www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Magjia ne dritën e kuranit dhe sunetit.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Magjia ne dritën e kuranit dhe sunetit. Empty
MesazhTitulli: Magjia ne dritën e kuranit dhe sunetit.   Magjia ne dritën e kuranit dhe sunetit. EmptyThu Feb 19, 2009 5:57 pm

Argumentet për ndodhjen e xhindeve dhe shejtanit.Lidhjet midis xhindit dhe shejtanit janë shumë te forta.Xhindet dhe shejtanet bashkepunojne ne magji.Disa njerëz e mohojne ekzistencën e xhindeve dhe shejtaneve prej tyre dhe ndodhjen e magjise e për këtë po ju sjell disa argumenta te egiztences se tyre te permbledhura.

Ajeti 29 i sures Ahka

29. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.

[6. En am }

130. O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t'ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t'ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: "Dëshmojmë kundër vetvetes". I pat mashtruar ata jeta e kësaj botë dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën)

55. Rrahman

33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).

72. Xhin

1. Thuaj: "Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit,

6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.

5. Maide

91. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?

24. Nur

21. O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di.

Argumentet nga kurani janë shumë ,është e njohur qe ne kuran është një sure e njohur e plotë për xhindet e mjafton të dish se ne kuran fjala xhind përmendet 22 herë,fjal shejtan përmendet 68 herë.E japim këtë informacion me qëllim qe te tregojme qe ajetet qe flasin për xhindet dhe shejtanet janë te shumta.

Argumentet nga syneti.

Ibn Mesudi r.a ka then :Ishim me te derguarin e Allahut .as ne një nate prej netëve .Nuk e gjetem profetin a.s , e kerkuam rrugëve dhe luginave e thame do të jetë vrarë.kaluam naten me te keqe qe mund te këtë kaluar ndonjë popull. Kur u gdhi profeti a.s erdhi nga drejtimi I shkretetires .Thame o derguari I Allahut te kerkuam dhe te ndoqem pas e nuk te gjetem dhe kaluam naten me te keqe qe mund te këtë kaluar ndonjë popull.Ai tha :- Me erdhi një xhind thirres e shkova me te dhe u lexova kuran atyre”Tha ibn mesudi :u Nis me ne na tregoi gjurmet e xhindeve dhe gjurmet e zjarrit të tyre dhe e pyeten xhindet për një lloj ushqimi dhe tha”për ju është ushqim çdo kocke qe është përmendur emir I Allahut gjatë therjes se mishit tek ajo është mbushur me mish dhe kafshet tuaja hajne bajgat e kafsheve tona(te njerzve) po dhe u tha I derguari I Allahut a. shokeve:Mos u pastroni me ato kocka sepse ato janë ushqim për vellezerit e juaj xhinde.(Muslimi)

Ebi sejd el hidri r.a ka then –Me tha I derguari I Allahut a.s .Të shikoj qe I do delet dhe shkretetiren .Nëse je ne shkretetire me delet e tua thirre ezanin për namaz nfrije zërin ne ezan sepse kush degjon zërin e muezinit prej xhindeve dhe prej njerzve e çdo gjë tjetër do të deshmoje ne ditën e gjykimit.Trans Maliku, Buhari, Nesaiu dhe Ibn Maxhe.

Ibn Abazi ka then –U nis I derguari I Allahut a.s ne një grup sahabesh për te shkuar ne tregun e qujatur ukadh dhe u ndaluan shejtanet nga lajmet e qiellit dhe u qelluan me zjarr.U kthyen shejtanet tek populli I tyre dhe thanë çfarë keni- thanë- U ndaluam nga lajmet e qiellit(fjalët qe bisedonin engjejt) dhe na qelluan me zjarr.Thane –Nuk u ndaluat nga lajmet veçse ka ndoshur diçka ne toke.Kerkoni ne lindje e perëndim te tokes e shikoni se çfarë ju pengon nga lajmet e qiellit.U nisen xhindet drejt tuahmes (qytet) tek profeti a.s qe ishte ne vendin e quajtur Nahle.Tregon muadhi:Ai po falte namazin e sabahut me shoket e tij kur degjuan kuranin (xhindet) pushuan qe te degjonin e thanë kur u kthyen tek populli I tyre. "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit, që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrësesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë".Dhe zbriti Allahu ajetin e kuranit për ti njoftuar besimtaret dhe profetin a.s me këtë gjë ne suren xhind.

1. Thuaj: "Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit,
2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrësesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë".
3. Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë nuk është që ka as grua, as fëmijë
8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijmë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendvështrimin për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
10. Ne nuk e dimë se me këtë (përgatitje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t'i udhëzojë.
11. Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.
12. Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund t'i shmangemi në tokë e as nuk mund t'i shpëtojmë Atij duke ikur.
13. Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur'anin), i besuam atij, e kush i beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie..

Aishja r.a trans se ka thene i Derguari i Allahut a.s .-U krijuan engjet prej drite dhe I krjiuan xhindet nga flaka e pa tym dhe u krijua Ademi nga ajo qe është pershkruar juve (pra balta) trans Ahmedi dhe Muslimi.

Safije bint heje r.a transmeton se Pejgamberi a.s tha -Me te vërtetë shejtani ecën ne ne trupin e birit te Ademit nëpërmjet rrugëve te gjakut.(Buhari dhe Muslimi)

Ebu Hurejra r.a trans se ka then I derguari I Allahut.-Ska ndonjë te lindur qe lind dhe mos e ngacmoje shejtani e pastaj qan me ze te lartë përveç te birit te merjemes dhe nenes se tij”(Buhari dhe Muslimi)

Abdullah ibn Mesudi trans u përmend tek I derguari I Allahut a.s një burrë qe fjeti naten gjersa u zbardh e doli dielli pa u fal e ai tha.Atij burri I urinoi shejtani ne dy veshet ose tek njeri vesh” (trans Buhari dhe Muslimi)

Ebu katadeh ka then se I derguari I Allahut ka thënë- Ëndrra e mirë është prej Allahut dhe e keqa është prej shejtanit.Kush shikon ndonjë ëndërr te keqe dhe e urren le të pershtyje tre herë nga krahu I majte I shpatulles e te kërkoje mbrojtje prej shejtanit tek Allahu sepse ajo nuk do ta demtoje atë (Buhariu dhe Muslimi)

Ebi Sejd el kudri r.a tras se I derguari I Allahut a.s ka thënë: nëse dikush prej jush I hapet goja te vendosi dorne e tij ne goje sepse shejtani hyn në të”(Muslimi)

Hadithet për këtë janë te shumta e këto mjaftojnë për atë qe kërkon te vertetn. Na qartesohet se egzistojne xhindet dhe shejtanet prej xhindeve e nuk ka dyshim për të e nuk polimezon asnjë për këtë përveç mendjemedhenjve e atyre që ndjekin epshet dhe jo udhezimin e Allahut.
__________________
Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Magjia ne dritën e kuranit dhe sunetit.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mrekullitë E Kuranit
» E para: Magjia e ndarjes
» E dyta magjia e dashurisë
» Magjia, syri i keq dhe sherimi i tyre
» Magjia, syri i keq dhe shërimi i tyre!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: