Numri i postimeve : 21 Registration date : 17/10/2008
Titulli: 60 këshilla për bashkëshorten muslimane Sun Oct 19, 2008 11:34 pm
> >60 këshilla për bashkëshorten muslimane > > > >1- Ti je borziloku i shtëpisë prandaj bëje burrin tënd që të ndjejë këtë > >erë që në momentin e futjes së tij në shtëpi. > > > >2- Hulumto momentet e rehatisë së tij, zbukuroji ato me lëvizje apo me > >fjalë ji optimiste dhe bëji ato me zemër të mirë. > > > >3- Ji e gatshme për dialog dhe bisedime dhe largoju grindjeve dhe > >këmbënguljes ne mendimin tënd. > > > >4- Kuptoje gradimin e burrave mbi gratë me kuptimin e sheriatit dhe me atë > >që ka nevojë natyra e femrës, e mos mendo se ajo është padrejtësi dhe > >mospërfillje e mendimit të saj. > > > >5- Mos e ngre zërin dhe vecanërisht kur bashkëshorti ndodhet në shtëpi. > > > >6- Mundohu të bashkoheni bashkë në namazin e natës herë pas here se ai ju > >shton juve nur,lumturi e ngrohtësi familjare." E a nuk rehatohen zemrat me > >përmëndjen e All-llahut?" > > > >7- Duhet të jeshë shumë e urtë në momentin e nevrikosjes së tij dhe mos të > >zërë gjumi derisa ai te jetë i kënaqur prej teje. "bashkeshorti yt është > >xhenneti yt ose zjarri yt" > > > >8- Të jesh ne këmbë dhe e gatshme në momentin e veshjes së rrobave të tij > >dhe daljes nga shtëpia. > > > >9- Bëje të ndjehet se ti ke dëshirë të veshë një lloj rrobeje të vecantë, > >dhe ti zgjidhja rrobat. > > > >10- Ji korrekte në kuptimin e kërkesave, që të lehtësojë jetesën me të mira > >dhe pa humbur kohë. > > > >11- Mos prit as mos mendo të thote më fal apo të kërkojë të falur me > >cfaredo lloj mënyre as mos e vër në një pozitë të tillë, vetëm në rast se > >kjo vjen nga ana e tij dhe kjo për ndonjë cështje që me të vërtetë është > >për të kërkuar të falur. > > > >12- Kujdesu për pamjen dhe veshjen e tij, edhe sikur ai mos të jetë i > >kujdesshëm, vetëm se kjo e nderon atë para shokëve të tij. > > > >13- Mos u mbështet në atë se ai është i cili fillon gjithmonë i pari ne > >kërkimin e kënaqësive të tij. > > > >14- Ji cdo natë nuse për të dhe mos shko të flesh para tij vetëm në raste > >të rralla. > > > >15- Mos prit nga miresjellja jote me të asgjë, sepse shumica e > >bashkëshortëve janë të zënë me punë, për këtë shkak ndodh mosshfaqja e > >ndjenjave të tyre, dhe kjo ndodh pa dashje. > > > >16- Ji aktive në cështjet e tij dhe mos ji e ndërlikuar. > > > >17- Buzëqeshje të ëmbël të mbushur me dashuri dhe ndjenja tërheqëse në > >momentin e kthimit të tij nga udhëtimi. > > > >18- Dije se bashkëshorti yt është rrugë e cila të afron tek All-llahu i > >madhëruar. > > > >19- Mundohu të ndryshosh vashdimisht ne cdo gjë, në pamje, në fjalë e në > >takimin tend me të. > > > >20- Moseksistenca e kthimit apo ngadalësia, në rastin e kërkimit te dickaje > >nga ti, por përkundrazi kërkesat e tij të serviren me dashuri dhe > >shkathtësi. > > > >21- Ndryshojua vendin mobiljeve te tua perpara se ai të kthehet nga > >udhetimi dhe bëje të ndjehet se ti e bën këtë vetëm që ai të jetë i lumtur. > > > >22- Kujdesu në drejtimin e mirë të shtëpisë, në rregullimin e kohës dhe > >renditjen e cështjeve të rëndësishme. > > > >23- Mundohu të mësosh disa profesione grash e ti zbatosh ato sepse ti ke > >nevojë për to në shtëpinë dhe dauen tënde, dhe kryerja e tyre te kujton se > >je femër. > > > >24- Prite bashkëshortin tënd me falënderime dhe me fjalë të mira ne > >momentin kur sjell në shtëpi ndonjë gjë, qoftë kjo ushqime veshëmbathje ose > >dicka tjetër. > > > >25- Kujdesu në zbukurimin, rregullimin dhe pastërtinë e shtëpisë, edhe pse > >ai nuk mund ta ketë kërkuar një gjë të tillë,duke bashkuar ketu ndërmjet > >bukurisë dhe thjeshtësisë. > > > >26- Rregulloje kryerjen e punëve te shtëpisë në pershtatje me orarin e > >tij,dhe mos e bëj të ndjehet se ti je gjithmonë e zënë me punë. > > > >27- Ji e kënaqur dhe kujdesu nga shpenzimi i tepërt në mënyrë që të mos i > >kalosh kufijtë e shpenzimeve të domosdoshme. > > > >28- Bërja surprizë me ndonjë festë familjare të bukur, duke zgjedhur kohën > >e përshtatshme për të. > > > >29- Ta bësh të ndjehet se ti ke nevojë të marrësh mendimin e tij në cdo > >cështje që të përket ty apo fëmijëve te tu, duke mos u marrë në trajtimin e > >cështjeve të kota. > > > >30- Mendo gjithmone për feminizmin tënd dhe mbroje atë, mundohu ta > >paraqitësh në formën dhe pamjen sa më të mirë, në kohën e përshtatshme dhe > >e tepruar. > > > >31- Në momentin e kthimit të tij në shtëpi mbas nje mungese të gjatë larg > >shtëpisë, mos e prit me ankesa apo dhimbje sado që të jetë gjëndja e > >vështirë. > > > >32- Nxiti fëmijët që të dalin të presin babain e tyre në momentin e kthimit > >nga udhëtimi apo nga puna, dhe kjo duke marrë parsysh moshën e fëmijëve. > > > >33- Mos iu anko bashkëshortit tënd nga fëmijët në momentin e kthimit nga > >puna, te ngritjes nga gjumi apo në momentin e ngrënies, sepse kjo le gjurmë > >të këqia si tek fëmijët ashtu edhe tek Babai i tyre. > > > >34- Mos ndërhy në momentin e këshillimit apo të rrahjes së fëmijëve nga > >babai i tyre me asgjë. > > > >35- Kujdesu ne forcimin e lidhjeve ndërmjet fëmijëve dhe babait të tyre > >sado që të jetë i zënë me punë, porse me zgjuarsi dhe pa e ndërprerë nga > >punët. > > > >36- Bëje të ndjehet se: mbajta e përgjegjësisë së fëmijëve nga ana jote > >është e lehtësuar për shkak të duasë e bërë nga ai, dhe nga marrja e > >mendimit të tij në cështje që u përkasin fëmijëve. > > > >37- Mos u ngut duke pritur rezultate të shpejta në edukimin e fëmijëve, > >sepse edukimi i fëmijëve do te marrë kohën e saj të plotë, dhe kjo varet > >sipas moshës së tyre,sepse e kundërta mund të sjellë mërzitje dhe lënie pas > >dore edukimin e fëmijëve. > > > >38- Zbato me fëmijët e tu mënyrë edukimi sa më të mirë të lehtë dhe të > >pranueshme për mendjet e tyre, mos i thuaj kjo që bëre është gabim dhe > >vetëm kaq, por ta bindësh pse është gabim me qëllim që gabimi mos të > >përsëritet më. > > > >39- Kujdesu që kohën e lirë mos ta kalojnë kot, në vecanti në kohën e > >pushimeve, vënien në dukje të pasioneve të tyre dhe shfrytëzimin e fuqisë > >së tyre në gjëra të dobishme. > > > >40- Ji shoqe e ngushtë e vajzave të tua dhe ji në dijeni per cdo ndryshim > >që ndodh në trupin e tyre në cdo faze moshe. > > > >41- Ndihmoje vajzën tënde qysh në vegjëli që të formojë personalitetin e > >saj në dije edukuese. > > > >42- Mundohu te barazosh mundin tend ndermjet; kërkesave të burrit dhe > >fëmijëve të punës dhe shtëpisë. > > > >43- Nderimi dhe respektimi i prindërve të tij dhe duke mos bërë dallim > >ndërmjet prindërve të tu dhe prindërve të tij, se ata të kanë dhënë ty > >dhuratën e tyre më të shtrenjtë i cili është bashkëshoti yt i dashur. > > > >44- Prite familjen e tij me fjalë të ëmbla dhe bujari, duke ju bërë dhurata > >në raste të vecanta, e nxite atë që t’I vizitojë të afërmit e tij edhe > >sikur ai mos të interesohet për ta. > > > >45- Kujdesu për të ftuarit e tij dhe mos të bëhet zakon rrefuzimi i tyre, e > >mos të ndjejnë ata se kanë ardhur papritur, por përkundrazi ji e kujdesshme > >dhe bujare, sepse kjo gjë e nderon atë. > > > >46- Kujdesu për dokumentat e mjetet e tij të vecanta dhe ruaji ato. > > > >47- Bëje shtëpinë të gjallëruar dhe të gatshme për të pritur musafirë në > >cdo kohë, sistemoi librat dhe dokumentat e tij me korrektësi e me rregull, > >mos kontrollo nëpër dokumentat e tij përderisa ai nuk të ka lejuar për > >dicka të tillë. > > > >48- Mos e qorto në rast se mungon shumë nga shtëpia por prite me fjalë të > >ëmbla duke i vënë në dukje se nuk mund të rrish kaq gjatë pa e parë dhe se > >ndodhja e tij në shtëpi është krenari për ty. > > > >49- Mos prit që ta shprehë më fjalë mërzinë që mund të ketë nga ndojnë > >problem, por mjafton ta kuptosh atë dhe të shpejtosh në marrjen e hapave të > >para. > > > >50- Bëje të ndjehet gjithmonë se kërkesat e tij janë janë cështjet më të > >rendësishme për ty sado që të jesh e zënë me punë dhe me përgjegjësi. > > > >51- Mos i shto ankesat që mund të kesh në punë qoftë në dauen tende apo ne > >profesionin tënd. > > > >52- Dije se është e drejta e tij të dijë cdo gjë që ai don nga puna jote > >dhe kjo pa u futur në bisedat me hollësi që zhvillohen ndërmjet teje dhe > >motrave. > > > >53- Bëje të ndjehet se kujdesja jote për veten tënde është dicka e > >rëndësishme për ty sepse gruaja e shkathët është ajo e cila vë në dukje > >qëndrimin e saj në shtëpi dhe bashkëshorti i saj kënaqet me qëndrimin e saj > >në shtëpi, edhe sikur kohën ta keshë shumë të ngjeshur. > > > >54- Kujdes mos të ndryshojë natyrën tënde të bukur femërore puna e daues > >apo e profesionit tend. > > > >55- Ruaji sekretet e shtëpisë tënde, bëja të ditur bashkëshortit tënd se > >puna e tij është amanet tek ti, dhe se ti je në dijeni të natyrës së punës > >së tij. > > > >56- Mos e krahaso asnjëherë me të tjerët por kujto gjithmonë cilësitë e > >mira që ai ka. > > > >57- Mëso fikhun e daues sepse ai të ndihmon të lëvizësh me lehtësi dhe > >zgjuarsi ndërmjet > > > >femrave,në mënyrë që të realizosh planet dhe qëllimet e kërkuara në kohën e > >duhur dhe pa humbur kohë. > > > >58- Ji në dijeni të gjendjes ekonomike e cila i mundon shumicën e femrave, > >që të lehtësojë ty ti nxjerrësh nga kjo duke ju ofruar tema të ndryshme të > >përshtatshme për to. > > > >59- Kujdesu në ndjekje të punës me motrat e tua, ti thërrasësh zemrës > >përpara mendjes, e ti thërrasësh mendjes perpara zemrës në raste të vecanta > >dhe kjo varet sipas natyrës së femrave. > > > >60- Kujdes mos ta mundosh veten tej mase duke i shtuar punet dhe > >pergjegjesite vetevetes, ku në të njëjtën kohë dikush tjetër mund të > >ndihmojë e ti bëjë disa punë në vendin tënd. > > > >Dhe ne fund mos u mbështet plotësisht në mundin njerëzor dhe mos harro se > >ne kemi më shumë nevojë në ndihmën e All-llahut. > >' > >Selman el - Awde