www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja? Empty
MesazhTitulli: Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja?   Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja? EmptySat Feb 21, 2009 5:54 pm

Këtë mesazh vlen që ta ruash në kutinë e mesazheve tua që ta lexosh herë pas here.







Një ditë i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tek qëndronte me shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, i ka pyetur duke filluar me Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të:

Çfarë të pëlqen prej dynjasë?

Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: të qëndruarit pranë teje, të shikuarit në ty dhe harxhimi i pasurisë sime për ty.

Më pas e pyeti Umerin, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ty, o Umer?

Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: urdhërimi në të mirë edhe nëse është fshehurazi, ndalimi nga e keqja edhe nëse është haptazi dhe thënia e drejtë edhe nëse është e hidhur.

Më pas e pyeti Uthmanin, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ti, o Uthman?

Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: ushqyerja e të varfërve, përhapja e paqes (selamit) dhe falja natën kur njerëzit janë në gjumë.

Më pas e pyeti Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ty, o Ali?

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: nderimi i mysafirit, agjërimi në verë dhe goditja e armikut me shpatë.

Më pas e pyeti Ebu Dherr El-Gifariun:Po ty, o Ebu Dherr, çfarë të pëlqen në këtë botë?

Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: në këtë botë më pëlqejnë tri gjëra: uria, sëmundja dhe vdekja. I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e pyeti se pse?

Ai iu përgjigj: më pëlqen uria që të më zbutet zemra, më pëlqen sëmundja që të më shlyhen gjynahet dhe e dua vdekjen që ta takoj Zotin tim.

Më pas i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tha: më pëlqejnë nga kjo dynja tri gjëra: parfumi, gratë dhe kulmimi i kënaqësisë sime është namazi.

Ndërkohë zbriti meleku Xhibril dhe pasi që ju dha selam tha: edhe mua më pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: transmetimi i mesazhit, kryerja e amanetit dhe dashuria ndaj të varfërve.


Më pas u ngjit në qiell dhe zbriti përsëri dhe tha: Allahu i Lartësuar ju dërgon selam dhe thotë: Atij i pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: gjuha e cila është e lagur me të përmendurit e Allahut, zemra e bindur ose e nënshtruar dhe trupi i cili sprovat i duron.

Subhanallahi ve bihamdihi subhanallahil adhim!

Këtë mesazh vlen që t’ua dërgosh të tjerëve, gjithashtu vlen që të ruhet në kutinë e mesazheve tua që ta lexosh herë pas here.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cfare jane Acnet?
» Tallej me ezanin por çfare i ndodhi...
» Tallej me ezanin por çfare i ndodhi
» Cfarë duan prej gruas?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: