www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Sa ndikon stresi te shëndeti?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Sa ndikon stresi te shëndeti? Empty
MesazhTitulli: Sa ndikon stresi te shëndeti?   Sa ndikon stresi te shëndeti? EmptyFri Oct 17, 2008 2:33 am

Stresi është një nxitës kryesor, i cili na lë orë të tëra në tavolinë. Shumë nga ne kanë stres kronik, që mund të jetë pasojë nga puna, lidhjet e zemrës ose lista e gjatë e gjërave të cilat duhet të bëhen në një të ardhme të afërt.

Trupat tanë i përgjigjen stresit duke nxitur lëndë kimike në tru, të cilat udhëheqin akumulimin e kalorive dhe depozitimin e yndyrave.

Kur ju keni stres kronik, trupi prodhon shumë kortizol dhe insulinë. Kështu që ju shtohet oreksi, i cili manifestohet veçanërisht në marrjen e ushqimeve të ëmbla.

Kjo bën që të depozitohen shumë yndyra, të cilat ndikojnë negativisht në të gjitha organet, e sidomos në mëlçi.

Kjo k r i j o n një rezistencë ndaj insulinës, që e urdhëron pankreasin tuaj të sekretojë më shumë insulinë për të bërë kom p e n s i m i n duke ju bërë të ndiheni të uritur dhe duke e justifikuar këtë të fundit me stresin e përditshëm. Kur ju përpiqeni që të luftoni stresin me anë të ushqimit, ju aktivizoni qendrën kryesore në tru.

Pas ndjesisë së mirë fillestare që ofron, ju do të vazhdoni kërkimin e së njëjtës gjë, që më parë ju bëri të ndiheshit mirë, të qetë e të relaksuar. Kjo përkthehet me më shumë ushqim.

Stresi dhe ankthi janë shumë të vështirë nga ana neurokimike që të kontrollojnë ushqimin. Por, një gjë është e sigurt, rëndësi thelbësore ka mendja, e cila është udhëheqësja e gjithë pjesëve të trupit.

Nëse ne kemi vullnetin e mire që të vendosim se duhet të pakësojmë ushqimin, atëherë çdo gjë do të ishte më e lehtë. Ajo çka ndodh në trurin tuaj luan rolin kryesor në atë se çka ndodh në stomakun tuaj.

Fillimisht duhet t‘i vini vetes një detyrë të rëndësishme: të mbani nën kontroll nivelin e hormoneve.

Kjo do ju bëjë që të jeni në një gjendje të qëndrueshme k ë n a q ë s i e.

Këshillat që propozohen më poshtë do ju vijnë në ndihmë:

Bëni që ushqimi të punojë në favorin tuaj!

Ushqimi sjell efekte të ndryshme në stomakun, gjakun dhe trurin tuaj.

Gjeli i detit

Përmban tryptophan, i cili rrit serotoninën që ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore, si dhe lufton stresin. Në të njëjtën kohë ju bën edhe më rezistentë.

Peshku dhe arrat

Janë të pasur me yndyrat omega 3, të cilat për një kohë të gjatë janë njohur si përforcues të kujtesës, si dhe pastrues të kolesterolit. Përdorimi i vazhdueshëm i tyre ndikon pozitivisht te gratë shtatzëna.

Çaji jeshil

Përdoret për pakësimin e yndyrave. Një studim tregon se të pish tri gota në ditë çaj jeshil ndihmon në rënien nga pesha. Çaji rrit gjithashtu edhe metabolizmin.

Flini sa duhet

Kur trupi juaj nuk i plotëson tetë orët e këshillueshme të gjumit, ai ndihet i lodhur dhe pa fuqi. Nëse nuk keni fjetur sa duhet, ju nuk ndiheni mirë dhe truri lëshon serotoninë e dopaminë, substancat që ndikojnë në mirëqenie. Na ndodh që kur çohemi në mëngjes dhe nuk kemi bërë gjumë të plotë të kërkojmë gjëra të ëmbla. Pagjumësia ndikon negativisht në të gjithë sistemin trupor. Me kalimin e moshës, gjëndrat pineale në trurin tuaj prodhojnë me pakicë hormonin e gjumit, melatoninën. Kështu që bëni një gjumë të mirë dhe të rehatshëm. Regjimi mund t‘ju mbajë në peshën dhe në format e dëshiruara.

Regjimi

Një këshillë, e cila mund t‘ju ndihmojë: Eleminoni zgjedhjet gjatë vaktit kryesor. Zakonisht zgjidhni një drekë të shëndetshme që ju pëlqen, si p.sh., sallatë me mish pule të pjekur dhe vaj ulliri ose gjel deti me bukë misri dhe mbani këtë regjim përditë. Studimet tregojnë se nëse vendosni një regjim që do ta mbani gjithmonë, atëherë kjo do t‘ju ndihmojë shumë në kontrollin e peshës suaj. Duket e çuditshme, por është e vërtetë.

Lëvizja

Rëndësi shumë të madhe luan edhe ecja. Këshillohet të ecni të paktën 30 minuta në ditë, sepse nëpërmjet ecjes vihen në lëvizje të gjithë muskujt e trupi. Ecja ndikon pozitivisht edhe në efektet psikologjike, si rritjen e besimit në vetvete.

Humbeni mendjen

Kur ndiheni shumë të uritur, uluni diku dhe filloni të mendoni për jetën tuaj në përgjithësi, në mënyrë që ta largoni oreksin e madh. Qëndroni para pasqyrës dhe shikoni të gjithë defektet tuaja. Sigurisht që nuk do t‘ju pëlqejë një bark me pala apo kofshë, të cilat përshkohen nga celuliti. E rëndësishme të theksohet është, se pesha ideale është ajo në të cilën ne ndihemi mirë me veten dhe jo ajo ç’ka na tregojnë revistat e ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Sa ndikon stresi te shëndeti?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: