www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Argumentet për ekzistencën e magjise

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Argumentet për ekzistencën e magjise Empty
MesazhTitulli: Argumentet për ekzistencën e magjise   Argumentet për ekzistencën e magjise EmptyThu Feb 19, 2009 5:58 pm

Argumenbte nga kurani I nderuar.
Ajeti 102 sure El bekare
Ajeti 77 sure Junus
Ajeti 81-82 Sure Junus
Ajeti 67-69 sure Taha
Ajeti 117-122 sure Araf

Sure el Felek
113. Felek 1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
2. Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.
3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.


Ka then El Kutubiu “ prej demit të atyre qe lidhin dhe fryejne një magji “Magjistaret qe fryejne ne penjte qe lidhin kur lexojnë ne to (fjale magjie).
Ka thënë El hafidh ibn kethir për këtë ajet Tha muxhahid ,Ekrime el Hasen, Kataden dhe ed-Daled-Magjistaret qe fryejne ne penjte qe lidhin kur fryjne kendojne ne to fjale magjie.

Argumentet nga syneti

Nga Aishe r.a ka thënë.Një burrë nga bëni zurejk qe quanin Lebijd ibnul Asemi I bëri magji te derguarit te Allahut a.s saqë imagjinonte sikur bënte diçka me gruan e tij qe nuk e kishte bërë gjersa një ditë prej ditesh apo një nate prej netesh ishte tek unë e bëri shumë dua (lutje) e pastaj thaq “O Aishe e ndejva qe Allahu mu pergjigj me ato qe I kërkova.Me erdhen dy burra me qendruan njeri tek koka e tjetri tek kembet e njeri prej tyre I tha shokut.-Çfarë ka ky burrë? Tha –Është magji.Kush I ka bërë magji? Tha- Lebijd ibnul Asemi.Ne çfarë gjeje? Tha- Ne kreher dhe ne floke dhe ne pjalmin e hurmes arabe mashkull.Tha ku është ajo magjia?Tha – Ne pusin haruan” Shkoi profeti Muahmed a.s tek ai pus dhe I tha Aishes.Uji I tij ishte I kuq si kenaja dhe kurorat e hurmave ishin si koka shejtanesh.Tha Aishja: O derguari I Allahut a nuk e nxorre atë magjine.Tha profeti a.s Me sheroi Allahu dhe e urreva qe te hapej problem te njerzit dhe urdhëroi ta mbuluan magjine.(Buhariu dhe Muslimi)

Kuptimi I hadithit

Cifutet Allahu I mallkofte rane dakort me lebijt ibnul asemi magjistari me I madh çifut ne atë kohe dhe I thanë qe te bënte magji te derguarit te Allahut, Alejhi Selam dhe I dhanë atij 3 dinare dhe ky I humbur e bëri magjine me floket e profetit a.s .thuhet se I morifloket nga një fëmijë I vogël qe shkonte tek shtëpia e profetit a.s dhe bëri magji me to dhe e vendosi ne pusin heruan.
Po ti bashkosh të gjitha trans e hadithit kupton se kjo magji ishte e llojit qe burri nuk kryen dot marredhenie me gruan.Është pejgamberi a.s qe I dukej sikur mundej te kryente marredhenie me një nga gratë e tij e kur I afrohej nuk mundej.E për kohën e magjise ka mendime të ndryshme.Është then 40 ditë dhe tjetër veç kësaj dhe Allahu e di me mirë se sa. E pas ardhjes se dy engjeve u be e qartë se lebijd ibnul asem e kishte mbeshtjelle magjine me kapaket e lules mashkull te hurmes qe te ishte e fortë e të kishte ndikim te fortë e pastaj e kishte vendosur poshtë një guri te pusi heruan.Pasi mabruan dy engjejt profeti a.s urdhëroi nxjerrjen e magjisë groposjen e saj e ne disa transmetime thuhet se e dogji.Siç shihet ne transmetimet e ndryshme te këtij hadithi çifutët I bene magji profetit a.s nga llojet me te fort atë magjise e deshnin ta vrisnin dhe ka magji qe te vret e siç dihet e thjeshtezoi atë ne llojin e magjise siç është ajo qe nuk e lejon burrin ti afrohet gruas se tij.

Dyshimet dhe zgjidhjet e tyre

Ka then El Maziri bidacinjte e mohojne këtë hadith e thonë nuk mundet qe profetit a.s ti bëhet magji.Sepse n.q.s. ne e lejojmë këtë besimi ndaj sheriatit pdo te mendonte qe xhebraili do të vinte te ai Alejhi Selam e do ti sjillte shpalljen po realisht nuk ishte ashtu përgjigjet Maziri e thotë.Këtë fjale te cilat thanë është pa vend sepse ardhja e kuranit e cila është mrekulli tregon sinqeritetin qe ka profeti Alejhi Selam ne çka informon prej Allahut e te lejojmë diçka qe kurani dhe suneti janë ne kundershti me te është e papranuar. Mrekullit e tij fiksojne vertetetsine e tij për çfarë transmetoi nga Allahu dhe ajo qe ato thanë është ne kundërshtim me argumentet.

Tha Ebu xhekini El Jusufi. Sëmundja e pejgamberit a.s nuk pakeson diçka atij .as nga profetesia sepse sëmundjet qekane kaluar profetet nuk u le atyre pasoja por ua shton atyre gradën ne xhenet.Dhe imagjinimi I tij a.s sikur bënte diçka nga kjo dynja kur ai nuk e bënte atë gjee pastaj kjo gjë iu largua e iku ploteisisht ekjo I vinte nga magjia pasi Allahu ia mesoi vendin e magjise me anë te dy engjeve ne ëndërr nxjerrejn dhe prishjen e saj dhe bëri shkak këtë ngjarje për zbritjen sureve En-Nas ,El-Felek për te cilat besimtaret I p[erdorin ne kohën e sotme për ruajtjen etyre nga magjia dhe syri I keq.Kjo semundje nuk I pakesoi asgjë nga profecia por përkundrazi u be shkak për zbritjen e ajeteve te kuranit dhe ndodhi me dëshirën e Zotit për ti beret e ditur brezave te besimtareve sit e ruhen prej magjise me anë te këtyre sureve.Kjo semundje nuk I la pasoja ne mendjen e tij por vetëm ne trupin e tij siç ishte shikimi e kjo ndodhi ne kohën semundjes.
Na ka ardhë ne kuran dhe se Musait I bene magji qe te shikonte litaret e magjistareve si gjarperinj.

65. Ata thanë: "O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?"
66. Ai (Musai) tha: "Jo, hidhni ju!" Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
67. E Musai ndjeu në vete njëfarë frikë.
68. Ne i thamë atij: "Mos kr frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!"
69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t'i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
70. Atëherë (kur shkopi i Musait i gëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: "Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!"(sure Taha)


Asnje nga dijetaret dhe njerzit e zgjuar nuk ka then se Musait iu pakesua diçka nga profetesia e tij sepse gjërat e tilla e kanë shtuar besimin besimtereve dhe profetesine me shpallje për ngajrjet ne fjale sepse Allahu u jep atyre (profeteve) fitore kundër armiqve dhe mosbesimtareve dhe ua prish magjite magjistareve me mrekulli siç ishte shkopi I Musait ose Suret Felek dhe Nas për profetin a.s.
Nga Ebu hurejra r.a trans se Pejgamberi a.s tha Largohuni nga shkatarrimet ! thanë o derguari I Allahut cjane ato?Tha –Idhujtaria (shirku) magjia,vrasja e dikujt qe Allahu ne ndaloi ,ngrenia e fajdes,ngrenia e pasurise se jetimit,lenia e luftës ne kohën e saj,dhe shpifja kundër besimtareve te martuar pa e ditur atë(Buhariu dhe Muslimi)

Perfitojme nga hadithi pse pejgamberi a.s na urdhëroi qe ti largohemi magjise dhe e qartesoi se ajo është prej gjynaheve me te mëdha dhe shkatarruese e kjo argumenton se magjia është evertet dhe nuk është perralle.

Nga ibn Abaz r.a transmetohet se ka then I derguari I Allahut, Alejhi Selam: Kush meson dijet nga yjet (astrologji) ai mesoi një pjesë te magjise dhe shton sa shton”(transmeton Ebu Davudi dhe saktesoi sheikh Albani.


Perfitojme nga hadithi qe te largohemi dhe prej rrugëve qe te çojnë ne mesimin e magjise.Argumnetet qe magjia mësohet është fjala e Allahut ne kuran

102. (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t'i thonin: "Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!" E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç'ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.(el bekare)

Është e qartë se magjia është dije si dijet etjera dhe ka disa rregulla qe ndërtohet.Hadithi dhe ajeti tregon te keqijat e mesimit te magjise.

Nga Imran ibn husejn r.a transmetohet se I derguari I Allhut ka thënë. Nuk është prej nesh kush beson parandjenjen ose kërkon nga një tjetër këtë gjë ,ai qe hedh fall ose ai qe kërkon ti hidhet fall, ose bën magji ose shkon te magjistari qe ti beje ai magji dikujt dhe kush shkon tek fallxhoret dhe beson atë qe ai thotë net e vërtetë ai ka mohuar atë qe I zbriti Muhamedit a.s (kuranin).

Nga ebi Musa el Enshariu r a trasmetohetse I derguari I Allahut ka thënë.Nuk do të shkoje ne xhent pijaneci,dhe as ai qe beson ne magji dhe as ai qe nderpret lidhjet farefisnore” . Ibn Hibani thotë: se kuptimi I hadithit është se te tre nuk do të hyjne ne xhent përderisa te ndeshkohen me zjarr njëfarë kohe për gjynahet e kundershtimet.Me te vërtetë profeti a.s ndaloi nga bindja (besimi) se magjia vepron pavarur nga përcaktimi I Allahut dhe është detyrë për besimtarin qe te besoje se magjia vepron vetëm nëse deshiron Zoti Ajeti 102 El bekare “por pa lejen e Allahut me atë askujt nuk mund ti bëjnë dem”

Tha Ibn Mesudi: Kush shkon tek Araf (ai qe thotë se e di te fshehten) apo magjistar ose fallxhor dhe I beson ne atë qe I than e te vërtetë e mohoi atë qe I zbriti Muhamedit a.s (kuranin)
__________________
Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Argumentet për ekzistencën e magjise
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Njohja e magjise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: