www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Lutja......

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Lutja...... Empty
MesazhTitulli: Lutja......   Lutja...... EmptyFri Oct 17, 2008 2:06 am

Kryeje lutjen në mënyrën më të mirë dhe kundroje Atë që lut: si e lut, përse e lut dhe për çfarë po e lut?
Pranimi i lutjes (duasë) thelbësisht varet nga qëndrimi yt ndaj të Vërtetit , nëse ti nuk i plotëson kushtet e duasë, atëherë nuk është kusht edhe pranimi i saj. Kështu Malik bin Dinar thosh’ kur njerëzia luteshin për shi: “Ju pritni të bjerë shi kurse unë frikësohem se mos bien gurë!”
Edhe sikur Zoti të mos na kish urdhëruar t’i luteshim, do të na ishte e domosdoshme që ta thërrasim Atë, edhe nëse do e dinim që lutja jonë nuk do gjente përgjigje. E si të mos i lutemi atëhere kur ai na ka siguruar se do të na përgjigjet nëse i lutemi siç duhet? Allahu i Madhëruar thotë: “Më lusni dhe do t’ju përgjigjem.” (Gafir, 60).
I pyetur për emrin më të lartësuar të Zotit, Ebu Jezid el Bistami ka thënë: “Cliroje zemrën nga çdo gjë përveç Zotit e pastaj thirre Atë me cilin emër të duash.”[/b]
profeti as ka thene: ”Zoti nuk i përgjigjët zemrës së shpërqëndruar, e nëse lutesh sinqerisht, atëherë gëzoju njërës nga tri gjërat:
Ose Zoti do ta plotësojë kërkesën;
Ose do të zgjedhë për ty diçka tjetër më të vlefshme;
Ose do të të ruajë nga një sprovim që do të të godiste”.
Duanë bëje përunjësisht e jo nxitueshëm. Transmetohet prej profetit te kete thënë:[b] “Zoti ka thënë: Kë e preokupon përmendja Ime më tepër nga ajo që më kërkon (në lutje) Unë i jap edhe më shumë nga ajo çka u jap atyre që kërkojnë.” (Buhari në Tarih, Bezari në Musned dhe Bejheki ). [b]
Ebu Husejn el Ueraku thotë: “E kam lutur njëherë Allahun aq shumë që të ma pranojë lutjen saqë harrova për çka kisha nevojë (në lutje).”
Dhe mos u ngushto për atë cfare the e nuk the; Ai vërtet e di ç’është më e mira për ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Lutja......
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: