www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Hixhabi - Akt i bindjes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
xheneta
Admin
xheneta


Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/10/2008

Hixhabi - Akt i bindjes Empty
MesazhTitulli: Hixhabi - Akt i bindjes   Hixhabi - Akt i bindjes EmptyMon Oct 27, 2008 12:22 am

Hixhabi eshte nje akt i bindjes ndaj Allahut. "Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare.

Hixhabi eshte nje akt i bindjes ndaj Allahut. "Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." (Kur'an, 33:36) Po ashtu ne Kur'an Allahu thote: "Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. Të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët qe nuk janë të pjekur (për gra).
Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtesinë nga stolitë e tyre.
Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim."
(Kur'an, 24:31)

Hixhabi eshte Modesti
Allahu (swt) thote ne Kur'an: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues." (Kur'an, 33:59)
Thote Allahu (swt) ne Kur'an: "O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë. (Kur'an, 7:26)

Hixhabi eshte Simbol i Islamit
Nje nga parimet themelore te Islamit eshte qe besimi eshte nje mesazh, deklarate apo komunikim me ane te gjuhes, nje besim ne zemer, i cili manifestohet ne cdo pjese te trupit. Prandaj kur nje besimtare muslimane deshmon per besimin e saj ne Allahun dhe te Derguarin e Tij, me siguri do te vendose te manifestoje besimin e saj edhe ne veshje per t'u dalluar nga jo-besimtaret.

Rruga per tek Hixhabi
Hixhabi nuk eshte diçka arabe, pakistaneze, zezake, etj. Por eshte nje komand nga Allahu (swt), e sqarimet per te jane dhene ne Kur'an si dhe ne Sunetin e Profetit Muhammed (as) per t'i dhene gruas mbrojtje dhe siguri.
Rruga per tek Hixhabi pershkon keto 3 hapa: Nijeti (apo qellimi) eshte hapi i pare. Veshja e Hixhabit eshte permbushje e nje prej urdhrave te Allahut, prandaj mund te klasifikohet si nje akt adhurimi. Hixhabi duhet te vishet vetem dhe vetem qe te jesh ne perputhje me urdherin e Allahut (swt) duke kerkuar kenaqesine e Tij.
Dituria eshte hapi i dyte. Imam Bukhari, dijetar i madh per Hadithin, ka thene: "Dituria duhet t'i paraprije cdo veprimi apo thenieje". Prandaj motra muslimane duhet te kerkoje dituri per ceshtjen e Hixhabit ne Kur'an, Sunetin e Profetit dhe ne literaturen islame qe te jete sa me e qarte dhe sigurte vete.
Dashuria eshte hapi i trete. Nje nga shenjat e besimit te vertete eshte ta besh adhurimin me dashuri. Dashuria per Hixhabin qe ka qene tek brezat e pare te grave muslimane duket sikur eshte dobesuar pak ne zemrat e gruas muslimane sot. Kur Aliu e pyeti gruan e tij Fatimen, vajzen e Profetit, se "Cila eshte gjeja me e dashur per nje grua besimtare?", ajo iu pergjigj "Te mos shikoje e te mos e shoh asnje burre te huaj". Çfare ndodhi me kete dashuri per modestine? Qe te kthejme dashurine per Hixhabin ne zemrat tona, ne, gruaja muslimane, duhet te largoje nga zemrat semundjen sipas te ciles Hixhabi na ben inferiore dhe na kufizon jeten. Hixhabi i gruas muslimane eshte e drejta e saj dhe nderi i saj qe ia ka dhene Allahu, Zot i te gjithe boterave. Eshte drita e saj qe e dallon motren muslimane nga erresira e jobesimtareve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hixhabi - Akt i bindjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HIXHABI(mbulesa)
» HIXHABI ËSHTË BAMIRËSI
» HIXHABI ËSHTË TURPI DHE XHELOZIA
» HIXHABI ËSHTË PASTËRTIA (DËLIRËSIA)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: