www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Mbulimi i Femres Vs Mubluesa e Mendjes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Mbulimi i Femres Vs Mubluesa e Mendjes Empty
MesazhTitulli: Mbulimi i Femres Vs Mubluesa e Mendjes   Mbulimi i Femres Vs Mubluesa e Mendjes EmptyFri Oct 17, 2008 1:39 am

Syzhe
... Njerëzit linden të lirë , të pastërt dhe të dëlirë karshi botës. Por , bota e pamëshirshme i orienton drejtë papastërtisë , jofunksionalitetit dhe e shëndërron njeriun në engjull ose kafshë. Dy rrugët që çojnë drejtë cakut të rëndësishëm ndërmjet vlerave dhe antivlerave në rruzullin tokësor , si armë mbrojtëse ose sulmuese e përdorin gjininë mbretëresh në rruzullin tokësor-femrën. Nëpër shekuj ajo u shëndërrua në akt paragjykimesh , sistem shteti ose prodhim epshesh. Shfrenimi moral në rruzullin tokësor filloi duke prekur në gacën e mbuluar , esenca e gjitha të këqijave u shëndërrua në kiç harmonik ndërmjet jetës dhe vdekjes. U ndërtuan institute , u shkruan vëllime e vëllime , ligjet ndryshuan kahjen e bota shëndërroi blegërimin në begati. Periudha prej periudhës ndryshoi mjaft! Mentaliteti i pastërt miskin dhe i pastërt "beduini" nga shkretëtira e këndshme u tymos me vrullin e kozmopolitizmit të metropoleve dhe zhvlerësimit të individit.
Paragjykim
"E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj). Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".(Bekare:35-36)
Athua vallë Ademi a.s. ishte ai që gaboi dhe kërkoi falje apo Hava , nëna e njerëzimit e mashtroi Ademin a.s. për të gabuar? Kjo pyetje historike e cila sqarohet shumë bukur më lartë diferencon sisteme dhe religjione dhe ideologji të ndryshme nga realiteti. All-llahu xh.sh. tha në Kur`an qartas ... Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen... ndërsa individi dhe shoqëria devijuan nga kuptimet e fjalëve të Madhërishmit. Në formë indirekte femrën e lindur të lirë dhe të pastërt e shëndërruan në djall duke i dhënë asaj hapësirë për manipulime në varkën e këtij oqeani pa fund të paragjykimeve. Sinteza e shtrembëruar e realitetit nuk guxon që ende më shumë të pluhuroset dhe ndotet si ambienti nga fabrikat ku burim kryesor kanë kimikalet , në fakt njerëzimit duhet të vëndojë tatime " ekologjike" për mbrojtje ndaj paragjykimeve dhe moduleve të frikshme nëpër siujdhesën e gjërë të identitetit njeri.
Ademi a.s. i kërkon falje dhe pendim All-llahut xh.sh. për gabimin e bërë , e nuk ka dyshim se All-llahu xh.sh. është Mëshirues dhe Falës.
"E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit."(Bekare: 37)
Ana tjetër...
Para dhe pas rrëzimit të Hilafetit në rruzullin tokësor fillon e njejta këngë të këndohet dhe të luhet e njejta valle. Muhammedi a.s. i dërguar si mëshirë për botrat e cliroi femrën nga të varrosurit për së gjalli , ndërsa shkëndijat e fundit të Hilafetit hudhen dhe zhduken me largimin e shamisë në Turqi në kohën e Qemal Ataturkut. Arma më e fuqishme e Laicizmit kundër Monoteizmit është sulmi i nderit , moralit dhe rrespektit ndaj parimeve morale në shoqëri. Laicizmi e zhveshi njerëzimin nga njerëzorja duke e shëndërruar në një robot të epsheve dhe shfrenimeve të njëpasnjëshme. Duke biseduar mbi moralin e punës në formën e "darvinizmit social" laicizmi e përkuli njerëzimin dhe e shëndërroi në një fabrikë gjigande ku 24 orë njerëzimi është në shërbim të Djallit dhe jo të vetes. Duke humbur feminiteti i femrës dhe duke u shëndërruar ajo në një monstrum që do të jetonte për të mbijetuar dhe jo për të adhuruar All-llahun xh.sh. bota ka filluar të venitet dhe tkurret drejtë skajeve të frikshme të shkatërrimit.
Një hap plus...
Narkotikët dhe muzika e rëndë , muzika e lehtë dhe prodhimtaria e filmit , marketingu dhe ideali i dizajnimit , bordelet dhe univerzitetet , kisha dhe mediumet , kontribuan mjaft që qëllimet e ideologëve darvinist të arrijnë kulmin e njerëzimit. Problemet depërtuan në secilin skaj në secilën shtëpi! Dyert tonëshe që paraqiteshin si mburojë të moralit u thyen dhe u shëndërruan në fiasko kaluese. Shpikja e kombeve këtij identiteti i krijoi një atmosferë të pjellshme të depërtimit. Gjithëcka që zëvendëson dashurinë ndaj All-llahut xh.sh. dhe Pejgamberit a.s. doli në tregun e këmbimeve dhe shitjeve. Zemra u shëndërrua në një urë lidhëse ndërmjet të keqes dhe më të keqes.
Alternativat e gabuara...
Edukimi i shpirtit një gjë esenciale u kthye në një humnerë e shoqërisë njerëzore me petka të modernizmit. Morali i kuptuar si pjesë që lind nga kombi ose nga kombet devijoi edhe më njeriun duke e bërë të varur për diç që lind , rritet dhe vdes. Depërtimi i seksualitetit të femrave dhe ekspozimit të trupit të saj si kafshë në shoqëri arriti në piedestalet më të larta fatkeqësisht edhe në vendet ku thërret zëri i ndërgjegjes dhe vetëdijes së thellë... Gjithëcka që servon ky " civilizim" duhet pranuar pa bërë zë , ndërsa femra duhet të jetë modeli i parë i ndryshimit.
Alternativa e vërtetë...
Mbulimi i femrës është zgjidhja e vetme dhe piedestale e problemeve më të rënda shoqërore që kanë kapluar gjithë historinë e njerëzimit. Islami urdhëron që femra të mbulohet duke ruajtur nderin e saj dhe shoqërinë në tërësi. Ai , pra Islami , e edukon femrën drejtë edukimit të brezave të njerëzimit dhe e bënë urë lidhëse ndërmjet gjeneratave në shoqëri. Arsimimi i tre femrave na jep xhennetin , kështu shpesh na mësonte Muhammedi a.s. shumë vite para " alternativave të gabuara". Prapambeturia e njeriut fshehet m`u në zhveshjen e trupit dhe mendjes së femrës dhe njeriut. Sikur bindja të ishte shkaku kryesor i mbulimit të saj , tek ajo nuk do të linde problemi i ekzistencës në rruzullin tokësor. Problemet shoqërore si : punësimi , perspektiva dhe arsimi i femrës së mbuluar , nuk do ishin probleme poqese ajo do të kishte bindje të thellë dhe besim të plotë në caktimet e All-llahut xh.sh. Sepse All-llahu xh.sh. vdekjen dhe furnizimin sigurt ia cakton njeriut ( dhe jo vetëm mashkullit) prej momentit të lindjes. Nuk ka dyshim se zemra e mbuluar me petkun e imanit sjellë mbulimin e femrës dhe mbulimi i femrës sjellë shpëtimin e njerëzimit nga skëterra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Mbulimi i Femres Vs Mubluesa e Mendjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: