www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Këshilla motrave në lidhje me internetin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Këshilla motrave në lidhje me internetin Empty
MesazhTitulli: Këshilla motrave në lidhje me internetin   Këshilla motrave në lidhje me internetin EmptyFri Nov 07, 2008 1:41 am

Nëse vetëm janë aktive në rrugën e da’wetit përmes internetit, do t’i këshilloja motrat e respektuara që të jenë sa më shumë të lidhura mes vete, ashtu që të koekzistojnë në atë turbullirë të madhe dhe të paqetë ku do t’i këmbejnë përvojat e fituara, të ndihmohen mes vete, ngase njeriu është i dobët kur është i vetëm mirëpo kur është në shoqëri me shok, është më i fortë!!! All-llahu, xhel-le sha’nuhu, thotë: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshem.” (El Asr)

Shënohet nga Imam Taberani rhm. në veprën “Mu’xhemul-Evset” dhe nga Bejhekiu, rahimehullah, në veprën “Shu’abul-Iman” nga sahabi Ebu Mulejke el-Darimiu, radijallahu anhu, i cili thotë: Kur të takoheshin dy shok të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk do të ndaheshin derisa njëri-tjetrit t’ia lexonte suren el-Asr, mandej do të jepnin selam.” (El-Derr el-Mensur, 8/621)

Theks të veçantë vë në atë që motrat në internet të merren vetëm me botën e gjinisë femrore, dhe që da’vetin dhe këshillimin ta drejtojnë vetëm në atë adresë; t’u mundësojnë njoftim të gjithanshëm dhe mësim përmes internetit, që mund të kryhet rrugës indirekte, nga shkaku se kontaktet e drejtpërdrejta nganjëherë mund të shkaktojnë refleksion, meqë ai që jep këshillë menjëherë merr pozicionin e epërm, ndërsa tjetri rangimin e poshtëm. Duke marr parasysh gjithë këto, i këshilloj vëllezërit dhe motrat, t’i evitojnë të gjithë ato gjëra që i largojnë nga kënaqësia e All-llahut të Madhërishëm.

Ndaj komunikoni në mënyrë të bukur, të butë dhe drejtonu njëri-tjetrit, dhe bëhuni të durueshëm. Lus All-llahun, xhel-le sha’nuhu, që të gjitha motrat t’i ndihmojë dhe shpërblejë me ni’metet më të bukura.

Ja edhe disa këshilla të cilat inshaall-llah do t’ju bëjnë dobi në rrjet dhe do t’u kristalizojnë qëllimet tuaja, dhe t’ua tërhekin vërejtjen në kurthet të cilat mund të vërehen nga qëllimkëqinjtë dhe ata që nuk duan kënaqësinë e All-llahut, subhanehu ve teala!

Ndaj jini të kujdesshëm vëllezër dhe ju motra të nderuara!

E para: Kur muslimani ta dëgjojë ezanin, nuk duhet asgjë ta pengojë që t’i përgjigjet thirrjes. All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “(ajo dritë) ثshtë në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. (24:36-37)

E dyta: Interneti është mjet komunikimi, mirëpo ai në realitet paraqet shpatë me dy tehe. Muslimanët duhet ta shfrytëzojnë vetëm anën e mirë, atë që i bën dobi fesë së tij dhe jetës, dhe jo ta dëmtoj fenë dhe jetën e tij.

E treta: ثshtë shumë me rëndësi që shfrytëzuesit e Internetit t’i ruajnë sytë e tyre nga e ndaluara. Insertet e ndaluara janë arma e shejtanit të cilën ai e shfrytëzon ashtu që prish zemrat e muslimanëve duke u ofruar vetëm kënaqësinë e një çasti, pas së cilit pasojnë ndjenjat e pikëllimit dhe brerjes së ndërgjegjes. Shikimi i të ndaluarës shkakton fëlliqjen e zemrës, shtërngim në krahëror dhe largim nga kënaqësia e All-llahut. Gjithashtu, eviton shpirtin nga kënaqësia të cilat i fiton me respektimin e All-llahut. Ajo është arma e shejtanit me të cilin ai ua zbukuron mëkatin dhe luan me të ashtu si luan fëmiu me topin.

E katërta: Mos lejoni që interneti t’ua “shkatërroj” kohën tuaj. E ajo ndodh kur me orë të tëra kaloni në sajte të ndryshme dhe grupe të ndryshme online. Ashtu ju e humbni kohën tuaj me vlerë. Kohën të cilën do t’ia kushtonit familjes suaj, prindërve, fëmijëve, familjes dhe punës me të cilën fitoni për ekzistencë tuaj dhe të familjes.

E pesta: Shpesh vizitoni faqet islame. Vizitoni faqet përmes së cilave merrni informata të dobishme dhe të cilat ua zgjërojnë dituritë tuaja. Evitoni faqet që e dëmtojnë fenë dhe moralin, si dhe grupet të cilat përhapin fitne. Mos u lëshoni në polemika me armiqtë e islamit në qoftë se nuk keni njohuri të mjaftueshme me të cilën do të mund të korrni sukses. Në ato raste kërkoni nga ata që kanë njohuri të merren me ato çështje.

E gjashta: Chat-i paraqet kurth edhe për mashkullin edhe për femrën; kurth i cili i drejton kah marrëdhëniet e ndaluara, marrëdhëniet të cilat zakonisht fillojnë si njoftim i thjeshtë, mandej përfundojnë me dëmtim të fesë dhe jetës.

E shtata: Ju ose jeni ai që kontrollon ose jeni nën kontroll. Nëse vëni Internetin nën kontrollin tuaj, atëherë dobitë e tij mbizotërojnë dëmin e tij eventual. Atëherë Interneti bëhet mirësi nga ana e All-llahut, dhul xhelal. Ndërsa nëse bini nën kontrollin e tij, atëherë ua mjegullon me llastim dhe kënaqësi momentale, ua vjedh kohën, t’hollat dhe u largon nga obligimet që keni ndaj familjes dhe të afërmëve. Bëheni pre, ndërsa këtë nuk e vëreni. Shpëtoni nga kjo kurth para se të humbni dhe të jetë vonë.

Selman el-Avdee

Përktheu: Ebu Jasin

Redaktura: AlbIslam.Com

Marrë nga një përgjigje për qëndrimin e muslimanit dhe muslimanes ndaj nternetit, pjesë të kësaj përgjigje janë të botuara edhe më parë në AlbIslam.


Selman el-Avdee,
29.9.2006
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Këshilla motrave në lidhje me internetin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 60 këshilla për bashkëshorten muslimane
» Lidhja e afërt e motrave në Islam
» Gënjeshtar Pesë Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHËM TË LEXOHET!
» Tendenca dhe keshilla
» 100 Këshilla të vlefshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: