www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Shprehja e dy dëshmive dhe punimi me atë që kërkojnë ato.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Shprehja e dy dëshmive dhe punimi me atë që kërkojnë ato. Empty
MesazhTitulli: Shprehja e dy dëshmive dhe punimi me atë që kërkojnë ato.   Shprehja e dy dëshmive dhe punimi me atë që kërkojnë ato. EmptyFri Oct 17, 2008 2:10 am

1. Shprehja e dy dëshmive dhe punimi me atë që kërkojnë ato.

Nga Ubade bin Samit transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk ka ndonjë që thotë LA ILAHE IL ALLAH...... nuk ka Zot tjetër me të drejtë pos Allahut, i vetëm, pa shok dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij dhe se Isai është fjala e Allahut të cilën ia vendosi Merjemes dhe shpirt prej Tij, veçse do ta fusë Allahu atë në xhenet me atë punë që ka." Buhariu dhe Muslimi.

2. Mësimi dhe numërimi i Emrave të Allahut.

Nga Ebu Hurejre transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Vërtet, Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, kush i mëson dhe i numëron ato do të hyjë në xhenet." Buhariu dhe Muslimi.

Mësimi dhe numërimi këtu ka për qëllim besimin e tyre dhe veprimi me atë që ato kërkojnë.

3. Këndimi i ajetit kursij pas çdo namazi.

Nga Ebu Umamete transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush lexon ajetin kursij pas çdo namazi të detyruar nuk e pengon atë nga hyrja në xhenet veçse vdekja." Nesai, e saktësoi Ibën Haxheri.

4. Leximi i sures Tebarek.

Nga Enes bin Malik transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Sure nga Kurani, nuk është ajo veçse tridhjetë ajete, e ruan pronarin (lexuesin) e saj deri sa të hyjë në xhenet dhe ajo është Tebarek." Taberani, e ka bërë të mirë Albani.

5. Dhënia e sadakasë.

Nga Hudhejfja transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush jep sadaka duke pasur për qëllim kënaqësinë e Allahut, i vulos Allahu me të atij hyrjen për në xhenet.” Ahmeti, e ka saktësuar Albani.

6. Kujdesi ndaj jetimit.

Nga Sehël bin Sadi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Unë dhe kujdestari i jetimit jemi në xhenet kështu dhe bëri me shenjë me gishtin tregues dhe gishtin e mesëm, duke lënë hapësirë ndërmjet tyre." Buhariu.

7. Mos kërkimi lëmoshë njerëzve.

Nga Theubani transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush më premton se nuk do të kërkojë nga njerëzit lëmoshë i premtoj atij xhenetin." Ebu Dauti dhe Albani.

8. Ruajtja e gjuhës dhe organeve nga harami.

Nga Sehël bin Sadi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush më siguron mua atë që ka ndërmjet dy buzëve dhe atë që ka ndërmjet dy kofshëve i siguroj atij xhenetin." Buhariu.

9. Durimi në humbjen e të dashurve prej djemve apo të tjerëve.

Nga Ebu Hurejra transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë se Allahu i Lartësuar thotë: "Nuk ka për robin Tim besimtar tek Unë shpërblim tjetër kur i marr ndonjë nga të afërmit e tij në dynja dhe ai përmbahet (duron) në këtë dhe llogarit shpërblimin veç xhenetit." Buhariu.

10. Bindja e gruas ndaj burrit.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse gruaja fal pesë namazet e saj, agjëron muajin e saj, ruan nderin e saj dhe i bindet bashkëshortit të saj do të hyjë në xhenet nga çdo derë e xhenetit që të dojë." Ibn Hiban, e ka saktësuar Albani.

11. Largimi nga mendjemadhësia, vrazhdësia dhe borxhi.

Nga Theubani transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush vdes dhe ai është larg nga mendjemadhësia, vrazhdësia dhe borxhi do të hyjë në xhenet." Tirmidhiu dhe Albani.

12. Gruaja e cila vdes në nifasin e saj.

Rashid bin Hubejsh trasmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Ai që vdes në rrugën e Allahut është shehid, ai që vdes nga mortaja është shehid, ai që mbytet është shehid, ai që vdes nga sëmundjet e barkut është shehid, ajo që vdes lehonë është shehide dhe atë foshnja e saj e tërheq për kërthize për në xhenet." Ahmedi, e ka bërë të mirë Albani.

13. Largimi i pengesës nga rruga.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Vërtet, kam parë një burrë që rrotullohet në xhenet tek pema të cilën e kishte prerë në mes të rrugës dhe që pengonte njerëzit." Muslimi.

14. Mëshirimi i kafshëve.

Ebu Hurejre trasmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Një burrë pa një qen i cili po hante baltë nga uria, kështu ai mori këpucën e tij dhe i dha qenit të pinte derisa u ngop. E falenderoi Allahu këtë burrë dhe e futi në xhenet." Buhariu.

15. Falja ndaj borxhliut.

Hudhejfe trasmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Një burrë vdiq dhe hyri në xhenet, kur hyri në të e pyetën: ‘Çfarë pune bëje në dynja?’ Ai u përgjigj: ‘Unë bëja tregti me njerëzit dhe atyre që më kishin borxh ua shtyja afatin e shlyerjes, kështu që Allahu e fali atë." Muslimi.

16. Kush e lut Allahun e Madhëruar t'i dhurojë xhenetin tre herë dhe kush i kërkon mbrojtje nga zjarri tre herë.

Nga Enesi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush e lut Allahun tre herë që t'i dhurojë xhenetin, xheneti thotë: ‘O Zot, bëje këtë person nga banorët e xhenetit!’ Dhe kush e lut Allahun tre herë që ta mbrojë nga zjarri, zjarri thotë: ‘O Zot, nxirre këtë njeri nga zjarri!" Tirmidhiu, e ka saktësuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Shprehja e dy dëshmive dhe punimi me atë që kërkojnë ato.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: