www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Shkaqet e dhimbjes së kokës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Shkaqet e dhimbjes së kokës Empty
MesazhTitulli: Shkaqet e dhimbjes së kokës   Shkaqet e dhimbjes së kokës EmptyFri Oct 17, 2008 2:20 am

Por lind pyetja: Kur duhet shkuar tek mjeku? Kuptohet që jo për çdo dhimbje koke duhet të drejtohemi tek ai.

Nëse një dhimbje koke zgjat rreth 10 ditë dhe nuk qetësohet me qetësuesit e zakonshëm si aspirina e paracetamol, apo edhe nga pushimi e shëtitjet në ajër të pastër, është shumë e këshillueshme një vizitë tek mjeku.

Në rastet e zakonshme (jo patologjike) të dhimbjes së kokës, shkaku kryesor është pakësimi i nivelit të oksigjenit dhe glukozës (sheqerit) në gjakun që furnizon trurin.

Në këto raste është e këshillueshme ndërprerja e punës apo studimit gjatë të cilit shfaqet kjo dhimbje, freskimi me ajër të pastër i ambientit ku qëndron, shëtitje në ajër të pastër dhe duke mos harruar të ngrënit.

Është pikërisht qëndrimi për një kohë të gjatë në një ambient të mbyllur një prej faktorëve që diskutohet sot si shkak i stresit në punë.

Në botën perëndimore sot zhvillohet një diskutim i gjerë për atë që quhet “ekologjia” e punës.

Dhe pikërisht e gjithë kjo bëhet për një ambient më të mirë dhe të këndshëm në punë, për të evituar dhimbjen e kokës, stresin në përgjithësi dhe uljen e rendimentit intelektual gjatë punës.

Duhet përmendur këtu si faktor antidhimbje koke apo-stres edhe ushqimi i mirë, parë ky i fundit jo më tepër në sasinë e tij sesa cilësinë.

Kështu nuk duhen ndarë nga ushqimi i përditshëm perimet dhe frutat të cilat janë të pasura me vitamina e kripëra, elemente këto mjaft të nevojshëm në reaksionet e pafundme biokimike që zhvillohen në laboratorin-organizëm./imedica/
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Shkaqet e dhimbjes së kokës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkaqet e rënies së flokëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: