www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Jeta e nje vajze te re

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Jeta e nje vajze te re Empty
MesazhTitulli: Jeta e nje vajze te re   Jeta e nje vajze te re EmptyFri Oct 17, 2008 1:13 am

Vdekja pas një pendimi
Ua tregojmë historinë e Sarës, pikërisht siç e përshkruan në letrën e saj… Kemi shpresë se kjo letër të arrijë në zemrën e atyre që dëshirojnë të drejtohen në rrugë të drejtë, dhe le të jetë Sara shembull për t'u marrë mësim.
Ua tregojmë historinë e Sarës, pikërisht siç e përshkruan në letrën e saj… Kemi shpresë se kjo letër të arrijë në zemrën e atyre që dëshirojnë të drejtohen në rrugë të drejtë, dhe le të jetë Sara shembull për t'u marrë mësim. Le ta lëmë fjalën Sarës të flas… e ulur në një qoshe të xhamisë ku shkruan letrën es aj të fundit…

"Kam një ndjenjë që më bën të mendoj se kjo është hera e fundit që kap penën për të shkruar, në këtë skaj të xhamisë. Fillimi im fillon që atje... në Liban... nga fëmijëria ime nuk ruaj shumë kujtime... shtëpinë e gjyshit... familjen time... të afërmit... Në shkollë orën e mësimit të fesë e kryeja me muslimanët, kurse në shtëpi nëna më kishte vendosur një kryq të madh mbi krevatin tim. E dija që isha muslimane, por pa kuptuar gjë nga kjo fe. Kur shkelëm në Nju Zelandë isha shumë e lumtur. Mendoni edhe vetë një vajzë në moshën 10 vjeçare e gjen veten para një vendi të lirë, të bukur dhe të zhvilluar. Fillova t'i hedh hapat e parë të adoleshencës dhe zbulova që jam shumë e bukur dhe shumë tërheqëse. Të rinjtë kërkonin që të isha sa më afër meje dhe donin që të fitonin dashurinë time. Bukuria që kisha ishte një shpatë më të cilën fillova të realizoj çdo dëshirë timen, përveç familjes e cila më ka munguar gjithmonë. Pas ca kohësh, babai u nda nga nënë dhe secili prej tyre u martuan dhe u transferuan nga qyteti ku jetonim, duke më lënë mua të vetëm e pa familje. Kur mbeta e vetme mu desh që të punoja për të plotësuar nevojat e mia personale. Bukuria ime u bë çelës për t'u punësuar, ndërthurja e theksit të arabishtes me atë të anglishtes e bënte të folurën time shumë tërheqëse, gjë të cilën s'e kishte asnjë vajzë muslimane. Njoftova dhe një djalë dhe jetoja me të. Një natë teksa po punoja në lokal një nga klientët e lokalit më propozoi që të merrja pjesë në konkursin e bukurisë në qytetin ku banoja, duke thënë se ishte i sigurt se do të fitoja kurorën dhe më pas mund të fitoja dhe kurorën "Mis Univers" it, kush e di? Kaq mjaftoi që unë të filloj të fantazoj rreth të qenurit mis. E qerasa klientin me diçka, i cili filloi të më thotë që trupi yt i bukur e meriton që të kurorëzohet me më kurorën mis botës dhe të jetë simbol i femrës dhe dashurisë. Kështu hyra në konkurs dhe me të vërtet fitova dhe u bëra vajza më e dëgjuar në qytetin tim. Më shoqëronin shumë njerëz, argëtohesha dhe nuk lija kënaqësi pa e provuar. Ndjeva që shumë njerëz më kishin zili për atë që kisha dhe për të ardhmen time. Tani nuk isha më një punonjëse e një lokali, por fillova të kem punë të ndryshme dhe me të ardhura të shumta. Pata dhe kontrata me kompani të ndryshme për reklamat e prodhimeve të tyre. Në të njëjtën kohë pozoja për revista të ndryshme, ku fotografitë mundoheshin të nxirrnin në pah çdo imtësi të bukurisë së trupit tim gjë e cila i linte pa mendje blerësit e këtyre revistave. Fama që arrita më bëri të njihem me shumë personalitete të mëdha të shoqërisë së Nju Zelandës. U njoha dhe me shumë familje libaneze që jetonin atje dhe krijova lidhje me ta. Kur isha në shoqërinë e tyre ndjeja një kënaqësi, që nuk ndjeja me të tjerët, megjithëse zakonet e tyre nuk ndryshonin nga ato të banorve të tjerë, ndoshta rrënjët e njëjta dhe dashuria për vendin më bënin të ndihesha më mirë mes tyre. Disa prej tyre ishin musliman dhe disa kristian, kurse unë as muslimane as kristiane, por kjo nuk përbënte ndonjë problem për mua, dhe të gjithë krenoheshin me mua. Nuk e di nëse kjo ditë ishte e vërtetë për mua, apo unë thjesht e kam imagjinuar si të tillë.

Isha e ftuar për darkë nga një familje libaneze që i njihja. Familja ishte muslimane, i doja shumë dhe i urreja në të njëjtën kohë, pasi nuk mund të merrja mikun tim atje. Megjithatë ndjeja një qetësi të habitshme kur isha mes tyre. Para se të shkoja tek kjo familje, kisha rënë dakord me të dashurin që të përgatiste gjithçka deri sa të kthehesha unë. Teksa po hanim darkë ata më flisnin mbi Libanin, dhe se unë duhej ta mësoja mirë arabishten, pasi ishte gjuha e vendit tim. Unë nuk ua vija veshin fjalëve të tyre dhe vetëm sa u buzëqeshja dhe mezi prisja që të shkonte ora dhe të largohem. Që të ma mbushnin mendjen ata ndezën televizorin dhe e lëshuan një kanal arab, ku u shfaq një i ri duke folur. Unë e ndiqja televizorin vetëm me sy, por më pas nga diskutimet e tyre rreth temës që flitej dhe personit që fliste më detyruan që ta ndjek me vëmendje. E pyeta atë që kisha pranë se kush ishte ky, dhe më tha që quhej Amër Halid dhe po fliste biseda fetare. Fetare? Pyeta veten, po mua ç'më lidhë me fenë? Unë mezi po pres të largohem. Mirëpo fjalët që përkthenin bisedën në anglisht më tronditën. Ky teolog po fliste mbi nderin, pastërtinë morale, ç'farë? Frymëmarrja filloi të më shtohej më shpejtësi dhe zemra më rrihte fuqishëm. Nderi, fjalë që s'kisha dëgjuar më parë, por që tingëllonte bukur... i ndershëm... i pastër moralisht... i pafajshëm... kurse unë nuk jam e tillë... unë jam e ndotur në llumin e gjynaheve. U mundova të çohem dhe të kërkoj leje për t'u larguar, por diçka më kishte gozhduar në vendin ku isha dhe nuk munda të lëviz... diçka më bëri ta dëgjoj bisedën deri në fund... fillova të qaj dhe të qaj me të madhe, me ngashërime... nuk e ndieja prezencën e ndokujt aty dhe vetëm qaja... unë, unë nuk jam e pastër moralisht, pa fe dhe pa identitet... do të digjem në zjarrin e Xhehenemit... nuk do të më bëj dobi bukuria ime dhe nuk do të më pranoj Zoti. O Zoti i madh, si nuk e kam shijuar më parë bukurinë e kësaj fjale... nder... Nuk mbaj mend se si u ktheva deri tek shtëpia dhe se kë gjeta atje, por ajo që kujtoj është se e pashë veten para kompjuterit, kisha marrë adresën e folësit (amrhalid.com) dhe isha futur në faqen e tij të internetit dhe po lexoja. U mundova që të kuptoj, por arabishtja e çalë që flisja unë më tradhtoi shpejt. Fillova t'i shkruaj personit që kisha parë në TV pak çaste më parë me fjalët "Vëlla im i madh"... ishte letra ime e parë ku interesohesha mbi Zotin, fenë dhe mbi jetën time. Në fund e pyeta nëse ekziston mundësia që Zoti të më pranoj dhe të jem myslimane... O Zot.. fillova të dal nga gjendja ku isha dhe të afrohem drejt teje. Kompjuteri u bë shok im më i mirë... letrat që t'i dërgoja ty, vëlla Amër, dhe përgjigjet tua, u bënë ndihmësi im më i madh. Kur mora numrin tënd të celularit dhe bisedova me ty për herë të parë, ishte hera ime e parë që dikush më drejtohej me "esselamu alejkum", më përshëndeste dhe më uronte dhe para se nusja juaj të merrte telefonin dhe të flisja edhe me të, ndjeva që emocionet që kisha në fillim u zhdukën. Kur më arritën kasetat e para të Kuranit të cilat m'i dërgove ti, nuk u besoja syve... i dëgjoja shpesh duke e lënë zërin e lexuesit të depërtonte në çdo skaj të shpirtit tim... ku ndjeja një qetësi të habitshme dhe të paprovuar më parë. Fillova të mësoj Kuran dhe për herë të parë në jetën time... mësova përmendsh suren Nebe dhe Fatiha, që të falem me to... dhe fillova të falem dhe të falem, sikur doja që të kompensoj atë që kisha humbur. A t'ua përshkruaj dhe shikimet e shokëve dhe shoqeve të klasës, kur hyra për herë të parë me shami dhe rroba të gjëra? Asnjë nga shokët dhe shoqet nuk më njohu në fillim, kur më njohën të gjithë më rrethuan dhe shikonin shastisur . Rrethi që formuan rreth meje dhe habia që tregonin më bënë t'i shikoj si për herë të parë... kush janë këta... si kam mundur të jetoj me ta deri tani? Fillova të mësoj suren Jusuf, e cila flet për pejgamberin e ndershëm dhe të pastër... dhe lotët më rridhnin mbi rreshta... O Zot dua të kompensoj çdo gjë që më ka humbur nga jeta ime, që t'i shërbej përhapjes së fesë... por nuk do të bëhet vetëm ajo që Ti, o Zot, e ke caktuar dhe ja sot ditën e enjte ndodhem në xhami duke ia falur dhe lutur Zotit, pasi nesër do t'i dorëzohem dorës së neurokirurgut, për të hequr një tumor kancerogjen, i cili ka lëshuar rrënjët e tij në kokën time . Zoti im... ndej sikur nuk do të kthehem më ... ndjej sikur do të takohem me Ty ashtu siç jam duke fjetur e dorëzuar ndaj dorës së kirurgut... o Zot nuk do të të pyes nëse do i falësh njerëzit si unë, pasi e di që Ti je Mëshirues... dhe e di që pendimi im dhe lutjet e mia kanë fshirë gjynahet e mëparshme dhe më kanë pastruar prej llumit të tyre. O Zoti im, a do të mund të arrij një ditë që Ti të jesh i kënaqur ndaj meje dhe të më shohësh mua? Po a do të pranosh mua o Zot, unë e cila të kam harruar për një jetë të tërë... dhe pas derës Tënde jam kapur vetëm ditët e fundit? O Zot, para teje qëndroj... mikeshë e mëshirës Tënde jam dhe shpresoj që të më falësh për ato që kam vepruar...

Zoti im... Nëse ma merr shpirtin, ma merr duke qenë i kënaqur ndaj meje, dhe nëse më le të jetoj, më ndihmo që t'i shërbej fesë Tënde... dhe shpresoj prej jush që të luteni për mua"

Sara

Të nesërmen Sara vdes gjatë operacionit... Zoti e mëshiroftë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Jeta e nje vajze te re
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut
» Jeta e Muhammedit (a.s) Dokumentar Në Gjuhen Shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: