www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Arra dhe dieta mesdhetare luftojne sindromin metabolik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimanja

Muslimanja


Numri i postimeve : 97
Age : 39
Registration date : 26/11/2008

Arra dhe dieta mesdhetare luftojne sindromin metabolik Empty
MesazhTitulli: Arra dhe dieta mesdhetare luftojne sindromin metabolik   Arra dhe dieta mesdhetare luftojne sindromin metabolik EmptyMon Feb 16, 2009 4:09 pm

Një arrë në ditë, mban larg mjekun. Mesa duket mjafton një arrë për të parandaluar sindromin metabolik, një kusht që predispozon ndaj sëmundjeve kardiake dhe diabetit. Jordi Salas-Salvado dhe kolegët e Universitetit të “Rovira I Virgili” në Spanjë, kanë zbuluar se nëse shtohet një arrë në një regjim ushqimor të shëndetshëm, të përbërë nga fruta, perime, peshk dhe karbohidrate integrale, ndihmon për të luftuar sindromën metabolike. Studiuesit kanë përfshirë në studim 1200 vullnetarë me diagnozën e sindromit metabolik. Pacientët janë ndarë në tre grupe: atyre që ishin në grupin e parë u është këshilluar të ndjekin një dietë të varfër me yndyra, të dytit të ndjekin një dietë të tipit mesdhetare (të pasur me perime dhe fruta, proteina si peshk, drithëra, vaj ulliri dhe pak mish i kuq dhe bulmetra), grupit të tretë i është dhënë një dietë mesdhetare dhe të paktën 30 gramë arra çdo ditë. Asnjërit prej tyre s’u është këshilluar të ulnin sasinë e kalorive që merrni zakonisht. Pas një viti pacientët janë ekzaminuar për të parë ndryshimet në gjendjen e tyre shëndetësore. Ashtu si është publikuar në numrin e fundit të “Archives of Internal Medicine”, 2% e grupit të parë, 6.7% e të dytit dhe 13.7% e grupit që kishte konsumuar arra dhe ushqime mesdhetare, shfaqnin një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së tyre shëndetësore dhe asnjë përkeqësim të vlerave të sindromit metabolik. Përveç kësaj, edhe pse asnjë nga pacientët nuk kishte rënë në peshë, në grupin që konsumonin arra bashkë me dietën rezultonin të kishin ulje të përmasave të belit dhe vlerave të kolesterolit dhe tensionit të gjakut. “Studimi ynë tregon se nuk është e nevojshme t’i nënshtrohesh një diete të hekurt për të përmirësuar gjendjen shëndetësore. Është e nevojshme një dietë e shëndetshme, duke shtuar disa ushqime “mbrojtëse të zemrës” dhe të pasura me acide yndyrore polisaturne”, ka përfunduar shkencëtari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.rinia.forumotion.co.uk
 
Arra dhe dieta mesdhetare luftojne sindromin metabolik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Celuliti dhe Dieta
» Ëmbëlsirë me arra
» Pulë me Arra
» Dieta qe mbron nga kanceri i prostates

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: