www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 10 rekomandimet që duhet të ndiqni për të pasur trup në formë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

10 rekomandimet që duhet të ndiqni për të pasur trup në formë Empty
MesazhTitulli: 10 rekomandimet që duhet të ndiqni për të pasur trup në formë   10 rekomandimet që duhet të ndiqni për të pasur trup në formë EmptyFri Oct 17, 2008 2:26 am

Trup i shëndetshëm është një frazë që përfshin disa kuptime. Idetë që ju vijnë në mend janë më tepër individuale sesa standarde. Gjithmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë se trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore, shëndet kardiovaskular. Në të njëjtën palestër, megjithatë, çdo ditë mund të shohësh njerëz, të cilët duken njësoj si disa vjet të shkuara. Përse këta individë nuk kanë ndryshuar aspak për kaq kohë? U mungojnë njohuritë në këtë fushë? Apo nuk po stërviten me intensitetin e duhur? Më poshtë po ju paraqesim dhe rekomandime ose hapa të thjeshtë për të ndihmuar transformimin e trupit të vjetër, në një të ri, më të shëndetshëm.


Pini sa më shumë ujë

Uji është një element i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm, sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu, organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për çdo 2 për qind dehidratim, muskujt humbin 14 për qind fuqi.



Konsumoni ushqim cilësor

Trupi është një si makinë, dhe si çdo makinë ai ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, madje karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni, por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë, që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe i japin më shumë energji trupit. Për ato që nuk kanë mundësi për proteinë pluhur, qumështi pluhur është pothuajse njësoj, sepse ka shumë aminoacide të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Kini kujdes! Këto porcione duhet të përmbajnë me tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. Zakonisht dy gramë proteina për çdo kilogram peshë trupi është më se e mjaftueshme. Një porcion ushqimi duhet të ketë një njësi proteinë dhe një njësi karbohidratesh. Një mënyrë tjetër për të peshuar është me masën e dorës. Kjo është më e thjeshtë dhe e arsyeshme. Për shembull: masa e dorës grusht është një njësi karbohidrate, ajo është zakonisht një patate apo një portokall, ndërsa masa e një proteine është sa dora a hapur pa matur gishtat. Kjo është zakonisht masa e një bërxolle.

Vaj ulliri

Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz, megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyrë e mirë dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj, vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji.

Shtesa ushqimore

Nuk ka nevojë të përdorësh të tilla shtesa, por vetëm nëse nuk keni kohë për të gatuar apo jeni i lodhur, duke përtypur 6 herë në ditë. Përdorini me kursim.

Vitaminat dhe mineralet

Përdorni suplemente vitaminash dhe mineralesh. Një tabletë multivitaminë/multimineral zakonisht mjafton për t’ju dhënë sasinë e caktuar të vitaminave. Ato zakonisht janë të parrezikshme për trupin.

Bëjeni zakon stërvitjen

Të paktën tri herë në javë, në mëngjes, shkoni në palestër dhe vraponi, ose bëni biçikletë për 45 minuta. Pastaj, pas punës, rreth orës gjashtë apo shtatë, bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër. Atëherë do ta ndieni ndryshimin menjëherë.

Stërvitje kardiovaskulare

Këtu është fjala për vrap, not, biçikletë, patina etj. Çdo aktivitet që e ngre nivelin e rrahjeve të zemrës në zonën e stërvitjes për një kohë të caktuar, forcon zemrën. Rreth 20-45 minuta, tri deri në katër herë në javë, është e mjaftueshme për të humbur peshën në mënyrë graduale dhe të shëndetshme. Pulsi duhet të jetë diçka si 120-150 rrahje për minutë, megjithatë, ka një formulë të caktuar për këtë.

Stërvitje force

Këtu bëhet fjalë për stërvitjen me pesha. Si për meshkujt, edhe për femrat stërvitja me pesha nuk ka zëvendësim. Është mënyra më e mirë për të shtuar masë muskulore, që ndihmon në djegien më të shpejtë të kalorive dhe ndihmon në zbukurimin e formave të trupit. Tri deri në katër herë në javë, 30 minuta deri në një orë, është e mjaftueshme për të arritur këtë synim.

Çlodhuni

Trupi ka nevojë për çlodhje. Kur bëni stërvitje organizmi futet në një fazë stresi fizik dhe vetëm çlodhja e ndihmon për t’u rikuperuar. Duhen të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë dhe gjysmë ore gjumë pasdite është mjaftueshëm për të çlodhur organizmin, megjithëse ka shumë faktorë që e ndikojnë gjumin, si për shembull: cilësia e gjumit, volumi i stresit mbi trupin dhe ndryshimet gjenetike. Shumë njerëz çlodhen me 5 apo 6 orë gjumë, ndërsa shumë të tjerë kanë nevojë për 8 apo 9 orë. Shikoni me kujdes dhe studioni trupin tuaj. Nuk ka tregues më të saktë sesa vetë trupi.

Stërvituni me një shok

Kjo mund të jetë këshilla më e rëndësishme që ju jepet. Ndjehemi gjithmonë më të rehatshëm kur kemi dikë me vete. Ndaloni dhe mendoni për një minutë. Kur niseni për të blerë diçka në dyqan, gjithmonë merrni një shok me vete, për t’ju ndihmuar dhe për të kaluar atë fazën e parehatshme të zgjedhjes së rrobave. Një arsye për të pasur gjithmonë një shok është se sa herë që ndjeheni të lodhur apo të stresuar dhe s’e keni mendjen për stërvitje, e dini se shoku juaj po ju pret në palestër apo në park për t’u stërvitur. Një shok gjithashtu është i rëndësishëm për t’ju shtyrë sa më tepër për të vrapuar atë kilometrin e fundit, apo për të ngritur ato dy përsëritjet e fundit të peshave. Ashtu si në jetë, çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e jetës. Ashtu dhe çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e muskujve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
10 rekomandimet që duhet të ndiqni për të pasur trup në formë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Allahu është i pasur, ju jeni të varfër
» 12 fakte qe duhet ti dime per aspirinen
» Vetullat: Si duhet bërë zbukurimi i tyre?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: