirësjelljën, mirësjelljen në rrugë, komunikacion, njohuri për planetet. Dhe dije të thera që na i ka dhuruar Islami përmes Kur’anit, pastaj për kontinentet tjera, për llojet e bimëve, kafshëve, shpezëve etj. Mbase ajo që mund të bënë edhe më joshës këtë referim për fëmijët, është kompjuteri.

Ata do të demonstronin në te lojra të ndryshme llogjike. Mandej është e mirë edhe hapja e ndonjë ekspozite të vizatimeve me plotë imagjinatë nga vizatuesit e vegjël me talent.

Që puna të jetë më e suksesshme për prindërit, këshillohen që të gjithë të arriturat e fëmijëve tua tregojnë mësimdhënësve në fillim të vitit të ri shkollor, me qëllim të gjetjes së përkrahjeve të tyre dhe t’i stimulojmë fëmijët për vazhdueshmërinë e këtij aktiviteti.

Të gjitha që u cekën e që ka ende për tu cekur, arsyeja është se prindërit i kënaq kreativiteti me fëmijë dhe atmosfera e sigurtë dhe e këndshme e tyre.


Valbona Kelmendi,
14.7.2006
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Një kënd në shtëpi për të vegjëlit dhe të rinjtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: