www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 ‘Kismetin’ a e bën njeriu apo është i caktuar nga Zoti?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

‘Kismetin’ a e bën njeriu apo është i caktuar nga Zoti? Empty
MesazhTitulli: ‘Kismetin’ a e bën njeriu apo është i caktuar nga Zoti?   ‘Kismetin’ a e bën njeriu apo është i caktuar nga Zoti? EmptySat Nov 08, 2008 12:09 am

Shkruar nga enesa


Pyetje:
Selam alejkum!
Më pëlqen shumë web-faqja dhe ju uroj shumë suksese!
Kam një pyetje: jam njohur me një djalë para një kohe dhe i kam treguar
familjes për të por tash ai është fejuar me dikë tjetër për shkak se unë i kam
thënë: dil takoje edhe atë vajzë dhe atëherë vendos cilën e do. Ai vendosi
për atë, jo për mua! Tash e mundoj veten se pse gabova. Të gjithë thonë se
Zoti e ka shkruar mos me qenë ai fati yt por ka edhe njerëz tjerë që thonë se
kismetin e bën vet njeriu. Nuk e di, më mundon shumë kjo, nuk shoh mirë më
në jetën time se e kam dashur shumë atë por nuk ia kam shprehur dashurinë
time asnjëherë dhe tash ndihem fajtore.


Përgjigje:
Alejkum selam!Motër e nderuar! Duhet ta dini se besimi ynë mbështetet në gjashtë baza kryesore. E gjashta prej tyre është të besohet në Caktimin e Allahut, se gjithçka që ndodh në këtë gjithësi, ndodh me dijen dhe caktimin paraprak të Allahut.
Edhe në rastin tuaj, për të cilin keni shtruar këtë shqetësim tuajin duhet të bindeni se nuk ka qenë e caktuar që ju ta keni për bashkëshort tani atë djalë. Mos e lodhni veten me paramendime e paragjykime, sepse nuk do t’ia arrini dot të dilni me ndonjë rezultat të shëndoshë përpos ta lëndoni veten dhe të mos qetësoheni në besim, gjë që është kërkesë permanente e djallit të mallkuar. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur te Allahu se besimtari i dobët, edhe pse në të dy ka hair. Përkushtohu në atë që të bën dobi, kërko ndihmë prej Allahut dhe mos u dobëso! Nëse të godet ndonjë gjë, mos supozo të thuash: “po të veproja këtë do të ndodhte kështu apo ashtu”, por thuaj: “Caktim i Allahut ishte. Atë që e dëshiroi, ndodhi”, sepse supozimi hap veprimin e djallit” (transmeton Muslimi)
Kjo nuk do të thotë se ne në veprimet tona paraprakisht duhet t’i mbështetemi Kaderit, sepse atë ne nuk e dimë. Përkundrazi ne i marrim shkaqet e veprimit sipas matjeve që na ka mësuar feja. Ne assesi nuk mund të dalim me planet tona jashtë caktimit të Allahut. E nëse nuk ndodh ajo siç ne dëshirojmë apo angazhohemi, atëherë patjetër duhet ta dimë se caktimi i Allahut ka qenë ndryshe nga dëshira jonë.
Ju mos u dëshpëroni dhe mos e stresoni veten, sepse nuk është e logjikshme që një femër fatin e saj martesor ta lidh për një mashkull të caktuar, e lëre më fatin e jetës. Djali ka mundur të ketë simpati qysh më herët në femrën tjetër, ndërsa juve ju duket se “rastin që ju ia keni dhënë” e ka përcaktuar fatin tuaj negativisht. Jo, assesi. Merreni veten me të mirë dhe shikojeni perspektivën tuaj duke mos iu gjunjëzuar shejtanit të mallkuar për asnjë çast, që ai të luaj me besimin tuaj fillimisht, dhe me jetën tuaj në vazhdimësi!
Allahu ju ndihmoftë në luftën kundër shejtanit të mallkuar!


Muhamed Dërmaku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
‘Kismetin’ a e bën njeriu apo është i caktuar nga Zoti?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nëse zoti është, pse nuk duket
» Gënjeshtar Pesë Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHËM TË LEXOHET!
» Kam dëgjuar se njeriu që sëmuret të martën dhe të premten shërohet...!
» Çka është depresioni
» C'eshte psikologjija?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Pytje edhe Përgjigje-
Kërce tek: