www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Mbipesha, më shumë se 1 miliardë njerëz në botë klasifikohen si të shëndoshë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Mbipesha, më shumë se 1 miliardë njerëz në botë klasifikohen si të shëndoshë Empty
MesazhTitulli: Mbipesha, më shumë se 1 miliardë njerëz në botë klasifikohen si të shëndoshë   Mbipesha, më shumë se 1 miliardë njerëz në botë klasifikohen si të shëndoshë EmptyFri Oct 17, 2008 2:45 am

Mbipesha, më shumë se 1 miliardë njerëz në botë klasifikohen si të shëndoshë

14-06-2005



Për dekada të tëra, mbipesha dukej se ishte problem kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Por tani Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën klasifikohen si të shëndoshë.

Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, thotë se 65 përqind e të rriturve amerikanë peshojnë mbi normalen dhe preken nga një numër sëmundjesh të zemrës, kanceri dhe diabeti. Përveç kësaj, qendra për kontrollin e sëmundjeve ka ndryshuar kriteret e saj përsa i përket peshës së rrezikshme për shëndetin.

Në mars të vitit 2004, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve tha se 400 mijë vdekje çdo vit e kishin origjinën tek mbipesha. Janarin e kaluar, ajo e pakësoi këtë numër në 365 mijë. Në Prill qendra e uli këtë shifër edhe më, duke thënë se vetëm 112 mijë vdekje ishin të lidhura me mbipeshën.

Javën e kaluar, ajo e ndryshoi pozicionin edhe njëherë duke deklaruar se edhe po të jesh pak mbipeshë nuk është mirë. Julie Gerberding është drejtoreshë e qendrës. "Duhet të kemi të qartë një gjë: Dhjamosja dhe mbipesha janë kërcënime serioze për shëndetin në vendin tonë".

Kështu mendon edhe Dr. David Katz në Univesitetin Yale. "Për shumë nga ne, mbipesha nuk është një gjendje e qëndrueshme. Por është një fazë shumë e rrezikshme drejt dhjamosjes".

Në debatin për mbipeshën janë në lojë shumë para përsa i takon dietës dhe industrive të restoranteve dhe ushqimit. Amerikanët shpenzojnë 40 miliardë dollarë në vit për tu dobësuar. Familjet amerikane harxhojnë mesatarisht 2 mijë dollarë në vit në restorante.

Richard Berman, zëdhënës për industrinë amerikane të ushqimit thotë se humbja e peshës varet nga secili individ. "Kjo është e vetmja sëmundje që mund të shërohet duke bërë ecje të gjata dhe pa bërë shumë teori, pra ne duhet të flasim për sëmundjet që janë më reale".

Por ndërsa debati vazhdon, të gjithë bien dakort në një pikë - se të jesh i shëndoshë nuk është mirë. Çështja është deri në ç’masë mund të jesh i shëndoshë pa rrezikuar jetën.
David McCalary
30-07-2005



Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i njerëzve mbipeshë po rritet me një ritëm shqetësues. Ata vlerësojnë se një miliard njerëz janë mbi peshë dhe 300 milionë të tjerë janë tepër të shëndoshë. Agjencia pret që numri i njerëzve mbipeshë të dyfishohet mes viteve 1995 dhe 2025. Mbipesha dikur shikohej si problem perëndimor, por tani ai paraqet kërcënim serioz edhe për shëndetin e njerëzve në vendet në zhvillim.

Deri kohët e fundit, sfidat kryesore të shëndetit në vendet në zhvillim ishin uria dhe sëmundjet ngjitëse si SIDA, malaria dhe tuberkulozi. Por, një çështje tjetër është tani mbipesha dhe sëmundjet e lidhura me të, si sëmundjet e zemrës, diabeti, presioni i lartë i gjakut, sulmet në zemër, goditjet në tru dhe disa forma të kancerit . Shëndoshja e tepruar është një fenomen që po ndodh kudo që vendet po u nënshtrohen urbanizimit, të ardhurave më të larta, teknologjisë moderne, dhe ushqimeve të gatshme, duke lënë më shumë kohë për pushim.

Antropologia e Universiteti Rhode Island, Marquisa LaVelle, tha në një konferencë në Boston se rritja më e madhe e peshës së trupit që nga vitet 1950 ka ndodhur tek njerëzit që jetojnë në klima më të ngrohta.

“Ritmi i rritjes së numrit të njerëzve mbipeshë në të gjithë botën ka arritur në atë pikë ku shumë shoqëri kanë edhe teprica edhe mugesa ushqimi. Duke marrë parasysh lidhjen e mbi-peshës me sëmundjet kronike, si faktorë të rëndësishëm për sëmundjet e zemrës dhe kancerit të llojeve të ndryshme, kjo u vë vendeve në zhvillim një barrë, të cilën ata nuk mund ta përballojnë.”

Studiuesit në një takim ndërkombëtar kohët e fundit në Tours të Francës dhanë disa shembuj. Sipas një ankete të zhvilluar 6 vjet më parë, 25 për qind e femrave indiane nën moshën 50 vjeç janë mbipeshë. Të dhënat nga Meksika dhe Uruguai tregojnë se mbipesha prekë rreth 20 për qind të popullsisë. Gjendja është më keq në qytete. Gratë indiane më të rrezikuara janë ato që jetojnë në qytet dhe kanë të ardhura të larta.

Në Afrikën e Jugut, zonja La Velle vuri re se fëmijët në qytetin Cape Town ishin më të gjatë dhe më të shëndoshë se ata në fshat, edhe në rastet kur kushtet shoqërore dhe ekonomike ishin të njëjta. Ajo zbuloi gjithashtu se fëmijët në qytetin Melbourne të Australisë ishin më të shëndoshë sesa vendasit e shkretëtirës.

Megjithatë, as popullsia rurale nuk përjashtohet, thotë studiuesi i Univeriteti të Oksfordit Stanley Ulijaszek. Ky problem shkon përtej vendeve të industrializuara, thekson ai.

Për shembull ishulli Rarotonga, pjesë e ishujve Cook, duket si Zelanda e Re që kur ka filluar industrializimi. Si rezultat, njerëzit në atë vend kanë fituar gjashtë centimetër në gjatësi trupore që nga viti 1950, por edhe peshë më të madhe gjë që nuk është mirë për formimin e tyre të ri trupor.

“Kjo do të thotë se së bashku me globalizimin, ne do të kemi një sistem të ri ushqimi në mbarë botën. Amerika ka një ndikim të madh në këtë sistem ushqimi dhe për këtë arsye ndryshimet në dietë mund të ndodhin më shpejt edhe në vendet më të largëta.”

Studiuesit përjashtojnë idenë se karakteristikat gjenetike bëjnë që disa popullsi të jenë më të prekshme nga problemi i mbipeshës. Ata thonë se rritja në peshë ka ndodhur shpejt në disa kultura që sapo kanë filluar të industrializohen dhe kjo nuk mund të arsyetohet në bazë të gjeneve, mungesës së disiplinës personale apo të karakteristikave psikologjike.

Marquisa LaVelle ia hedh fajin mënyrës moderne të jetesës, me ndryshimet në ushqim dhe uljen e ushtrimeve fizik. Ajo beson se zgjidhja nuk ka të bëjë shumë me dietën, por me veprimtarinë fizike. Zonja LaVelle thotë se gjendja tani është e tillë që sëmundjet janë në rritje ndërsa rënia në shëndetin botëror është e paparandalueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Mbipesha, më shumë se 1 miliardë njerëz në botë klasifikohen si të shëndoshë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Konaku i shendoshe me vjeherr e nuse te devotshme -
» Unë e dua atë por ai s’i respekton shumë kushte islame
» Gratë po infektohen më shumë se burrat nga SIDA
» Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, cilat janë arsyet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: