www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Motër e dashur: NDAL

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Motër e dashur: NDAL Empty
MesazhTitulli: Motër e dashur: NDAL   Motër e dashur: NDAL EmptyFri Jan 09, 2009 7:25 pm

Vërtet kjo gjithësi, me çdo gjë të vogël dhe madhe që është në të, i
drejtohet Allahut me madhërim dhe lavdërim dhe i përulet Atij.
Allahu i Lartësuar thotë: "Nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën
tespi) duke i shprehur falenderim Atij." (El-Isra: 44)
Të gjitha krijesat të cilat i ka krijuar Allahu qëndrojnë kokëulur, të
nënshtruara duke e ndier mirësinë e Tij. Por, ja që ngelet në këtë gjithësi
një krijesë e vogël, e dobët, që është krijuar nga një pikë uji dhe ai është
kundërshtarë i madh.
Ai ecën në një luginë dhe gjithësia në një luginë tjetër, e ka lën bindjen
ndaj Allahut dhe nënshtrimin, madhërimin ndaj Tij, megjithëse të gjitha
sendet që gjenden përreth tij e bëjnë që ta kujtojë Allahun, e kjo krijesë
është njeriu, i cili nuk i bindet Allahut të Lartësuar.
Sa herë i është bërë thirrje që të pendohet dhe nuk është penduar, sa herë i
është bërë thirrje që të kthehet tek Allahu, por ai është larguar prej
Allahut.

Motër e dashur:
Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, mendo për dunjanë dhe
parëndësinë e saj, për përgënjështrimin e saj, mendo se është kalimtare.

Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, mendo në ahiretin e
përgjithmonshëm, dhe se atje është jeta e vërtet, atje është shtëpia e
përherëshme, stacioni i fundit.

Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, kujto zjarrin e xhehenemit dhe
thellësinë e tij, nxehtësinë e tij, dënimin e rëndë që e përjetojnë banorët
e tij … mendo për banorët e tij të cilët janë të hedhur me fytyrat e tyre në
hamim të cilët digjen si drutë në zjarr.

Para se ta kundërshtosh Allahun mendo për xhennetin dhe atë se çfarë ju ka
përgatitur Allahu atyre që i binden Atij. Atje gjendet ajo çfarë syri nuk e
ka parë dhe çfarë veshët nuk kanë dëgjuar dhe çfarë zemra e njeriut nuk e ka
paramenduar.

Motër e dashur:
Para se ta kundërshtosh Allahun, mendo se sa do të jetosh në këtë dunja, 60
vjet , 80 vjet, 100 vjet, 1000 vjet. Më pas çfarë? Më pas vdekje dhe pas
kësaj xhennetin e begatshëm ose zjarrin e xhehenemit.

Motër e dashur:
Ji e sigurtë se meleku i vdekjes, siç ka shkuar tek të tjerët është në rrugë
për tek ti, nuk kanë ngelur vetëm se vite, ose ditë, ose sekonda dhe do të
ngelesh e vetmuar në varrin tënd në të cilin nuk ke as pasuri, as familje
dhe as shoqe. Kujto errësirën e varrit dhe vetminë e tij, ngushtësinë dhe
shëmtimin e tij.
Mendo Ditën e Kijametin, ditën e daljes para Allahut, kur të mbushen zemrat
plot trishtim, dhe kur nuk do të njohësh as fëmijët e tu, as prindërit e tu,
as motrat e vëllezërit...
Kujto këtë qëndrim dhe këtë gjendje…!
Kujto Ditën kur të vendosen peshoret dhe të shpërndahen fletushkat, sa
gabime të janë shënuar në to dhe sa prej punëve tua janë të mangëta.
Kujto kur të qëndrosh para duarve të Mbretit të vërtet, nga i Cili ikje në
dunja, atë Ditë do të qëndrosh para Tij dhe në dorën tënde është fletushka
në të cilën është e shënuar çdo gjë e vogël dhe e madhe, e motër, me cilën
gjuhë do t’i përgjigjesh Allahut kur të të pyesë për jetën dhe rininë, punën
dhe pasurinë tënde, me cilat këmbë do të qëndrosh para Tij, me cilin sy do
të shikosh tek Ai, me cilën zemër do t’i përgjigjesh kur të të thotë ty :
“Robi im, nuk kam qenë i Lartësuar i Madhëruar në shikimin tënd, më ke
konsideruar si vështruesin më të ulët në vetveten tënde, a nuk të kam bërë
shumë të mira, a nuk të kam begatuar, përse më kundërshon kur Unë të
begatoj?!

Motër e dashur:
Bëj durim në bindjen e Allahut, këto ditë të pakta dhe këto sekonda të
shpejta, që të fitosh pas kësaj fitimin e madh, dhe të kënaqesh me begatinë
e përherëshme.

Motër e dashur:
Gjenden disa njerëz të cilët mendojnë se janë krijuar kot, jeta e tyre është
lojë dhe zbavitje, në sytë e tyre ka perde, mjegull, zemrat e tyre janë të
përmbysura, …në kuvendet e tyre mund të ketë çdo gjë përveç Kur’anit dhe
përmendjes e Allahut.
Ikin prej Allahut, ndërkohë që ata janë robërit e Tij dhe tek Ai është
kthimi i tyre, ju ka bërë thirrje por ata nuk i janë përgjigjur Atij, i janë
përgjigjur thirrjes së shejtanit… sa çudi që është më këto njerëz! Si i
përgjigjen thirrjes së shejtanit dhe e braktisin thirrjen e Rrahmanit!
Ku kanë shkuar mendjet e tyre…?! Allahu i Lartësuar thotë: "në të vërtetë
sytë nuk verbohen, por vërbohen zemrat në kraharorë" (El-Haxh: 46)
Çfarë ju ka bërë Allahu që po e kundërshtojnë dhe nuk po i binden? A nuk i
ka krijuar, a nuk i ka furnizuar me rrisk a nuk i ka ruajtur në shëndetin
dhe pasurinë e tyre!
A nuk frikësohen se mos ju vjen vdekja dhe i gjen duke bërë mëkate, Allahu
thotë: "A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut? Nuk sigurohet kush
prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur" (El-Earaf: 99)

Kujdes motër e dashur se mos të jesh prej tyre dhe bëje të ditur se kur je
krijuar, je krijuar për një çështje madhështore që të adhurosh Allahun e
Madhëruar!

Motër e dashur:
O ti e cila e kundërshton Allahun! Kthehu tek Allahu dhe frikësoju zjarrit
të xhehenemit, pasha Allahun pos të cilit nuk ka Zot tjetër nuk do të bëjnë
dobi të qeshurat, nuk do të bëjnë dobi këngët dhe telenovelat dhe as gjërat
e kota, nuk do të bëjnë dobi gazetat dhe revistat, nuk do të bëjë dobi
familja dhe fëmijët, nuk do të bëjnë dobi vëllezërit dhe shoqet, nuk do të
bëjë dobi pasuria, nuk do të bëjë tjetër dobi asgjë tjetër, përveçse veprat
e mira.

Motër e dashur:
Pasha Allahun nuk i kam shkruar këto fjalë për ty vetëm se nga frika për
këtë fytyrë të bardhë të mos nxihet në Ditën e Kijametit, për këtë fytyrë të
ndritur të mos errësohet, për këtë trup të mos digjet në zjarrin e
xhehennemit.
Shpëto veten tënde nga zjarri, deklaro pendimin e sinqertë prej këtij
momenti... dhe kujdes, kujdes nga pavendosmëria ose vonimi i pendimit, se
unë vallahi po të këshilloj se më vjen keq për ty.

Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu. "
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Motër e dashur: NDAL
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Motër e dashur, mjaft me ëndrrime
» Burri im i dashur
» Pendohu motër!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Këshilla-
Kërce tek: