www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Burimet e lumturise

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Burimet e lumturise Empty
MesazhTitulli: Burimet e lumturise   Burimet e lumturise EmptyFri Oct 17, 2008 1:53 am

Kerkimi i lumturise eshte lakmia e njeriut.Te shumte jane ata qe kane gabuar rrugen drejt saj dhe ecin pas lumturive imagjinare e qe nuk korrin prej saj vecse deshperim.

Dijetari i shquar Ai Et Tantaui ka folur gjate per kete ceshtje ne shume artikuj.Mes fjaleve te tij te thena jane edhe:

"Dy burra te berabarte ne force mbajne te njejten peshe,njeri prej tyre ankohet sikur te kete mbajtur 2 here me shume dhe tjetri qesh e kendon sikur te mos jete duke mbajtur gje.Dy burra me shendet te njejte semuren me te njejten semundje.Njeri pezmatohet ka frike dhe imagjinon vdekjen e keshtu behet mik i semundjes kunder vetes dhe kurre nuk shpeton kurse tjetri duron dhe eshte optimist perfytyron sherimin qe nxiton drejt tij ashtu sic ai nxiton drejt tij.
Me pas tregon historine e nje njeriu qe u semur menderisht ne fundit e jetes se tij duke imagjinuar se kishte nje gjarper ne bark.Shkoi ne shume doktore te cilet fshihnin te qeshuren prej tij,por ai nuk besonte.Te gjithe i thoshin se ne zorre nuk mund te jetojne krimba e jo me gjarper.Duke qene gjithnje e me i semure dhe duke mos gjetur sherim,shkoi te nje mjek i zoti ne mjekesi dhe psikologji.Ai i dha atij mjekim qe te dilte jashte,duke i dhene te kuptoje qe gjarpri doli.Menjehere i semuri ndjeu shendet dhe trupi iu shkathtesua.Me pare nuk e kishte ndier prej zymtesise qe e ishte pllakosur,pasi renkonte e ankohej nga dhembjet.
Dijetari e mbyll: "Nuk u sherua plaku se doli gjarpri qe ishte brenda tij ,por gjarpri qe ishte ne koken e tij fluturoi.Ai zgjoi fuqine e shpirtit te tij qe ishte e fjetur.Shpirti njerezor ka fuqi,qe nese dini si te perfitoni prej saj,do te beni cudira.Pastaj thote: "Ju jeni te pasur por nuk e dini masen e thesarit qe zoteroni,e hidhni ate tej pa e dashur apo pa e vleresuar."

Ndonjeri prej jush semuret nga dhimbja e kokes apo nga ndonje dhemballe dhe menjehere e sheh boten e zymte e te erret.Pse nuk e sheh te tille kur eshte i shendetshem?Pse i njihni miresite vetem atehere kur nuk i keni?Pse e shihni lumturine vetem kur largoheni prej saj dhe kur e shihni,e veshtroni ate te zhytyr ne erresiren e te shkuares apo te mbeshtjelle nga mjegulla e te ardhmes?Kush prej jush do te deshironte te mos kishte shikim ne vend te nje shume te madhe te hollash?Pse kerkoni florinj kur ju keni shume te tilla?A nuk eshte shikimi flori,shendeti flori,koha flori?Pse nuk perfitoni prej kohes suaj?Pse nuk e dini vleren e jetes?
Anuk eshte mendja njerezore pasuri?Pse deshperoheni kur hasni ne semundje psikike dhe nuk gezoheni kur keni mendje te shendoshe?
Shendeti,koha,mendja te tera sebashku jane pasuri dhe te tera jane shkaqe te lumturise per ate qe deshiron te jetoje i lumtur.
Zoteruesi dhe kreu i cdo gjeje eshte besimi.Ai ngop te uriturin dhe ben te pasur te varfrin,gezon te deshperuarin dhe forcon te dobtin,njeriun,prej frikes dhe tmerrit,i ben shoqeri.

Me pas ai i drejtohet lexuesve dhe thote:
"Ju jeni te lumtur por nuk e dini.Do te ishit te lumtur,nese do ta dinit masen e miresise,te lumtur nese do ti njihnit veten tuaj dhe te perfitoni prej forces se depozituar ne te;te lumtur,nese do te kerkonit lumturine prej vetes suaj e jo prej te tjereve;te lumtur,nese mendimet tuaja jane perhere me Allahun.Falenderoni cdo miresi,duroni cdo sprove,e ne te dy rastet do te jeni fitues dhe te shpetuar ne te dy jetet."

Ne nje tjeter artikull kur flet per per peshiren e lumturise,thekson se bindja,kenaqesia dhe mosbrengosja per ate qe smund ta arrish,qetesia e zemres dhe pasuria e saj jane peshorja e vertete e lumturise.Perseri thote:"Njeriu mendon se sa here i shtohet pasuria,dija dhe pozita e tij,rritet me te edhe lumturia por harron se lumturia eshte vetem hapesira e shkurter mes asaj qe ka dhe asaj qe deshiron.Kush gjen dhjete,por deshiron njezete ,lumturia e tij do jete e manget me dhjete.Kush ka njemije dhe kerkon dymije mangesia e lumturise se tij eshte njemije."

Keshtu ai thekson qe te kenaqurit me ate qe te ka caktuar Allahu realizon lumturine dhe se atij qe i merret fryma pas kesaj dynjaje dhe pasurise se saj kurre nuk do te ndjeje te ngopur prej saj.Edhe ne ju grumbullofshin thesaret e botes,ai prape do te mbetet i deshperuar duke kerkuar gjithnje e me shume.

Vete Profeti(a.s) e permend rrezikun e dashurise se pasurise kur ajo kalon kufinjte.I zoti i kesaj pasurie do te jete i deshperuar per shkak te saj.Ai (a.s) thote: "Nese i biri i Ademit do te kishte nje lugine me flori,do te deshironte te kishte dy.Gojen e tij nuk do ta mbushe tjeter vecse dheu e Allahu do te fale ate qe i ka kerkuar falje." (Buhariu) dhe ne nje tjeter hadith thote: "Fatkeq eshte skllavi i dinarit,i derhemit dhe i barkut.Nese i jep dicka,kenaqen e nese jo,eshte perbuzes."(Buhariu)


Mos u tmerro



Mos u tmerro eshte nese nje dite ke veshtiresi,
se prej nje kohe te gjate ke qene ne lehtesi.
Mos u deshpero,
se ai eshte mohim.
Ndoshta pas pak Allahu te pasuron.
Veshtiresine e ndjek lehtesimi.
Fjala e Allahut eshte me e verteta se cdo fjale.



Fundi i durimit



Une i them shpirtit e ai eshte i ngushte.
Si per habi koha ka dale kunder tij.
Durim per veshtiresite e diteve,
se ato e kane nje fund.
Durimi s'eshte kund vecse tek besimtari.
Se shpejti Allahu do te te sjelle dobi prej tij,
qetesi prej lodhjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Burimet e lumturise
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Udha profeteve per ne rrugen e lumturise
» Udhërrëfyesi yt drejt lumturisë dhe suksesit në jetë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: