www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 HIXHABI ËSHTË PASTËRTIA (DËLIRËSIA)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
xheneta
Admin
xheneta


Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/10/2008

HIXHABI ËSHTË PASTËRTIA (DËLIRËSIA) Empty
MesazhTitulli: HIXHABI ËSHTË PASTËRTIA (DËLIRËSIA)   HIXHABI ËSHTË PASTËRTIA (DËLIRËSIA) EmptySun Oct 19, 2008 11:43 pm

Keqpërdorimi dhe eksploatimi i gruas është sëmundje e cila është vendosur në zemrat e bijve të Ademit, a.s., qysh nga ekzistimi i kësaj bote. Nuk ka dyshim se prostitucioni shpesh paraqitet si njëra prej profesioneve më të vjetra. I Dërguari, a.s., thotë në një hadith:"Nuk ka sëmundje të cilën Allahu e ka krijuar e të mos i ketë krijuar tretmanin (ilaçin) për atë sëmundje"(Buhariu). Ilaçin për këtë sëmundje të zemrës mund ta gjejmë në ajetet e Kur'anit ku Allahu (Subhanehu ve Teala) e mëson të Dërguarin e Tij si t’u drejtohet besimtarëve:



"O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le të vënë shamitë (mbulesat) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos sulmohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues"

(Ahzab, 59).



Ky ilaç quhet hixhab, që do të thotë qoftë veshje e jashtme apo e brendshme e anëtarëve të një shoqërie. Hixhabi është një prej urdhrave të Allahut, xh.sh., dhe zemrën e besimtarit dhe besimtares mund ta bëjë edhe më të pastër, për shkak se ajo paraqet mbrojtësin i cili e mbron zemrën prej epshit dhe lakmisë. E Allahu, xh.sh., në Kur'an thotë:



"E kur kërkoni prej tyre ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes. Kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre".

(Ahzab, 53).



Nëse hixhabi lihet pasdore, atëherë epshi dhe lakmia bëhen dirigjues të zemrës, gjë që nuk është e rrallë në vendet publike, ku stolitë janë të zbuluara. Sheriati (e drejta islame) vëmendje të veçantë i ka kushtuar ngjarjeve të cilat marrin vendin e një jete të myslimanëve.Ligjet të cilat ekzistojnë, e të cilat flasin mbi mënyrën e veshjes së femrave, kanë për qëllim ta mbrojnë nderin e saj, nderin dhe vendin të cilin e ka çdonjëra nga ato myslimane në shoqëri. Do të thotë, këto ligje së pari shërbejnë si mbrojtje e saj, e në të njëjtën kohë, edhe si mbrojtje e shoqërisë në përgjithësi, në mënyrë që ta parandalojnë degradimin e shoqërisë dhe rënien e saj në humnerat më të thella të degjenerimit moral.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HIXHABI ËSHTË PASTËRTIA (DËLIRËSIA)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HIXHABI ËSHTË BAMIRËSI
» HIXHABI ËSHTË TURPI DHE XHELOZIA
» Pastërtia
» HIXHABI(mbulesa)
» Hixhabi - Akt i bindjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: